By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Pas dekretimit të dorëheqjeve të prokurorëve serbë, reagon Ambasada britanike
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Pas dekretimit të dorëheqjeve të prokurorëve serbë, reagon Ambasada britanike
Kosovë

Pas dekretimit të dorëheqjeve të prokurorëve serbë, reagon Ambasada britanike

admin
Last updated: 23/07/2026 12:18
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 23 korrik, Zhurnal.mk – Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në sistemin e drejtësisë në Kosovë, pas dekretimit të dorëheqjeve të shtatë prokurorëve serbë nga ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu.

Në reagimin e saj, Ambasada britanike ka theksuar rëndësinë e integrimit të të gjitha komuniteteve në sistemin e drejtësisë dhe ka shprehur shqetësim për zhvillimet e fundit, duke kërkuar që të ruhet besimi i qytetarëve në institucionet e sundimit të ligjit.

“Mbretëria e Bashkuar e mirëpriti Marrëveshjen për Drejtësinë të vitit 2015, e cila integroi strukturat e veriut të Kosovës në kornizën ligjore të Kosovës, duke garantuar njëkohësisht përfaqësim të konsiderueshëm të serbëve të Kosovës”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.

Ambasada rikujtoi se dorëheqjet masive të gjyqtarëve, prokurorëve dhe stafit administrativ në vitin 2022 i kishte konsideruar si një hap prapa, që sipas saj dëmtoi interesat e qytetarëve të Kosovës.

“Ne i konsideruam dorëheqjet masive të gjyqtarëve, prokurorëve dhe stafit administrativ në vitin 2022 si një hap prapa, duke dëmtuar interesat e qytetarëve të Kosovës”, thuhet më tej.

Ambasada britanike ka bërë thirrje që komunitetet e ndryshme në Kosovë të jenë pjesë e sistemit të drejtësisë, me qëllim forcimin e besimit publik në institucionet e sundimit të ligjit.

“Ne bëjmë thirrje për integrimin e popullsisë multietnike të Kosovës në sistemin e drejtësisë, për të mbështetur besimin e publikut në institucionet e sundimit të ligjit në Kosovë”, përfundon reagimi.

You Might Also Like

Ky do të jetë roli i pjesëtarëve të FSK-së gjatë misionit në Gaza

2.1 milionë euro grante për aftësimin profesional të mbi 700 të rinjve në Kosovë

“Katër javë për ta ndryshuar e plotësuar”, ende s’ka lëvizje për Ligjin e Speciales pasi u kthye në Kuvend

Rritja ekonomike, çfarë paralajmëron Banka Botërore për Kosovën?

Mbi 1 miliard euro pagoi Kosova për energjinë e importuar që nga viti 2021

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Kallëzim penal ndaj një personi nga Struga, ka dëmtuar buxhetin e shtetit për 8 milionë denarë
Next Article Kombëtarja e njohur po shqyrton një ankesë ndaj Donald Trumpit për përfshirje në Kupën e Botës
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Taravari takohet me ambasadorin e BE-së, Michalis Rokas: Integrimi evropian mbetet prioritet
Maqedoni
Ky do të jetë roli i pjesëtarëve të FSK-së gjatë misionit në Gaza
Kosovë
Tragjedi në Mal të Zi: Burri vrẹt gruan me ạrmë, pastaj vetën
Bota
Alarm në burgjet shqiptare: 57 gra e vajza në Pojskë pa gjinekolog
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?