By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Konjufca: Takimet e fundit të Kurtit me Abdixhikun patën natyrë tjetër, optimistë për një zgjidhje
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Konjufca: Takimet e fundit të Kurtit me Abdixhikun patën natyrë tjetër, optimistë për një zgjidhje
Maqedoni

Konjufca: Takimet e fundit të Kurtit me Abdixhikun patën natyrë tjetër, optimistë për një zgjidhje

admin
Last updated: 27/07/2026 11:12
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 27 korrik, Zhurnal.mk – Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka thënë se PDK-ja nuk është lëkundur nga qëndrimet e kaluara, ndërsa LDK-ja ka treguar një vullnet më të madh se herave të kaluara “për ta tejkaluar këtë moment në të cilin ndodhet Kosova”, raporton Ekonomia Online.

Sipas Konjufcës, takimet e fundit mes kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, me kreun e LDK-së, Lumir Abdixhiku, patën një natyrë tjetër diskutimi, andaj kjo i ka bërë optimistë se një zgjidhje mund të gjendet së shpejti.

“Kryeministri Kurti menjëherë iu drejtua me një letër të gjitha partive që ishin deri dje në opozitë, edhe PDK-së, edhe LDK-së, edhe AAK-së. Edhe ata u përgjigjën më shpejt se herëve të tjera. U pa se këtë herë kishte një interesim të një natyre tjetër nga ai që pamë në muajt e kaluar dhe prej zgjedhjeve të dhjetorit. Duket se vullneti i partive, kësaj radhe, për të mos shkuar në zgjedhje është më i sinqertë”, tha Konjufca.

Ai shtoi se për këtë arsye u zhvilluan edhe takimet me PDK-në dhe LDK-në, ndërsa AAK-ja nuk e pranoi ftesën për takim.

“Dhe pikërisht për këtë arsye ndodhi edhe takimi me dy partitë, me PDK-në dhe LDK-në. Për disa arsye që i shpjegoi AAK-ja, ajo nuk e pranoi takimin, por i dha arsyet e veta dhe tregoi në çfarë kushtesh do të bashkëpunonte”, u shpreh ai.

Duke folur për përmbajtjen e takimeve, Konjufca tha se PDK-ja ka mbetur në qëndrimet e saj të mëhershme, ndërsa te LDK-ja është vërejtur një gatishmëri më e madhe për bashkëpunim.

“Sa i përket takimeve që u zhvilluan me PDK-në dhe LDK-në, u pa qartë se PDK-ja vazhdon të qëndrojë në pozicionet që i kemi parë edhe më herët. Ato qëndrime u shprehën edhe në takimin me kryeministrin Kurti. Kurse, sa i përket Lidhjes Demokratike të Kosovës, përshtypja jonë është se aty, përkundër herëve të kaluara, kësaj radhe ka vullnet më të madh për ta tejkaluar këtë moment në të cilin ndodhet Kosova. Ka një gatishmëri më të lartë për bashkëpunim nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe unë mendoj se opsionet që dalin në tavolinë për arritjen e një marrëveshjeje janë në përpjesëtim me vullnetin. Sa më i madh të jetë vullneti politik, sa më shumë gatishmëri për të bashkëpunuar të ketë, aq më shumë rritet numri i opsioneve për të gjetur zgjidhje, për pozicionet e ndryshme dhe për përgjegjësitë e ndryshme se si do të ndahen ato”, deklaroi ai.

Konjufca tha se pas zgjedhjeve të dhjetorit kishte pasur një bllokadë të plotë dhe, sipas tij, qëllimi kishte qenë që vendi të shkonte sërish në zgjedhje.

“Kurse atë që e kemi parë, sidomos prej zgjedhjeve të dhjetorit, ka qenë një bllokadë totale. Unë e kam thënë edhe atëherë se qëllimi pas dhjetorit ka qenë që gjithsesi të shkohej në zgjedhje. Edhe partitë opozitare nuk shikonin gjë tjetër. Mendonin se përmes metodave artificiale mund të prodhonin një rezultat tjetër për Vetëvendosjen. Por ai ndryshim doli shumë i vogël”, tha ai.

Ministri shtoi se tani mbetet të shihet zhvillimi i situatës brenda LDK-së, duke theksuar se kjo parti ka autonominë e plotë për vendimet e saj.

“Prandaj, tash çka mbetet të shihet janë zhvillimet e brendshme në Lidhjen Demokratike të Kosovës. Natyrisht, Lidhja Demokratike e Kosovës e ka autonominë dhe pavarësinë e plotë për të vendosur për çështjet e saj të brendshme. Ne nuk jemi këtu as për t’i komentuar ato, as për të këshilluar gjë, sepse Lidhja Demokratike është një parti që ekziston më së gjati në Kosovë dhe besoj se ata dinë t’i rregullojnë punët e veta”, deklaroi Konjufca.

Ai u shpreh optimist se pas takimit mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, është krijuar një klimë tjetër diskutimi, e cila, sipas tij, mund të çojë drejt një zgjidhjeje.

“Por, sa i përket bashkëpunimit me ne, më është dukur se pas takimit të kryeministrit Kurti në rezidencën Osmani me zotin Abdixhiku, kryetarin e LDK-së, kësaj radhe ka pasur një natyrë tjetër diskutimi, ndryshe nga herët e kaluara. Kjo na ka bërë më optimistë se një zgjidhje mund të gjendet së shpejti”, përfundoi Konjufca.

Këto deklarata, Konjfuca i bëri pas takimit me ministrin francez për Evropën, Benjamin Haddad.

You Might Also Like

Normalizohet trafiku rrugor pas protestave të doganierëve grekë

Anketa e Bankës Popullore: Rritet pritshmëria pozitive nga të dhënat statistikore dhe shërbimet

VLEN: Jemi partia e parë te shqiptarët!

Inspektorati do të verifikojë nëse struktura metalike e vendosur në “Makedonium” është ligjore

Ismail: Buxheti është dokumenti më i sinqertë politik i çdo qeverie ai tregon se të gjitha deklaratat janë vetëm farsë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Kërkesë e çuditshme nga Dimitrievski të pavarurit t’i kthejnë mandatet, duke harruar pavarësinë e tij nga LSDM!
Next Article Drejtori i “Ibër-Lepencit”: Sulmi shkaktoi mbi 376 mijë euro dëm, furnizimi me ujë u ndërpre deri në pesë ditë
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Normalizohet trafiku rrugor pas protestave të doganierëve grekë
Maqedoni
Xhemaili rikthen deklaratën e Haradinajt në Kuvend: Gjuha e urrejtjes dhe sulmet politike të nxitura nga VV po dalin në sipërfaqe, Prokuroria të veprojë
Kosovë
Murati nënshkruan marrëveshje huaje prej 60 milionë eurosh me AFD-në për projektin e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”
Kosovë
Bie ndjeshëm çmimi i naftës pasi SHBA-ja dhe Irani ndalojnë sulmet
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?