By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Demo: Qeveria, masa për përmirësimin e trajtimit financiar të efektivëve të zjarrfikësve
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Demo: Qeveria, masa për përmirësimin e trajtimit financiar të efektivëve të zjarrfikësve
Shqipëri

Demo: Qeveria, masa për përmirësimin e trajtimit financiar të efektivëve të zjarrfikësve

admin
Last updated: 27/07/2026 12:57
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 27 korrik, Zhurnal.mk –  Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, deklaroi sot se Shqipëria po forcon kapacitetet e mbrojtjes civile për t’iu përgjigjur sfidave që sjellin ndryshimet klimatike dhe rritja e rrezikut nga zjarret, duke theksuar rëndësinë e gatishmërisë, koordinimit dhe investimit te burimet njerëzore.

Në aktivitetin e zhvilluar në Bazën Ajrore të Farkës, ku ishin të pranishëm Kryeministri Edi Rama, ministri i Punëve të Brendshme Besfort Lamallari, efektivë të zjarrfikësve dhe të Emergjencave Civile, Demo u shpreh se momentet e vështira tregojnë forcën e institucioneve dhe aftësinë e tyre për t’u përgatitur dhe për të reaguar në kohë.

“Sot mbrojtja civile moderne mbështetet te parandalimi, gatishmëria dhe koordinimi. Në Shqipëri, ndryshimet klimatike, temperaturat në rritje dhe zjarret gjithnjë e më të shpeshta e bëjnë të domosdoshëm forcimin e kapaciteteve dhe investimin te njerëzit”, tha Demo.

Demo solli në vëmendje situatën në disa vende të Bashkimit Evropian, si Spanja dhe Franca, të cilat sipas tij po përballen me zjarre të mëdha të nxitura nga valët ekstreme të të nxehtit dhe thatësira, duke sjellë evakuuime masive dhe angazhim të gjerë të strukturave të emergjencës.

Ministri Demo vlerësoi rolin e bashkive dhe të shërbimeve zjarrfikëse, duke i cilësuar ato si vijën e parë të reagimit në territor.

“Investimi te zjarrfikësit është investim i drejtpërdrejtë në sigurinë e qytetarëve. Asnjë sistem nuk është më i fortë sesa njerëzit që e mbajnë atë në këmbë”, u shpreh ai.

Demo theksoi se, krahas investimeve për rritjen e kapaciteteve operacionale, Qeveria ka ndërmarrë edhe masa për përmirësimin e trajtimit financiar të efektivëve të zjarrfikësve dhe të Forcave të Armatosura, në vlerësim të punës së tyre në kushte të vështira dhe angazhimit në terren.

Sipas tij, me Aktin Normativ të miratuar së fundmi janë njohur dhe miratuar detyrimet financiare që lidhen me orët shtesë të punës, si një shenjë vlerësimi për kontributin e strukturave të emergjencës.

Në përfundim, Demo nënvizoi se të gjitha institucionet përgjegjëse janë në koordinim të plotë për të përballuar situata të mundshme emergjente që mund të krijohen si pasojë e kushteve atmosferike.

You Might Also Like

Qeveria i kalon Bashkisë Shkodër 89.65% të aksioneve të shoqërisë “Duhan Cigare” në likuidim

Pas heqjes së non gratës, Berisha merr vizën për të udhëtuar drejt SHBA

Bushati: As 2 milionë protestues nuk e detyrojnë Ramën të japë dorëheqjen

Ndryshime në Policinë e Shtetit, Luigj Vathi merr drejtimin e Kufirit dhe Migracionit në Korçë

Veliaj i hoqi kompetencat, Anuela Ristani njofton largimin pas 11 vitesh nga Bashkia e Tiranës

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Shitet një nga Mercedes G-Class më të rrallë të prodhuar ndonjëherë
Next Article Nufi: 2026, një nga vitet më të mira në përballimin e zjarreve, rezultat i investimeve dhe përgatitjes paraprake
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prindërit e klasave të para kanë të drejtë për një ditë pushim të paguar, por jo të gjithë
Maqedoni
Taksia përplaset në rrethojën e urës pranë “Hilton” në Shkup
Maqedoni
Lija po përhapet te delet dhe dhitë: 63 vatra, mbi 7.300 kafshë të asgjësuara
Maqedoni
Në vend të kornizës franceze, marrëveshja me Bullgarinë të futet në kornizën e Vjenës
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?