By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Nufi: 2026, një nga vitet më të mira në përballimin e zjarreve, rezultat i investimeve dhe përgatitjes paraprake
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Nufi: 2026, një nga vitet më të mira në përballimin e zjarreve, rezultat i investimeve dhe përgatitjes paraprake
Shqipëri

Nufi: 2026, një nga vitet më të mira në përballimin e zjarreve, rezultat i investimeve dhe përgatitjes paraprake

admin
Last updated: 27/07/2026 12:58
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 27 korrik, Zhurnal.mk – Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, tha sot se ky është një ndër vitet më të mira në përballimin e zjarreve.

Nufi u shpreh se ky rezultat nuk është pasojë e rastësisë apo fatit, por e investimeve të vazhdueshme në burime njerëzore dhe infrastrukturë, për të përballuar dhe parandaluar situatat e krijuara nga zjarret.

Ministri Nufi ishte i pranishëm në takimin e zhvilluar sot në Bazën Ajrore të Farkës me zjarrfikësit dhe trupat e Emergjencave Civile, përballë sfidës së rritjes së pritshme të temperaturave dhe, si rrjedhojë, edhe rritjes së riskut për zjarre.

Në takimin ku ishin të pranishëm edhe kryeministri Edi Rama dhe ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, Nufi u shpreh se viti 2025 vuri në provë të gjitha strukturat e emergjencave civile dhe, falë mësimeve të nxjerra, u arrit që këtë vit masat të ishin edhe më të mëdha, ndërsa menaxhimi më i mirëorganizuar.

“Jemi duke jetuar një ndër vitet më të mira të përballimit të zjarreve. Kjo nuk është rastësi apo fat, por rezultat i një menaxhimi të mirë të situatës dhe përgatitjes paraprake për përballjen me këtë fenomen.

Sesioni i shkuar vuri në provë të gjitha strukturat tona. Mirënjohje për secilin efektiv që ka kontribuar dhe kontribuon në këtë sektor”, tha Nufi.

Sipas ministrit të Mbrojtjes, “kur kërkojmë planifikim, investimet janë gjithmonë të vazhdueshme. Kësisoj, është rritur financimi për mbrojtjen civile nga 800 milionë lekë në 1 miliard lekë për bashkitë. Nga 1 qershori deri më 24 korrik janë regjistruar 22 vatra zjarri dhe janë mobilizuar 1120 forca operacionale”, tha Nufi gjatë fjalës së tij.

You Might Also Like

Shkelje në tendera, GJKKO dënon gjashtë ish-zyrtarë të Bashkisë së Divjakës

DASH: Shqipëria mbetet objektiv i sulmeve kibernetike të Iranit dhe Rusisë

Salla në Kurbin: “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, mundësi financimi për fermerët dhe bizneset bujqësore

Manja: PS do të depozitojë kallëzim në SPAK për Shehajn

Berisha: Dënoj dhunën ndaj protestuesve, çdo qytetar t’i bashkohet protestës

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Demo: Qeveria, masa për përmirësimin e trajtimit financiar të efektivëve të zjarrfikësve
Next Article Francë, teste droge për zyrtarët e qeverisë – disa rezultojnë pozitivë
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Gjashtë muaj pa përgjigje, hetimet për ndotjen e ujit në Strugë ende vazhdojnë
Maqedoni
Ministria e Shëndetësisë vendos mbikëqyrje të shtuar në Gostivar, monitorim nga ethet dhe hepatiti
Maqedoni
Shkelje në tendera, GJKKO dënon gjashtë ish-zyrtarë të Bashkisë së Divjakës
Shqipëri
Levicа: Derisa VMRO‑DPMNE mburret me “investime historike”, Gostivari e zbardhi kolapsin e menaxhimit të tyre
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?