By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kapet mall i padeklaruar me vlerë rreth 15 mijë euro në Vërmicë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kronika > Kapet mall i padeklaruar me vlerë rreth 15 mijë euro në Vërmicë
Kronika

Kapet mall i padeklaruar me vlerë rreth 15 mijë euro në Vërmicë

admin
Last updated: 27/07/2026 14:05
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Zyrtarët e Doganës së Kosovës kanë zbuluar mall të padeklaruar me vlerë të përafërt prej rreth 15 mijë eurosh gjatë një kontrolli rutinor në Pikën e Kalimit Kufitar në Vërmicë.

Sipas njoftimit të Doganës së Kosovës, rasti ka ndodhur më 23 korrik 2026, kur për kontroll është ndaluar një automjet i tipit Volkswagen që po hynte në Republikën e Kosovës.

“Bazuar në analizën e rrezikut dhe procedurat standarde të kontrollit, është kryer kontrolli fizik i automjetit, gjatë të cilit janë zbuluar disa thasë të mbushur me mallra të natyrës komerciale, të cilat nuk ishin deklaruar pranë Doganës së Kosovës. Vlera e përafërt e mallrave të zbuluara vlerësohet të jetë rreth 15,000 euro”, thuhet në njoftim.

Dogana bëri të ditur se gjatë intervistimit, drejtuesi i automjetit kishte deklaruar se nuk posedonte mallra apo mjete monetare për t’i paraqitur pranë autoriteteve doganore.

“Gjatë intervistimit nga zyrtari doganor, drejtuesi i automjetit është pyetur nëse posedonte mallra ose mjete monetare për t’i deklaruar pranë autoriteteve doganore, mirëpo ai ka deklaruar se nuk kishte asgjë për të paraqitur”, thuhet më tej.

Sipas Doganës, në përputhje me Kodin Doganor dhe të Akcizave Nr. 08/L-247, mallrat janë ndaluar përkohësisht në Pikën e Kalimit Kufitar Vërmicë, ndërsa ndaj rastit janë iniciuar procedurat administrative për përcaktimin e përgjegjësisë dhe ndërmarrjen e masave të parapara me ligj.

Dogana e Kosovës theksoi se mbetet e përkushtuar në zbatimin e ligjit, mbrojtjen e interesave fiskale të vendit, garantimin e konkurrencës së ndershme dhe parandalimin e kontrabandës, evazionit doganor dhe çdo forme të tregtisë së paligjshme.

Po ashtu, ajo u bëri thirrje të gjithë udhëtarëve dhe operatorëve ekonomikë që të respektojnë detyrimin ligjor për deklarimin e mallrave gjatë hyrjes dhe daljes nga territori doganor i Republikës së Kosovës.

You Might Also Like

Aksident i rëndë në rrugën Gostivar – Mavrovë

Arrestohet 42-vjeçari pasi vodhi portofolin dhe sulmoi një punonjëse në Klinikën “Nënë Tereza”

Tetovë: Fqinja sulmon fizikisht vajzën 9-vjeçare në korridorin e banesës

Përplasje e dhunshme në Kumanovë: 4 persona sulmojnë 2 vëllezër, njëri përfundon në spital

3.000 euro gjobë për shtetasin e Serbisë, dy herë u kap nga “Safe City” duke vozitur mbi 160 km/h

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article LSDM: Qeveria të publikojë menjëherë analizat mbi cilat parametra është lejuar përdorimi i ujit teknik në Gostivar?
Next Article Nis me derbin Prishtina – Ballkani, mësohet orari i sezonit vjeshtor të Superligës për edicionin 2026/27
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prindërit e klasave të para kanë të drejtë për një ditë pushim të paguar, por jo të gjithë
Maqedoni
Taksia përplaset në rrethojën e urës pranë “Hilton” në Shkup
Maqedoni
Lija po përhapet te delet dhe dhitë: 63 vatra, mbi 7.300 kafshë të asgjësuara
Maqedoni
Në vend të kornizës franceze, marrëveshja me Bullgarinë të futet në kornizën e Vjenës
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?