By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Nga 1 gushti shtrenjtohet ngrohja qendrore në Shkup, faturat më të larta mesatarisht për 140 denarë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Nga 1 gushti shtrenjtohet ngrohja qendrore në Shkup, faturat më të larta mesatarisht për 140 denarë
Maqedoni

Nga 1 gushti shtrenjtohet ngrohja qendrore në Shkup, faturat më të larta mesatarisht për 140 denarë

admin
Last updated: 27/07/2026 14:45
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 27 korrik, Zhurnal.mk – Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) ka miratuar vendimin që nga 1 gushti çmimi i energjisë termike të rritet mesatarisht për 5,96 për qind për amvisëritë që furnizohen përmes sistemit të ESM Furnizim, ESM Distribuim dhe ESM Prodhim të nxehtësisë.

Me vendimin e ri, fatura mesatare mujore për ngrohje qendrore do të rritet për rreth 140 denarë, pra nga 2.353 në 2.493 denarë.

Për përdoruesit e ish‑“Toplana Shkup Veri”, me të cilën aktualisht menaxhon “Energy Ecolink”, çmimi do të jetë më i lartë mesatarisht për 3,6 për qind, ndërsa për amvisëritë që furnizohen përmes ESM Energetika rritja do të jetë rreth 5 për qind.

Kryetari i KRRE‑së, Aco Ristov, deklaroi se vendimi është marrë pas analizave të detajuara ekonomike dhe teknike të punës së kompanive që sigurojnë energji termike në Shkup.

Ai theksoi se kompanitë energjetike kanë kërkuar rritje të çmimeve nga 30 deri në 130 për qind, por Komisioni ka vendosur që korrigjimi të jetë 5,96 për qind.

Ristov nënvizoi se KRRE mbështet iniciativën për bashkimin e të gjitha kompanive të ESM‑së që punojnë në sektorin e energjisë termike, me qëllim përdorimin më efikas të resurseve dhe krijimin e kushteve për çmime më të favorshme për konsumatorët.

Sipas analizave të Komisionit, banorët e Shkupit që ngrohen me energji termike vazhdojnë të kenë shpenzime vjetore më të ulëta në krahasim me përdoruesit në Beograd, Lubjanë, Sofje dhe Sarajevë.

Në sezonin e kaluar të ngrohjes, sistemit i janë shtuar edhe 1.521 konsumatorë të rinj, duke e çuar numrin total të përdoruesve të energjisë termike në 67.494.

You Might Also Like

Taravari takohet me ambasadorin e BE-së, Michalis Rokas: Integrimi evropian mbetet prioritet

Alarm për kujdesin shëndetësor në burgje

Digjitalizimi i dokumenteve personale, nga 28 tetori, dokumentet edhe në telefon

Me kazma e lopata, banorët e fshatit Gabër shtrojnë rrugën me gurë

VLEN bashkëpropozon fundin e pasigurisë për punonjësit me kontrata

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Ryan Gosling i bashkohet Marvel-it, do të luajë Ghost Rider në filmin e ri
Next Article Komuna Gjorçe Petrov do të ndajë 300.000 denarë ndihmë humanitare për Gostivarin
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Taravari takohet me ambasadorin e BE-së, Michalis Rokas: Integrimi evropian mbetet prioritet
Maqedoni
Ky do të jetë roli i pjesëtarëve të FSK-së gjatë misionit në Gaza
Kosovë
Tragjedi në Mal të Zi: Burri vrẹt gruan me ạrmë, pastaj vetën
Bota
Alarm në burgjet shqiptare: 57 gra e vajza në Pojskë pa gjinekolog
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?