By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Arabia Saudite neutralizon dronë që synonin Riadin dhe objektet e naftës
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Arabia Saudite neutralizon dronë që synonin Riadin dhe objektet e naftës
Bota

Arabia Saudite neutralizon dronë që synonin Riadin dhe objektet e naftës

admin
Last updated: 27/07/2026 15:04
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Riad, 27 korrik, Zhurnal.mk – Arabia Saudite njoftoi sot se ka rrëzuar dronë të lëshuar nga milicitë e mbështetura nga Irani në Irak, të cilët kishin në shënjestër objektet e naftës në lindje të vendit dhe kryeqytetin e Riadit, sipas AP.

Sulmi vjen në një moment kur SHBA-ja dhe Irani kanë pezulluar përkohësisht sulmet ndaj njëri-tjetrit pas disa javësh përshkallëzimi.

Sipas dy zyrtarëve rajonalë, ndërmjetësuesit të udhëhequr nga Katari dhe Pakistani, kanë bërë përparim në përpjekjet për të rikthyer SHBA-në dhe Iranin, në tryezën e negociatave dhe për të shmangur një luftë të gjerë në Lindjen e Mesme.

Prej tre ditësh, nuk janë raportuar sulme të reja nga asnjëra palë, pas rreth dy javësh bombardimesh intensive.

Zyrtarët thanë se po punohet për rikthimin e një armëpushimi të përkohshëm dhe për krijimin e një mekanizmi mes Iranit dhe Omanit, që do të garantojë lundrim të sigurt në Ngushticën e Hormuzit, rruga kryesore për transportin e naftës në botë.

Nga ana tjetër, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmail Baghaei konfirmoi se ndërmjetësuesit po përcjellin mesazhe mes palëve, por theksoi se nuk ka negociata të drejtpërdrejta mes Teheranit dhe Uashingtonit.

Ndërkohë, SHBA-ja tha se bllokada detare ndaj Iranit vazhdon, ndërsa trafiku tregtar në Ngushticën e Hormuzit ka rënë në nivelin më të ulët të tre javëve të fundit.

You Might Also Like

Bie ndjeshëm çmimi i naftës pasi SHBA-ja dhe Irani ndalojnë sulmet

Tri gra mbeten të plagosura pas një sulmi me thikë

Merz premton masa politike pas sulmit vdekjeprurës në Paradën e Krenarisë në Berlin

Kina rithekson që nuk ka pasur asnjë shkëmbim midis Wang Yi-së dhe ministrit të Jashtëm japonez në Manila

Vuçiç: Nuk do të largohem nga Serbia nëse SNS-ja i humb zgjedhjet

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Sonte shtrenjtohen karburantet, dizeli me rritjen më të madhe
Next Article Ministri Serafimovski u takua me ambasadorin Rokas: Vazhdon bashkëpunimi me Bashkimin Evropian në fushën e bujqësisë
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Normalizohet trafiku rrugor pas protestave të doganierëve grekë
Maqedoni
Xhemaili rikthen deklaratën e Haradinajt në Kuvend: Gjuha e urrejtjes dhe sulmet politike të nxitura nga VV po dalin në sipërfaqe, Prokuroria të veprojë
Kosovë
Murati nënshkruan marrëveshje huaje prej 60 milionë eurosh me AFD-në për projektin e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”
Kosovë
Bie ndjeshëm çmimi i naftës pasi SHBA-ja dhe Irani ndalojnë sulmet
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?