By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Evropa merr më shumë përgjegjësi për mbrojtjen brenda NATO-s, pa u shkëputur nga SHBA
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Evropa merr më shumë përgjegjësi për mbrojtjen brenda NATO-s, pa u shkëputur nga SHBA
Bota

Evropa merr më shumë përgjegjësi për mbrojtjen brenda NATO-s, pa u shkëputur nga SHBA

admin
Last updated: 27/10/2026 16:04
By admin 2 Min Read
Share
SHARE
Paris, 27 tetor, argument.mk/ – Pesë vendet kryesore evropiane të NATO-s deklaruan se janë të gatshme të marrin më shumë përgjegjësi për sigurinë e kontinentit, duke riafirmuar njëkohësisht se Shtetet e Bashkuara mbeten një aleat i domosdoshëm.

Ministrat e Mbrojtjes të Francës, Gjermanisë, Italisë, Polonisë dhe Britanisë së Madhe, të cilat përbëjnë grupin E5, u zotuan për bashkëpunim më të ngushtë me Uashingtonin pas bisedimeve të zhvilluara në Paris për forcimin e rolit të Evropës në mbrojtjen e saj.

Në një deklaratë të përbashkët, pesë vendet theksuan se Evropa duhet të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë e vet dhe të kontribuojë më shumë brenda aleancës. Megjithatë, ato nënvizuan se bashkëpunimi me Shtetet e Bashkuara mbetet thelbësor për një NATO të fortë dhe të besueshme.

“Shtetet e Bashkuara janë dhe do të mbeten një aleat i domosdoshëm, ndërsa angazhimi i vazhdueshëm amerikan në sigurinë evropiane është thelbësor për një NATO të fortë dhe të besueshme”, thuhet në deklaratë.

Ministrja franceze Catherine Vautrin deklaroi se pesë vendet kishin rënë dakord të punonin për ndërtimin e një Evrope më të fortë brenda një NATO-je po aq të fortë.

Sipas saj, kjo do të realizohet përmes një plani të koordinuar dhe në transparencë të plotë me Uashingtonin.

Edhe shefja e diplomacisë së Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, e cila mori pjesë në takim, theksoi nevojën për modernizimin e forcave të armatosura dhe rritjen e kapaciteteve ushtarake evropiane.

Zëvendësministri polak i Mbrojtjes, Pawel Zalewski, shprehu besimin se çdo marrëveshje për reduktimin e trupave amerikane do të koordinohet me aleatët, në mënyrë që të shmangen boshllëqet në kapacitetet mbrojtëse dhe në parandalimin e kërcënimeve.

Ministrat e Mbrojtjes të grupit E5 riafirmuan gjithashtu angazhimin për të mbështetur Ukrainën, megjithëse nuk njoftuan ndihma të reja financiare apo operacionale.

You Might Also Like

Tragjedi në Mal të Zi: Burri vrẹt gruan me ạrmë, pastaj vetën

Pezeshkian: Veprimet ushtarake të SHBA-së po tronditin tregjet globale të energjisë

Netanyahu pretendon se votuesit arabë po vërshojnë drejt qendrave të votimit për t’ia vjedhur zgjedhjet

“Drejtësi dhe paqe për të gjithë Njerëzimin ” – ekspozitë në selinë e OKB-së

Dy shtetas akuzohen për bashkëpunim me shërbimin sekret iranian

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article “Bye bye”, Alaudin Hamiti zbulon ndryshimin e madh për edicionin e sivjetmë të BBVK-së
Next Article Gjykata lë në arrest shtëpie 4 protestues, 16 të tjerë në detyrim paraqitjeje
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Taravari takohet me ambasadorin e BE-së, Michalis Rokas: Integrimi evropian mbetet prioritet
Maqedoni
Ky do të jetë roli i pjesëtarëve të FSK-së gjatë misionit në Gaza
Kosovë
Tragjedi në Mal të Zi: Burri vrẹt gruan me ạrmë, pastaj vetën
Bota
Alarm në burgjet shqiptare: 57 gra e vajza në Pojskë pa gjinekolog
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?