By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Bie ndjeshëm çmimi i naftës pasi SHBA-ja dhe Irani ndalojnë sulmet
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Bie ndjeshëm çmimi i naftës pasi SHBA-ja dhe Irani ndalojnë sulmet
Bota

Bie ndjeshëm çmimi i naftës pasi SHBA-ja dhe Irani ndalojnë sulmet

admin
Last updated: 27/07/2026 16:54
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Uashington, 27 korrik, Zhurnal.mk – Çmimi i naftës ka pësuar një rënie të fortë pas shpresave se ndalimi i përkohshëm i sulmeve mes SHBA-së dhe Iranit mund të çojë drejt një zgjidhjeje të konfliktit, sipas BBC.

Nafta “Brent”, që përdoret si standard ndërkombëtar për çmimin e naftës në botë, ra me më shumë se 9%, duke arritur nën 88 dollarë për fuçi.

Kjo është një kthesë e madhe krahasuar me javën e kaluar, kur çmimi ishte rritur mbi 100 dollarë për fuçi.

Rënia erdhi pasi ambasadori amerikan në OKB tha se sulmet ndaj Iranit ishin ndalur për të dytën natë radhazi, në mënyrë që t’u jepej hapësirë bisedimeve.

Një zëdhënës i ushtrisë iraniane deklaroi dje se, Teherani kishte ndaluar sulmet hakmarrëse në rajon si përgjigje ndaj veprimeve ushtarake.

Pse lufta SHBA–Iran ndikoi te çmimi i naftës?

Fillimi i konfliktit mes SHBA-së dhe Iranit shkaktoi rritje të fortë të çmimit të naftës, pasi luftimet çuan praktikisht në mbylljen e Ngushticës së Hormuzit.

Kjo është një rrugë detare shumë e rëndësishme për transportin e energjisë. Përmes saj kalon zakonisht rreth 20% e naftës dhe gazit natyror të lëngshëm (LNG) të botës.

Kur SHBA-ja dhe Irani nënshkruan në qershor një marrëveshje për të ndalur operacionet ushtarake dhe për të rihapur ngushticën, çmimi i naftës ra sërish në nivelet e para luftës, rreth 70 dollarë për fuçi.

Por, pas prishjes së armëpushimit në fillim të këtij muaji, frika për furnizimet globale me karburant u rikthye dhe çmimi i naftës u rrit sërish.

Javën e kaluar, çmimi i naftës arriti për herë të parë nivelin e 100 dollarëve për fuçi.

Shqetësimet u shtuan edhe pasi milicitë Houthi në Jemen sulmuan anijet cisternë me naftë në Detin e Kuq, duke kërcënuar një rrugë të rëndësishme eksporti që Arabia Saudite e përdorte për të shmangur Ngushticën e Hormuzit.

Si ndikon lufta te njerëzit e zakonshëm?

Konflikti mes SHBA-së dhe Iranit ka ndikuar në rritjen e çmimit të karburanteve për automjete si, benzina dhe nafta.

Kur karburantet shtrenjtohen, zakonisht rriten edhe çmimet e produkteve të tjera, për shembull ushqimeve, sepse bizneset ia kalojnë konsumatorëve kostot më të larta të transportit dhe prodhimit.

Kjo mund të rrisë inflacionin (rritjen e përgjithshme të çmimeve).

Inflacioni i lartë mund t’i nxisë bankat qendrore, të rrisin normat e interesit për të kontrolluar rritjen e çmimeve.

Çfarë ndodh me bankat qendrore?

Në qershor, Banka Qendrore Evropiane (BQE) rriti normën kryesore të interesit për eurozonën për herë të parë pas gati tre vitesh, duke theksuar se konflikti kishte krijuar “presione inflacioniste”.

Para fillimit të luftës mes Iranit dhe SHBA-së, pritej që Banka e Anglisë të ulte normat e interesit këtë vit.

Por, tani këto ulje nuk priten më, dhe tregjet financiare parashikojnë që norma e interesit të rritet nga fundi i vitit.

Banka e Anglisë do të zhvillojë këtë javë mbledhjen e radhës për normat e interesit dhe pritet ta mbajë normën kryesore të pandryshuar në 3,75%.

You Might Also Like

Tri gra mbeten të plagosura pas një sulmi me thikë

Merz premton masa politike pas sulmit vdekjeprurës në Paradën e Krenarisë në Berlin

Kina rithekson që nuk ka pasur asnjë shkëmbim midis Wang Yi-së dhe ministrit të Jashtëm japonez në Manila

Vuçiç: Nuk do të largohem nga Serbia nëse SNS-ja i humb zgjedhjet

Arabia Saudite neutralizon dronë që synonin Riadin dhe objektet e naftës

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article SPAK dërgon në gjyq 11 persona për trafik ndërkombëtar narkotikësh drejt Finlandës
Next Article Murati nënshkruan marrëveshje huaje prej 60 milionë eurosh me AFD-në për projektin e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Normalizohet trafiku rrugor pas protestave të doganierëve grekë
Maqedoni
Xhemaili rikthen deklaratën e Haradinajt në Kuvend: Gjuha e urrejtjes dhe sulmet politike të nxitura nga VV po dalin në sipërfaqe, Prokuroria të veprojë
Kosovë
Murati nënshkruan marrëveshje huaje prej 60 milionë eurosh me AFD-në për projektin e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”
Kosovë
SPAK dërgon në gjyq 11 persona për trafik ndërkombëtar narkotikësh drejt Finlandës
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?