By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Murati nënshkruan marrëveshje huaje prej 60 milionë eurosh me AFD-në për projektin e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Murati nënshkruan marrëveshje huaje prej 60 milionë eurosh me AFD-në për projektin e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”
Kosovë

Murati nënshkruan marrëveshje huaje prej 60 milionë eurosh me AFD-në për projektin e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”

admin
Last updated: 27/07/2026 16:56
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 27 korrik, Zhurnal.mk – Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka nënshkruar Marrëveshjen e Huasë ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Agjencisë Franceze për Zhvillim (AFD), në vlerë prej 60 milionë eurosh, për financimin e projektit “Lojërat e XXI Mesdhetare në Kosovë”.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Financave, marrëveshja u nënshkrua nga ministri Murati, ministri i Deleguar për Evropën i Republikës Franceze, Benjamin Haddad, si dhe drejtori i Zyrës Rajonale për Ballkanin Perëndimor në AFD, Arnaud Dauphin, në kuadër të vizitës zyrtare të ministrit francez në Kosovë.

“Përmes kësaj marrëveshjeje do të financohet renovimi dhe zgjerimi i Kompleksit të Qendrës së Studentëve të Universitetit të Prishtinës, si dhe ndërtimi dhe modernizimi i infrastrukturës sportive në institucione arsimore në mbarë vendin”, thuhet në komunikatë.

Sipas Ministrisë, nga ky projekt pritet të përfitojnë mbi 40 mijë studentë dhe nxënës, duke krijuar hapësira moderne, të qasshme dhe gjithëpërfshirëse për arsim dhe sport.

“Marrëveshja hap gjithashtu rrugën për një grant shtesë prej 10 milionë eurosh nga Korniza e Investimeve për Ballkanin Perëndimor (WBIF)”, bëhet e ditur në njoftim.

Pas ceremonisë së nënshkrimit, ministri Murati zhvilloi një takim me përfaqësuesit e AFD-së, ku u diskutua për bashkëpunimin aktual dhe mundësitë për zgjerimin e partneritetit në sektorë prioritarë për zhvillimin e vendit.

“Palët riafirmuan angazhimin e tyre për avancimin e projekteve të përbashkëta dhe forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes Kosovës dhe AFD-së”, thuhet në komunikatë.

Me këtë rast, Murati shprehu mirënjohje ndaj Qeverisë së Francës dhe Agjencisë Franceze për Zhvillim për mbështetjen në realizimin e marrëveshjes.

“Ministria e Financave mbetet e përkushtuar në thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit me Francën dhe partnerët ndërkombëtarë, në funksion të investimeve strategjike për qytetarët e vendit”, citohet të ketë thënë ministri Murati.

You Might Also Like

Ky do të jetë roli i pjesëtarëve të FSK-së gjatë misionit në Gaza

2.1 milionë euro grante për aftësimin profesional të mbi 700 të rinjve në Kosovë

“Katër javë për ta ndryshuar e plotësuar”, ende s’ka lëvizje për Ligjin e Speciales pasi u kthye në Kuvend

Rritja ekonomike, çfarë paralajmëron Banka Botërore për Kosovën?

Mbi 1 miliard euro pagoi Kosova për energjinë e importuar që nga viti 2021

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Bie ndjeshëm çmimi i naftës pasi SHBA-ja dhe Irani ndalojnë sulmet
Next Article Xhemaili rikthen deklaratën e Haradinajt në Kuvend: Gjuha e urrejtjes dhe sulmet politike të nxitura nga VV po dalin në sipërfaqe, Prokuroria të veprojë
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Taravari takohet me ambasadorin e BE-së, Michalis Rokas: Integrimi evropian mbetet prioritet
Maqedoni
Ky do të jetë roli i pjesëtarëve të FSK-së gjatë misionit në Gaza
Kosovë
Tragjedi në Mal të Zi: Burri vrẹt gruan me ạrmë, pastaj vetën
Bota
Alarm në burgjet shqiptare: 57 gra e vajza në Pojskë pa gjinekolog
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?