By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Xhemaili rikthen deklaratën e Haradinajt në Kuvend: Gjuha e urrejtjes dhe sulmet politike të nxitura nga VV po dalin në sipërfaqe, Prokuroria të veprojë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Xhemaili rikthen deklaratën e Haradinajt në Kuvend: Gjuha e urrejtjes dhe sulmet politike të nxitura nga VV po dalin në sipërfaqe, Prokuroria të veprojë
Kosovë

Xhemaili rikthen deklaratën e Haradinajt në Kuvend: Gjuha e urrejtjes dhe sulmet politike të nxitura nga VV po dalin në sipërfaqe, Prokuroria të veprojë

admin
Last updated: 27/07/2026 16:59
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 27 korrik, Zhurnal.mk – Zëdhënësi i Aleancës, Kushtrim Xhemaili, ka shpërndarë një fjalim të kryetarit të Aleancës, Ramush Haradinaj, të mbajtur më 2 prill 2026 në Kuvendin e Kosovës, duke thënë se paralajmërimet e tij po dëshmohen me zhvillimet e fundit.

Xhemaili ka deklaruar se gjuha e urrejtjes dhe sulmet e organizuara ndaj kundërshtarëve politikë kanë nisur të dalin në sipërfaqe, duke theksuar se edhe Aleanca ka qenë vazhdimisht cak i sulmeve, përmes fyerjeve dhe kërcënimeve ndaj figurave të saj.

“Ajo që Ramush Haradinaj e paralajmëroi më 2 prill në Kuvend, sot po shihet më qartë. Gjuha e urrejtjes dhe sulmet e organizuara ndaj kundërshtarëve politikë kanë nisur të dalin në sipërfaqe. Edhe Aleanca ka qenë vazhdimisht cak i këtyre sulmeve, me fyerje e kërcënime të ulëta ndaj figurave tona. Është koha që Prokuroria të veprojë”, ka shkruar Xhemaili.

Në fjalimin e tij në Kuvend më 2 prill, Haradinaj kishte ngritur akuza ndaj qeverisjes së udhëhequr nga Albin Kurti, duke pretenduar se po përdoren mjete financiare për të mbështetur sulme ndaj kundërshtarëve politikë.

“E dyta po financohen mediat me thasë. Dëgjoni çka po thotë ky, dëgjoni mirë çka po thotë, mediat po financohen me thasë, ky shpenzon më së shumti pare duke ushqy zagarë me i fy shqiptarët”, kishte deklaruar Haradinaj në Kuvend.

You Might Also Like

Murati nënshkruan marrëveshje huaje prej 60 milionë eurosh me AFD-në për projektin e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”

Dezinformata propaganduese e Petkoviqit, ekspertët: Përpjekje e Beogradit për të paraqitur Kosovën si burim destabiliteti

Videnoviq: “Bota serbe” e Vuçiqit është iluzion i copëtuar, Serbia duhet të largohet nga ndikimi rus

Gashi: Vendimet që merren të enjten në LDK, nuk janë vetëm për sot

Ngritët aktakuzë ndaj personit që sulmoi me kallash autobusin në Pagarushë të Malishevës

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Murati nënshkruan marrëveshje huaje prej 60 milionë eurosh me AFD-në për projektin e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”
Next Article Normalizohet trafiku rrugor pas protestave të doganierëve grekë
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Normalizohet trafiku rrugor pas protestave të doganierëve grekë
Maqedoni
Murati nënshkruan marrëveshje huaje prej 60 milionë eurosh me AFD-në për projektin e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”
Kosovë
Bie ndjeshëm çmimi i naftës pasi SHBA-ja dhe Irani ndalojnë sulmet
Bota
SPAK dërgon në gjyq 11 persona për trafik ndërkombëtar narkotikësh drejt Finlandës
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?