By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Vazhdon gjykimi për sulmin në Ibër-Lepenc, të akuzuarit dalin sërish para gjykatës
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Vazhdon gjykimi për sulmin në Ibër-Lepenc, të akuzuarit dalin sërish para gjykatës
Kosovë

Vazhdon gjykimi për sulmin në Ibër-Lepenc, të akuzuarit dalin sërish para gjykatës

admin
Last updated: 28/07/2026 09:19
By admin 1 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 28 korrik, Zhurnal.mk – Për të dytën ditë me radhë, në Pallatin e Drejtësisë do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj tre të akuzuarve për sulmin terrorist në kanalin e Ibër-Lepencit, Dragisha Viqentijeviq, Jovan Viqentijeviq dhe Igor Dimoviq.

Seanca është caktuar të nisë në orën 13:30.

Gjatë paraqitjes së mëparshme në gjykatë, më 9 korrik, tre të pandehurit nuk e pranuan fajësinë për akuzat që rëndojnë mbi ta dhe zgjodhën të mos e lexojnë aktakuzën.

Në atë seancë, prokurori special Bekim Kodraliu prezantoi qëndrimin e Prokurorisë, duke dorëzuar edhe materiale provuese, përfshirë pamje që, sipas organit të akuzës, mbështesin pretendimet e ngritura në aktakuzë.

Kodraliu deklaroi se Prokuroria është e bindur se gjatë shqyrtimit gjyqësor do të dëshmohet përgjegjësia e të akuzuarve. Sipas tij, provat e mbledhura janë të mjaftueshme për të argumentuar se sulmi ndaj kanalit të Ibër-Lepencit përbënte një akt terrorist, i cili kishte për synim dëmtimin e një infrastrukture jetike të Kosovës dhe rrezikimin e sigurisë së Republikës.

You Might Also Like

Halil Matoshi kritikon Avdullah Hotin: Kandidat më të mirë se Bekim Sejdiun nuk gjeni

Kandidatura e Bekim Sejdiut për president, konsensus i brishtë mes LVV-së dhe LDK-së

Konjufca takohet me ministrin e Palaut, diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit

Katër raste të reja me fruth në Kosovë, mbi 95% e të prekurve të pavaksinuar

Kamionët mbi 20 tonë me kufizime nesër në autoudhë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Në vendkalimin kufitar Bogorodicë pritet rreth 15 minuta
Next Article ATK intensifikon kontrollet në klinikat estetike, stomatologjike dhe sallonet e bukurisë
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prindërit e klasave të para kanë të drejtë për një ditë pushim të paguar, por jo të gjithë
Maqedoni
Taksia përplaset në rrethojën e urës pranë “Hilton” në Shkup
Maqedoni
Lija po përhapet te delet dhe dhitë: 63 vatra, mbi 7.300 kafshë të asgjësuara
Maqedoni
Në vend të kornizës franceze, marrëveshja me Bullgarinë të futet në kornizën e Vjenës
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?