By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: MPB me kontrolle të përforcuara: 59 sanksione për motoçiklistë dhe drejtues të trotinetëve
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kronika > MPB me kontrolle të përforcuara: 59 sanksione për motoçiklistë dhe drejtues të trotinetëve
KronikaMaqedoni

MPB me kontrolle të përforcuara: 59 sanksione për motoçiklistë dhe drejtues të trotinetëve

admin
Last updated: 28/07/2026 09:22
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 28 korrik, Zhurnal.mk – Gjatë një kontrolli të intensifikuar, të zhvilluar dje nga ora 17:00 deri në orën 22:00 në territorin e Koçanit dhe Vinicës, zyrtarët policorë shqiptuan gjithsej 59 sanksione për kundërvajtje të kryera nga drejtues të motoçikletave dhe automjeteve të lehta elektrike – trotinetëve.

Siç njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme, pjesa më e madhe e kundërvajtjeve kishin të bënin me drejtimin e motoçikletës pa helmetë mbrojtëse, për çka u sanksionuan 34 drejtues.

Gjithashtu, u shqiptua një sanksion ndaj një drejtuesi të trotinetit elektrik, tre sanksione për drejtim pa kategorinë përkatëse të patentës, një për drejtim nën ndikimin e alkoolit, një për regjistrim të skaduar, një për policë të skaduar të sigurimit të detyrueshëm, dy për kundërvajtje të tjera të kryera nga motoçiklistët dhe 16 për shkelje të tjera në komunikacion.

Gjatë kontrollit u zbuluan edhe tri vepra penale. Tre persona, mes tyre edhe një i mitur, u privuan nga liria nën dyshimin se kishin kryer veprën penale “drejtim i automjetit motorik pa patentë shoferi”, në përputhje me nenin 297-a të Kodit Penal.

Gjatë aksionit u konfiskuan edhe tri motoçikleta, ndërsa ndaj të gjithë shkelësve do të parashtrohen kallëzimet përkatëse.

Nga MPB-ja paralajmërojnë se kontrollet e përforcuara në komunikacion do të vazhdojnë edhe gjatë periudhës së ardhshme, duke u bërë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik që t’i respektojnë rregullat dhe dispozitat, me qëllim rritjen e sigurisë në rrugë.

You Might Also Like

Taravari takohet me ambasadorin e BE-së, Michalis Rokas: Integrimi evropian mbetet prioritet

Alarm për kujdesin shëndetësor në burgje

Digjitalizimi i dokumenteve personale, nga 28 tetori, dokumentet edhe në telefon

Me kazma e lopata, banorët e fshatit Gabër shtrojnë rrugën me gurë

VLEN bashkëpropozon fundin e pasigurisë për punonjësit me kontrata

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article ATK intensifikon kontrollet në klinikat estetike, stomatologjike dhe sallonet e bukurisë
Next Article Femrat kokëforta janë bashkëshorte më të mira
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Taravari takohet me ambasadorin e BE-së, Michalis Rokas: Integrimi evropian mbetet prioritet
Maqedoni
Ky do të jetë roli i pjesëtarëve të FSK-së gjatë misionit në Gaza
Kosovë
Tragjedi në Mal të Zi: Burri vrẹt gruan me ạrmë, pastaj vetën
Bota
Alarm në burgjet shqiptare: 57 gra e vajza në Pojskë pa gjinekolog
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?