By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: VMRO‑DPMNE: LSDM dhe Filipçe me gënjeshtra po e fshehin paaftësinë e kuadrove të tyre në Gostivar
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > VMRO‑DPMNE: LSDM dhe Filipçe me gënjeshtra po e fshehin paaftësinë e kuadrove të tyre në Gostivar
Maqedoni

VMRO‑DPMNE: LSDM dhe Filipçe me gënjeshtra po e fshehin paaftësinë e kuadrove të tyre në Gostivar

admin
Last updated: 28/07/2026 11:24
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 28 korrik, Zhurnal.mk – Partia në pushtet akuzon se kontrolli i ujit është kompetencë ekskluzive lokale dhe i bën thirrje opozitës të kërkojë përgjegjësi brenda radhëve të veta.

Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë dhe lideri i saj, Venko Filipçe, përmes konstrukteve, gënjeshtrave dhe manipulimeve po përpiqen të fshehin fajin dhe paaftësinë e kuadrove të tyre për situatën me ujin në Gostivar, thonë nga VMRO‑DPMNE. Sipas partisë, opozita po demonstron mosnjohje elementare të funksionimit të sistemit dhe të kompetencave institucionale, duke kërkuar përgjegjësi në një adresë krejtësisht të gabuar.

„Faktet janë të qarta. Kontrolli i cilësisë së ujit është në kompetencë të institucioneve lokale. Në Gostivar, pushtetin lokal e udhëheqin kuadro të mbështetura nga SDSM, BDI dhe Arben Taravari. Kryetari Valbon Limani është zgjedhja e tyre dhe përgjegjësia e tyre politike“, thuhet në reagimin e VMRO‑DPMNE‑së.

Në vend që të japin përgjigje se kush ka dështuar në një sektor ku ata e kanë pushtetin, VMRO‑DPMNE vlerëson se SDSM çdo ditë plasojnë të pavërteta për të devijuar vëmendjen e opinionit, ndërkohë që institucionet dhe shërbimet kompetente – siç theksohet – po punojnë ditë e natë për tejkalimin e plotë të krizës së furnizimit me ujë. Opozita, sipas partisë, vazhdon me praktikën e vjetër të politikanizimit dhe përpjekjeve për të mbledhur poena të lirë politikë në kurriz të qytetarëve.

„Prandaj, nëse me të vërtetë kërkojnë përgjegjësi, le të fillojnë nga radhët e tyre. Në vend të konferencave për shtyp me akuza, le t’u shpjegojnë qytetarëve çfarë kanë bërë dhe pse ka ardhur deri te kjo situatë“, thuhet më tej në njoftim.

Nga VMRO‑DPMNE informojnë se tashmë është siguruar ujë teknikisht i rregullt, i cili mund të përdoret për higjienë personale dhe shtëpiake, ndërsa sipas vlerësimeve të shërbimeve kompetente, në afatin më të shpejtë të mundshëm pritet që Gostivari të ketë sërish ujë të sigurt për pije.

You Might Also Like

Gjashtë muaj pa përgjigje, hetimet për ndotjen e ujit në Strugë ende vazhdojnë

Ministria e Shëndetësisë vendos mbikëqyrje të shtuar në Gostivar, monitorim nga ethet dhe hepatiti

Levicа: Derisa VMRO‑DPMNE mburret me “investime historike”, Gostivari e zbardhi kolapsin e menaxhimit të tyre

Bllokimi i ligjeve në Kuvend, kryeministri fajin e hedh tek opozita

Mickoski: Raportoni korrupsionin, kemi treguar dhe dëshmuar se jemi të aftë të bëjmë reforma

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Mos klikoni në linqe, Policia e Shtetit paralajmëron për sulme ndaj llogarive në WhatsApp
Next Article Qeveria: Po ndërtohen mbi 300 objekte infrastrukturore, jemi përkushtuar ndaj investimeve që sjellin përfitime afatgjata për qytetarët
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Gjashtë muaj pa përgjigje, hetimet për ndotjen e ujit në Strugë ende vazhdojnë
Maqedoni
Ministria e Shëndetësisë vendos mbikëqyrje të shtuar në Gostivar, monitorim nga ethet dhe hepatiti
Maqedoni
Shkelje në tendera, GJKKO dënon gjashtë ish-zyrtarë të Bashkisë së Divjakës
Shqipëri
Levicа: Derisa VMRO‑DPMNE mburret me “investime historike”, Gostivari e zbardhi kolapsin e menaxhimit të tyre
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?