By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Levica: Ngrohja qendrore është shtrenjtua dy herë brenda tetë muajve, ndërsa Mickoski e ka quajtur plaçkitjen “çmim më të ulët në rajon”
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Levica: Ngrohja qendrore është shtrenjtua dy herë brenda tetë muajve, ndërsa Mickoski e ka quajtur plaçkitjen “çmim më të ulët në rajon”
Maqedoni

Levica: Ngrohja qendrore është shtrenjtua dy herë brenda tetë muajve, ndërsa Mickoski e ka quajtur plaçkitjen “çmim më të ulët në rajon”

admin
Last updated: 28/07/2026 12:56
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 28 korrik, Zhurnal.mk – Në vitin 2022, Hristijan Mickoski deklaronte se rritja e çmimit të ngrohjes qendrore ishte plaçkitje ndaj qytetarëve, pasojë e hajnisë dhe se familjet do të paguanin deri në 120 euro më shumë në vit. Sot, kur Mickoski është kryeministër, për vetëm tetë muaj u ka sjellë qytetarëve të Shkupit dy shtrenjtimë të njëpasnjëshme – 5,9% në dhjetor 2025 dhe 5,96% në gusht 2026, pra një rritje kumulative prej rreth 12,2%, akuzon Levica.

„Sa ishte në opozitë, shtrenjtimi ishte grabitje. Pasi u ul në kolltukun e kryeministrit, grabitja mori emër të ri: ‘korigjim minimal’ dhe ‘çmimi më i ulët në rajon’. Sipas doktrinës energjetike të kryeministrit ‘energetist’, çmimi nuk varet nga kostot dhe standardi i jetesës, por nga kush e kontrollon Qeverinë. Kur faturat i rrit DPMNE, edhe këtë përpiqen ta paraqesin si sukses. Nga dhjetori, fatura mesatare u rrit për rreth 130 denarë. Nga gushti pason rritje e re prej rreth 140 denarësh për një banesë prej 60 m². Në vend që ta parandalonte goditjen e dytë ndaj buxheteve familjare, KRRE nën drejtimin e Aco Ristovit – mik biznesi dhe bashkëpartiak i Mickoskit – e shpall këtë si shtrenjtim minimal, sikur qytetarët duhet të jenë mirënjohës“, thuhet në reagimin e Levicës.

Sipas partisë, veçanërisht fyese është teza se Shkupi ka ngrohje më të lirë se Beogradi, Lubjana, Sofja apo Sarajeva.

„Punëtori maqedonas nuk merr pagë të Lubjanës, nuk ka buxhet familjar të Beogradit dhe nuk jeton me të ardhurat e Sofjes. Pagat e punëtorit maqedonas janë më të ulëtat në Evropë! Ai jeton në Maqedoni, ku ushqimi, banimi, rryma, uji dhe ngrohja çdo muaj marrin pjesë gjithnjë e më të madhe të pagës“, thekson Levica.

Partia shton se edhe më skandaloze është fakti që një numër i madh familjesh ende paguajnë energjinë termike sipas sipërfaqes së banesës, e jo sipas konsumit real.

Levica kërkon që Qeveria dhe KRRE të publikojnë të plotë llogaritjen e çmimit të ri – sa janë kostot reale, sa janë kostot e njohura sipas metodologjisë tarifore dhe sa është të ardhura e rregulluar; Qeveria të vendosë mekanizëm automatik për mbrojtjen e familjeve me të ardhura të ulëta; të shpjegojë pse mijëra familje ende paguajnë sipas sipërfaqes dhe jo sipas konsumit të matur; si dhe të publikojë plan të qartë me afate për futjen e matjes individuale ose shpërndarësve të nxehtësisë aty ku është teknikisht e mundur, që secili të paguajë sipas konsumit real – siç kërkon Komuniteti Energjetik.

You Might Also Like

Prindërit e klasave të para kanë të drejtë për një ditë pushim të paguar, por jo të gjithë

Taksia përplaset në rrethojën e urës pranë “Hilton” në Shkup

Lija po përhapet te delet dhe dhitë: 63 vatra, mbi 7.300 kafshë të asgjësuara

Në vend të kornizës franceze, marrëveshja me Bullgarinë të futet në kornizën e Vjenës

Qyteti i Shkupit miraton rishikimin e buxhetit, urë dhe rrethrrotullim i ri në Saraj dhe hyrje e re në Shkup

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Zajkova: Tragjike është kur dikush kritikon gabimet e paraardhësit dhe kur vjen radha e tij, nuk i korrigjon por i përsos
Next Article Ljupço Prengjov: Filipçe nuk vjen në punë, mungon në seancat parlamentare
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prindërit e klasave të para kanë të drejtë për një ditë pushim të paguar, por jo të gjithë
Maqedoni
Taksia përplaset në rrethojën e urës pranë “Hilton” në Shkup
Maqedoni
Lija po përhapet te delet dhe dhitë: 63 vatra, mbi 7.300 kafshë të asgjësuara
Maqedoni
Në vend të kornizës franceze, marrëveshja me Bullgarinë të futet në kornizën e Vjenës
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?