By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Armend Muja në Vjenë, Kosova dhe Austria thellojnë bashkëpunimin për bujqësinë dhe integrimin evropian
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Armend Muja në Vjenë, Kosova dhe Austria thellojnë bashkëpunimin për bujqësinë dhe integrimin evropian
Kosovë

Armend Muja në Vjenë, Kosova dhe Austria thellojnë bashkëpunimin për bujqësinë dhe integrimin evropian

admin
Last updated: 28/07/2026 12:58
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 28 korrik, Zhurnal.mk – Ministri i Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural i Kosovës Armend Muja, është pritur në Vjenë nga Ministri Federal i Bujqësisë, Pylltarisë, Klimës dhe Menaxhimit të Ujërave të Austrisë, Norbert Totschnig, në një takim zyrtar të fokusuar në thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve dhe zhvillimin e sektorit të bujqësisë.

Sipas komunikatës për media, gjatë takimit ministrat kanë diskutuar për procesin e integrimit evropian të Kosovës dhe harmonizimin e politikave bujqësore me praktikat dhe standardet e Bashkimit Evropian.

Temë e diskutimit ishte edhe forcimi i sistemit të kontrollit zyrtar të ushqimit, zhvillimi i mekanizmave për paralajmërim të hershëm dhe mbrojtje nga breshëri, digjitalizimi i sektorit të bujqësisë, si dhe bashkëpunimi ndërmjet instituteve bujqësore dhe institucioneve kërkimore të të dy vendeve.

Gjatë takimit u shqyrtuan edhe mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit institucional përmes shkëmbimit të ekspertëve, zyrtarëve, studiuesve dhe studentëve, me qëllim forcimin e kapaciteteve profesionale dhe transferimin e njohurive e praktikave më të mira evropiane.

Ministri Muja ka falënderuar homologun austriak për mbështetjen e vazhdueshme të Austrisë ndaj Kosovës, duke theksuar se partneriteti ndërmjet dy vendeve është i rëndësishëm për modernizimin e sektorit të bujqësisë, rritjen e konkurrueshmërisë dhe përshpejtimin e përafrimit të Kosovës me standardet e Bashkimit Evropian.

Takimi në Vjenë vlerësohet si një hap i rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit dypalësh në fushën e bujqësisë dhe zhvillimit rural.

You Might Also Like

Halil Matoshi kritikon Avdullah Hotin: Kandidat më të mirë se Bekim Sejdiun nuk gjeni

Kandidatura e Bekim Sejdiut për president, konsensus i brishtë mes LVV-së dhe LDK-së

Konjufca takohet me ministrin e Palaut, diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit

Katër raste të reja me fruth në Kosovë, mbi 95% e të prekurve të pavaksinuar

Kamionët mbi 20 tonë me kufizime nesër në autoudhë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Ljupço Prengjov: Filipçe nuk vjen në punë, mungon në seancat parlamentare
Next Article Vinicius Jr përballet me fatin e Sergio Ramos në Real Madrid
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prindërit e klasave të para kanë të drejtë për një ditë pushim të paguar, por jo të gjithë
Maqedoni
Taksia përplaset në rrethojën e urës pranë “Hilton” në Shkup
Maqedoni
Lija po përhapet te delet dhe dhitë: 63 vatra, mbi 7.300 kafshë të asgjësuara
Maqedoni
Në vend të kornizës franceze, marrëveshja me Bullgarinë të futet në kornizën e Vjenës
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?