By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Sulejmani: Ahmeti po vepron kundër Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, bllokimi i Ligjit për përfaqësim të drejtë e dëshmon këtë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Sulejmani: Ahmeti po vepron kundër Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, bllokimi i Ligjit për përfaqësim të drejtë e dëshmon këtë
Maqedoni

Sulejmani: Ahmeti po vepron kundër Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, bllokimi i Ligjit për përfaqësim të drejtë e dëshmon këtë

admin
Last updated: 28/07/2026 14:07
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 28 korrik, Zhurnal.mk – Zëdhënësi i VLEN, Driton Sulejmani, në konferencën e sotme për media akuzoi se udhëheqja e korruptuar e BDI‑së po i ndëshkon shumicën e shqiptarëve që e dërguan në opozitë, duke bllokuar ligjin me të cilin përfaqësimi i drejtë duhet të garantohet në mënyrë të qëndrueshme.

„Çfarë po përjetojnë shqiptarët? Ali Ahmeti të bllokojë Ligjin për përfaqësim të drejtë dhe me këtë të rrënojë një nga parimet themelore të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit. Pse? Për lakmi për pushtet“, tha Sulejmani.

Ai theksoi se udhëheqja e pareformuar e BDI‑së, e dëshpëruar nga fakti që shqiptarët e dërguan në opozitë, po ndërmerr hapa drejtpërdrejt kundër interesave të shqiptarëve.

„Në Malë Recicë kanë kurdisur një plan të rrezikshëm. Duan të krijojnë narrativ se të drejtat e shqiptarëve janë të rrezikuara vetëm sepse BDI nuk është në Qeveri. Për ta, shqiptarët paskan të drejta vetëm kur ata janë në pushtet dhe kur njerëzit e tyre ulen në kolltuqe. Udhëheqja e korruptuar e BDI‑së nuk mund t’ua falë shqiptarëve që i dërguan në opozitë, prandaj tani po u hakmerren pikërisht atyre duke bllokuar ligjin që garanton përfaqësimin e drejtë“, tha ai.

Sulejmani shtoi se skandalet e BDI‑së nuk kanë qenë të pakta – nga keqpërdorimi i fondeve evropiane, te mosigurimi i ujit të pastër për banorët e Zajazit dhe Gostivarit, e deri te aferat e Soravisë në Shkup, Daçka Davidoviqit në Tetovë dhe shumë marrëveshje të tjera të dyshimta.

„Tani kanë shtrirë dorën edhe mbi kauzën shqiptare, duke menduar se nëse krijojnë kaos, populli do t’i kthejë sërish në pushtet. Por ai film nuk kalon më. BDI është lexuar deri në fund. Populli ua di skemën prej kohësh. Pas fjalëve të mëdha për patriotizëm, kanë mbetur vetëm tenderaxhinj të zakonshëm që luftojnë për funksione, privilegje dhe mundësinë për të mbushur xhepat e tyre. Shqiptarët ua treguan derën një herë. Nëse vazhdojnë të bllokojnë ligjin dhe të veprojnë kundër Marrëveshjes së Ohrit, do të mbeten në opozitë edhe shumë gjatë“, përfundoi Sulejmani.

You Might Also Like

Gjashtë muaj pa përgjigje, hetimet për ndotjen e ujit në Strugë ende vazhdojnë

Ministria e Shëndetësisë vendos mbikëqyrje të shtuar në Gostivar, monitorim nga ethet dhe hepatiti

Levicа: Derisa VMRO‑DPMNE mburret me “investime historike”, Gostivari e zbardhi kolapsin e menaxhimit të tyre

Bllokimi i ligjeve në Kuvend, kryeministri fajin e hedh tek opozita

Mickoski: Raportoni korrupsionin, kemi treguar dhe dëshmuar se jemi të aftë të bëjmë reforma

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Banka popullore: Norma bazë e interesit mbetet 4,25 për qind pasiguria vazhdon të jetë e lartë
Next Article Karakaçi inspekton punimet e bajpasit të Tiranës: Nyje strategjike për lidhjen e korridoreve kombëtare
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Gjashtë muaj pa përgjigje, hetimet për ndotjen e ujit në Strugë ende vazhdojnë
Maqedoni
Ministria e Shëndetësisë vendos mbikëqyrje të shtuar në Gostivar, monitorim nga ethet dhe hepatiti
Maqedoni
Shkelje në tendera, GJKKO dënon gjashtë ish-zyrtarë të Bashkisë së Divjakës
Shqipëri
Levicа: Derisa VMRO‑DPMNE mburret me “investime historike”, Gostivari e zbardhi kolapsin e menaxhimit të tyre
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?