By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Karakaçi inspekton punimet e bajpasit të Tiranës: Nyje strategjike për lidhjen e korridoreve kombëtare
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Karakaçi inspekton punimet e bajpasit të Tiranës: Nyje strategjike për lidhjen e korridoreve kombëtare
Shqipëri

Karakaçi inspekton punimet e bajpasit të Tiranës: Nyje strategjike për lidhjen e korridoreve kombëtare

admin
Last updated: 28/07/2026 14:10
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 28 korrik, Zhurnal.mk – Bajpasi i Tiranës është një tjetër projekt i rëndësishëm infrastrukturor për të cilin ka nisur puna në terren në dy fazat e para. Kjo vepër ka një gjatësi prej 21 kilometrash dhe projekti parashikon ndërtimin e një rruge të kategorisë A, (rrugë ndërurbane kryesore).

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, së bashku me drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Ami Kozeli inspektuan ecurinë e punimeve për këtë vepër, ku deri më tani janë realizuar mbi 30% e punimeve fizike.

Ministri Karakaçi e vlerësoi bypass-in e Tiranës si një projekt strategjik pasi bën të mundur lidhjen mes autostradës Milot – Thumanë – Kashar me vazhdimin e autostradës Kashar-Lekaj, pjesë e Korridorit Adriatiko-Jonian, si dhe lidhjen e autostradës Durrës -Tiranë me autostradës Tiranë -Elbasan, pjesë e Korridorit VIII, duke e anashkaluar qytetin e Tiranës.

“Në fakt është ndër kantieret më strategjik që ne kemi, sepse bën ndërlidhjen ndërmjet korridorit Adriatiko-Jonian, Thumanë-Kashar dhe pastaj vazhdimin e Kashar-Lekaj, autostradës vijuese dhe po ashtu ndërlidhjen ndërmjet Tiranë-Durrës dhe autostradës së Elbasanit, duke bërë dhe shmangien e hyrjes në qytetin e Tiranës”, tha Karakaçi.

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë theksoi më tej se projekti do të adresojë edhe shqetësimet dhe kërkesat e komunitetit të zonës teksa janë parashikuar dhe ndërtimi i rrugëve lokale për të bërë të mundur aksesin e banorëve dhe bizneseve në të dy anët e këtij segmenti rrugor.

Nga ana e tij, drejtori ARRSH tha se deri më tani punimet kanë pasur një ecuri pozitive, duke pasur si synim përfundimin e tyre edhe para afatit të parashikuar në kontratë. “Ecuria është mjaft pozitive. Këtu në këtë kontratë janë përfshirë disa vepra të ndryshme arti, kemi tombino, kanal kulluese, mure mbajtëse, të cilat janë prej betoni, por edhe me fasadë gabioni, ndërkohë që ka dhe një urë, me gjatësi 53 metra linearë, me tre hapësira dritë”, bëri të ditur Kozeli.

Në të dyja fazat e këtij kantierit po punohet paralelisht për ndërtimin e trupit të rrugës si dhe veprat e artit.

You Might Also Like

Qeveria i kalon Bashkisë Shkodër 89.65% të aksioneve të shoqërisë “Duhan Cigare” në likuidim

Pas heqjes së non gratës, Berisha merr vizën për të udhëtuar drejt SHBA

Bushati: As 2 milionë protestues nuk e detyrojnë Ramën të japë dorëheqjen

Ndryshime në Policinë e Shtetit, Luigj Vathi merr drejtimin e Kufirit dhe Migracionit në Korçë

Veliaj i hoqi kompetencat, Anuela Ristani njofton largimin pas 11 vitesh nga Bashkia e Tiranës

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Sulejmani: Ahmeti po vepron kundër Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, bllokimi i Ligjit për përfaqësim të drejtë e dëshmon këtë
Next Article BDI: Për festën me Dodikun falas, për Ditën e Romëve janë faturuar 4.500 euro, pse VLEN hesht?
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prindërit e klasave të para kanë të drejtë për një ditë pushim të paguar, por jo të gjithë
Maqedoni
Taksia përplaset në rrethojën e urës pranë “Hilton” në Shkup
Maqedoni
Lija po përhapet te delet dhe dhitë: 63 vatra, mbi 7.300 kafshë të asgjësuara
Maqedoni
Në vend të kornizës franceze, marrëveshja me Bullgarinë të futet në kornizën e Vjenës
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?