By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Berisha: Dënoj dhunën ndaj protestuesve, çdo qytetar t’i bashkohet protestës
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Berisha: Dënoj dhunën ndaj protestuesve, çdo qytetar t’i bashkohet protestës
Shqipëri

Berisha: Dënoj dhunën ndaj protestuesve, çdo qytetar t’i bashkohet protestës

admin
Last updated: 28/07/2026 14:28
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 28 korrik, Zhurnal.mk – Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, dënoi sot dhunën e ushtruar sipas tij ndaj protestuesve gjatë protestës së zhvilluar një ditë më parë para ambienteve të Kuvendit, duke e cilësuar atë si “dhunë shtazore” dhe duke akuzuar qeverinë për represion ndaj qytetarëve.

Në një deklaratë për mediet, Berisha tha se gjatë protestës janë agresuar gra me fëmijë të vegjël, qytetarë që nuk kishin lidhje me protestën, si edhe janë kërcënuar qytetarë vetëm pse po protestonin në mënyrë paqësore.

“Dua të dënoj me forcën më të madhe dhunën e egër shtazore të përdorur dje kundër protestuesve. Janë agresuar gra me fëmijë të vegjël me karroca. Janë agresuar qytetarë pa asnjë lidhje me protestën. Janë agresuar dhe kërcënuar me jetë eksponentë të protestës, vetëm e vetëm se po protestonin në mënyrën më paqësore”, tha ai.

Sipas tij “aktet e dhunës shtazore të ushtruara këto ditë ndaj protestuesve paqësorë janë dëshmi e plotë e fytyrës kriminale të këtij regjimi diktatorial”.

“Duke dënuar ato me forcën më të madhe, u bëj thirrje të gjithë anëtarëve dhe mbështetësve të Partisë Demokratike, të gjithë qytetarëve, të bashkohen dhe të mbështesin këtë protestë për të realizuar largimin e këtij regjimi, ndër më të këqijtë që kanë njohur shqiptarët në histori”, tha ai.

Berisha deklaroi se kërkesat e protestës qytetare janë në mbrojtje të interesave të shqiptarëve, të cilat, sipas tij, po dëmtohen nga qeverisja aktuale.

“Është koha që çdo qytetar shqiptar të japë kontributin e tij për shpëtimin e vendit.  Kërkesat e lëvizjes së protestës rinore qytetare, janë kërkesa të çdo qytetari të ndershëm shqiptar. Janë kërkesa në mbrojtje të interesave jetike të shqiptarëve, interesa të kërcënuara në mënyrë fatale nga organizata kriminale dhe qeverisja shqiptare dhe kreu i saj Edi Rama që plaçkisin çdo orë, çdo ditë, çdo javë, çdo muaj, dhe varfërojnë në mënyrë të të tmerrshme shqiptarët”, tha Berisha.

Ai ftoi demokratët të japin kontributin e tyre në këtë moment, që sipas tij, është historik.

You Might Also Like

Shkelje në tendera, GJKKO dënon gjashtë ish-zyrtarë të Bashkisë së Divjakës

DASH: Shqipëria mbetet objektiv i sulmeve kibernetike të Iranit dhe Rusisë

Salla në Kurbin: “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, mundësi financimi për fermerët dhe bizneset bujqësore

Manja: PS do të depozitojë kallëzim në SPAK për Shehajn

Karakaçi inspekton punimet e bajpasit të Tiranës: Nyje strategjike për lidhjen e korridoreve kombëtare

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Aksidenti fatal në Shkup-Bllacë, familja angazhon avokat
Next Article Ligji për përfaqësim të drejtë mbetet i bllokuar në Kuvend, BDI dhe VLEN me akuza të ndërsjella
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Gjashtë muaj pa përgjigje, hetimet për ndotjen e ujit në Strugë ende vazhdojnë
Maqedoni
Ministria e Shëndetësisë vendos mbikëqyrje të shtuar në Gostivar, monitorim nga ethet dhe hepatiti
Maqedoni
Shkelje në tendera, GJKKO dënon gjashtë ish-zyrtarë të Bashkisë së Divjakës
Shqipëri
Levicа: Derisa VMRO‑DPMNE mburret me “investime historike”, Gostivari e zbardhi kolapsin e menaxhimit të tyre
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?