By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Manja: PS do të depozitojë kallëzim në SPAK për Shehajn
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Manja: PS do të depozitojë kallëzim në SPAK për Shehajn
Shqipëri

Manja: PS do të depozitojë kallëzim në SPAK për Shehajn

admin
Last updated: 28/07/2026 14:31
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 28 korrik, Zhurnal.mk – Sekretari i Sekretariatit për Procedurat, Votimet dhe Etikën, Ulsi Manja, paralajmëroi sot se PS do të depozitojë kallëzim penal në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ndaj kryetarit të partisë “Mundësia”, deputetit Agron Shehaj, pasi mori pa autorizim marrëveshjen konfidenciale të huasë me SHBA-në.

Manja shpjegoi se elementët e veprës penale nuk janë kompetencë e komisionit të Etikës dhe se do të jetë vetë Partia Socialiste që do ta depozitojë në SPAK kallëzimin për kreun e Partisë Mundësia.

“Elementët e veprës penale nuk janë kompetencë e këtij sekretariati. Do ketë një referim të kallëzimit ndaj Shehajt në SPAK dhe të gjithë elementët që kanë të bëjnë me shkelje të konfidencialitetit, nxjerrjen e dokumentit jashtë asaj salle por edhe me veprimet që pasuan nxjerrjen e këtij dokumenti, i takon organeve hetimore”, tha Manja.

Manja deklaroi se masa disiplinore ndaj deputetit Agron Shehaj u mor pas një rasti që, sipas tij, ishte i paprecedentë për Kuvendin e Shqipërisë.

Sipas Manjës, dokumenti në fjalë ishte konfidencial dhe, sipas udhëzimeve të kryetarit të Kuvendit, duhej të lexohej vetëm në sallën “Gerti Bogdani”. Deputetët, tha ai, e merrnin dokumentin pasi nënshkruanin deklaratën e konfidencialitetit, e lexonin në sallë dhe më pas ia dorëzonin punonjëses së ngarkuar.

Manja tha se Shehaj e mori dokumentin dhe e nxori jashtë sallës, ndonëse ende brenda ambienteve të Kuvendit, duke shkelur rregullat e përcaktuara.

“Rasti i Shehajt është rast i përsëritur. Sekretariati për procedurat, votimet dhe etikën, edhe herë të tjera ka marrë masa disiplinore ndaj deputetit Shehaj. Rasti është i paprecedentë, të paktën për mua si sekretar në kaq vite që jam deputet në Kuvendin e Shqipërisë, ku të jetë fshirë vija e respektit reciprok ndërmjet deputetëve, por dhe stafeve që na mundësojnë të ushtrojmë detyrën tonë si deputet. Është shumë i qartë deklarimi i kryetarit të Kuvendit dje, që dokumenti është konfidencial dhe deputetët ftohen ta lexojnë sipas rregullave të përcaktuara në sallën “Gerti Bogdani”.

“Do të thotë që secili prej deputetëve, kundrejt nënshkrimit të deklaratës së konfidencialitetit, e merr atë dokument, ulet dhe e lexon në atë sallë dhe përsëri e dorëzon atë dokument punonjëses së ngarkuar me këtë detyrë, që në rastin konkret, zonja ishte dhe këshilltare e Komisionit të Sigurisë, në dijeninë time. Lexon dokumentin dhe e lë aty. Zoti Shehaj, e patë të gjithë publikisht, e mori dokumentin, e nxori jashtë sallës, por përsëri brenda mjediseve të Kuvendit, ama deklarimi publik i kryetarit të Kuvendit ishte që kjo marrëveshje do të lexohet në sallën “Gerti Bogdani”. Pastaj i keni parë të gjitha ato pamje, se ka një lidhje shkak-pasojë, të gjitha ato pamje të rënda që mua nuk më mbetet gjë tjetër veçse t’i uroj punonjëses sonë, që dje u lëndua nga ky veprim, shërim sa më të shpejtë dhe sinqerisht uroj që kjo të mos ndodhë më. Ky rast të jetë i pari dhe i fundit ku shkelet kjo vijë respekti”, u shpreh Manja.

You Might Also Like

Shkelje në tendera, GJKKO dënon gjashtë ish-zyrtarë të Bashkisë së Divjakës

DASH: Shqipëria mbetet objektiv i sulmeve kibernetike të Iranit dhe Rusisë

Salla në Kurbin: “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, mundësi financimi për fermerët dhe bizneset bujqësore

Berisha: Dënoj dhunën ndaj protestuesve, çdo qytetar t’i bashkohet protestës

Karakaçi inspekton punimet e bajpasit të Tiranës: Nyje strategjike për lidhjen e korridoreve kombëtare

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Ligji për përfaqësim të drejtë mbetet i bllokuar në Kuvend, BDI dhe VLEN me akuza të ndërsjella
Next Article Dizeli afrohet në 100 denarë, Qeveria shqyrton masa për çmimet e karburanteve
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Gjashtë muaj pa përgjigje, hetimet për ndotjen e ujit në Strugë ende vazhdojnë
Maqedoni
Ministria e Shëndetësisë vendos mbikëqyrje të shtuar në Gostivar, monitorim nga ethet dhe hepatiti
Maqedoni
Shkelje në tendera, GJKKO dënon gjashtë ish-zyrtarë të Bashkisë së Divjakës
Shqipëri
Levicа: Derisa VMRO‑DPMNE mburret me “investime historike”, Gostivari e zbardhi kolapsin e menaxhimit të tyre
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?