By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Mickoski: Bujqësia po shënon përparim të fortë, akumulimet janë mbi 70 për qind
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Mickoski: Bujqësia po shënon përparim të fortë, akumulimet janë mbi 70 për qind
MaqedoniTOP LAJM

Mickoski: Bujqësia po shënon përparim të fortë, akumulimet janë mbi 70 për qind

admin
Last updated: 28/07/2026 15:34
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup,, 28 korrik, Zhurnal.mk – Kryeministri Hristijan Mickoski vlerësoi se Qeveria ka arritur përparim të rëndësishëm në sektorin bujqësor, duke theksuar se gjendja aktuale është dukshëm më e mirë krahasuar me periudhën e një viti më parë. Si rezultate kyçe ai përmendi rritjen e nivelit të akumulimeve për ujitje, pagesën e rregullt të subvencioneve, stabilizimin e ndërmarrjeve publike dhe rritjen e prodhimit e çmimeve të grumbullimit të duhanit dhe rrushit, njofton MIA.

Gjatë vizitës në Komunën e Ilindenit, Mickoski kujtoi se në gusht të vitit të kaluar akumulimet për ujitje kanë qenë të mbushura vetëm 8%, ndërsa sot niveli i tyre tejkalon 70%.

„Me menaxhim të kujdesshëm dhe me mënyrën se si funksionon kjo Qeveri, kapaciteti i akumulimeve është rritur pothuajse dhjetëfish. Kur bëhen krahasime, duhet parë si ka qenë më herët dhe si është gjendja sot, e jo të flitet mbi bazë ndjenjash“, tha Mickoski.

Ai rikujtoi se në momentin e marrjes së pushtetit, punonjësit e ujësjellësit dhe të Ndërmarrjes Pyjore Kombëtare kishin tre paga të pashlyera, ndërsa pagesa e subvencioneve bujqësore vonohej për gati dy programe vjetore.

Sipas tij, gjendja sot është e stabilizuar dhe është zhbllokuar edhe kredia prej 80 milionë eurosh nga Banka KfW, e cila do të përdoret për realizimin e tre projekteve të reja për ujitje.

„Me projektin Straishtë tashmë po fillojmë përgatitjen e procedurës së tenderimit. Bëhet fjalë për një projekt për të cilin qytetarët kanë paguar interes për shtatë vjet, pa asnjë realizim. Tani më në fund po e vëmë në funksion“, tha Mickoski.

Kryeministri theksoi se rezultate pozitive po shënohen edhe në prodhimin e duhanit dhe të rrushit.

„Grumbullimi i duhanit është rritur nga rreth 16 milionë në 26 milionë kilogramë, ndërsa çmimi i grumbullimit është rritur nga 150–160 denarë në 420–430 denarë për kilogram. Në vreshtari, këtë vit presim rendiment prej rreth 120 milionë kilogramësh, krahasuar me 60–70 milionë më herët. Këto janë tregues konkretë që nuk mund të kontestohen“, tha Mickoski.

Ai shtoi se Qeveria do të vazhdojë me politikat e orientuara drejt modernizimit dhe zhvillimit të mëtejshëm të bujqësisë.

You Might Also Like

Gjashtë muaj pa përgjigje, hetimet për ndotjen e ujit në Strugë ende vazhdojnë

Ministria e Shëndetësisë vendos mbikëqyrje të shtuar në Gostivar, monitorim nga ethet dhe hepatiti

Levicа: Derisa VMRO‑DPMNE mburret me “investime historike”, Gostivari e zbardhi kolapsin e menaxhimit të tyre

Bllokimi i ligjeve në Kuvend, kryeministri fajin e hedh tek opozita

Mickoski: Raportoni korrupsionin, kemi treguar dhe dëshmuar se jemi të aftë të bëjmë reforma

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Yung Filly pranon në gjykatë se e kafshoi gruan, mohon akuzat për përdhunim
Next Article Sali: Bashkëpunimi me Turqinë vazhdon të forcojë kapacitetet institucionale dhe procesin e integrimit evropian
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Gjashtë muaj pa përgjigje, hetimet për ndotjen e ujit në Strugë ende vazhdojnë
Maqedoni
Ministria e Shëndetësisë vendos mbikëqyrje të shtuar në Gostivar, monitorim nga ethet dhe hepatiti
Maqedoni
Shkelje në tendera, GJKKO dënon gjashtë ish-zyrtarë të Bashkisë së Divjakës
Shqipëri
Levicа: Derisa VMRO‑DPMNE mburret me “investime historike”, Gostivari e zbardhi kolapsin e menaxhimit të tyre
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?