By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Sali: Bashkëpunimi me Turqinë vazhdon të forcojë kapacitetet institucionale dhe procesin e integrimit evropian
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Sali: Bashkëpunimi me Turqinë vazhdon të forcojë kapacitetet institucionale dhe procesin e integrimit evropian
Maqedoni

Sali: Bashkëpunimi me Turqinë vazhdon të forcojë kapacitetet institucionale dhe procesin e integrimit evropian

admin
Last updated: 28/07/2026 15:47
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 28 korrik, Zhurnal.mk – Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, mbajti fjalim në hapjen e programit të trajnimit për Menaxhimin e Ciklit të Projekteve në kuadër të iniciativës IPABRIDGE, i cili po mbahet në Shkup nga 28 deri më 31 korrik 2026.

Në fjalën e tij, Ministri Sali shprehu mirënjohje të veçantë ndaj Qeverisë së Republikës së Türkiye-s, Drejtorisë për Çështje të Bashkimit Evropian dhe partnerëve turq për mbështetjen e vazhdueshme, bashkëpunimin e sinqertë dhe gatishmërinë për të ndarë ekspertizë dhe përvojë praktike.

“Türkiye ka qenë dhe vazhdon të jetë një partner i besueshëm në rrugën tonë evropiane. Mbështetja e saj në ngritjen e kapaciteteve administrative dhe institucionale është me rëndësi të veçantë për përgatitjen e vendit tonë për përgjegjësitë që lidhen me anëtarësimin e ardhshëm në Bashkimin Evropian”, theksoi Sali.

Programi i trajnimit përfshin tema të rëndësishme si menaxhimi i ciklit të projekteve, korniza financiare IPA III, analiza e palëve të interesit, matrica e kornizës logjike, buxhetimi, monitorimi dhe raportimi. Qëllimi është forcimi i njohurive dhe aftësive praktike të administratës për përgatitjen dhe zbatimin më cilësor të projekteve të financuara nga Bashkimi Evropian.

Ministri Sali theksoi se bashkëpunimi me Türkiye-n do të vazhdojë dhe do të zgjerohet edhe në të ardhmen përmes aktiviteteve të përbashkëta, shkëmbimit të ekspertizës dhe iniciativave për forcimin e kapaciteteve institucionale.

“Presim që ky partneritet të vazhdojë të zhvillohet dhe të sjellë rezultate konkrete për institucionet tona dhe për qytetarët”, përfundoi Ministri Sali.

You Might Also Like

Gjashtë muaj pa përgjigje, hetimet për ndotjen e ujit në Strugë ende vazhdojnë

Ministria e Shëndetësisë vendos mbikëqyrje të shtuar në Gostivar, monitorim nga ethet dhe hepatiti

Levicа: Derisa VMRO‑DPMNE mburret me “investime historike”, Gostivari e zbardhi kolapsin e menaxhimit të tyre

Bllokimi i ligjeve në Kuvend, kryeministri fajin e hedh tek opozita

Mickoski: Raportoni korrupsionin, kemi treguar dhe dëshmuar se jemi të aftë të bëjmë reforma

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Mickoski: Bujqësia po shënon përparim të fortë, akumulimet janë mbi 70 për qind
Next Article Në korrik janë paguar mbi 560 milionë denarë për kompensime për pushim mjekësor, pjesa më e madhe për lejet e lindjes
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Gjashtë muaj pa përgjigje, hetimet për ndotjen e ujit në Strugë ende vazhdojnë
Maqedoni
Ministria e Shëndetësisë vendos mbikëqyrje të shtuar në Gostivar, monitorim nga ethet dhe hepatiti
Maqedoni
Shkelje në tendera, GJKKO dënon gjashtë ish-zyrtarë të Bashkisë së Divjakës
Shqipëri
Levicа: Derisa VMRO‑DPMNE mburret me “investime historike”, Gostivari e zbardhi kolapsin e menaxhimit të tyre
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?