By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: “Ligji mund të ketë mangësi”, reflektim i VLEN‑it apo gabim i Gashit?
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Editorial > “Ligji mund të ketë mangësi”, reflektim i VLEN‑it apo gabim i Gashit?
EditorialMaqedoniRekomanduarTOP LAJM

“Ligji mund të ketë mangësi”, reflektim i VLEN‑it apo gabim i Gashit?

admin
Last updated: 31/07/2026 11:01
By admin 6 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 30 korrik, Zhurnal.mk – Ligji për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, i paralajmëruar para dy vitesh dhe tashmë në fazën finale, ka hapur një debat të ri politik. Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, doli para mediave dhe artikuloi një fjali që nuk lë hapësirë për keqkuptim apo keqinterpretim tha se “Ligji mund të ketë mangësi.” Kjo deklaratë shënon një kthesë të vogël në narrativën e pushtetit nga bindja se ligji është zgjidhja ideale, drejt pranimit se hapësira për korrigjim ekziston. Në terrenin politik, kjo fjali ka peshë sepse ligji ka prodhuar dy taborë të qartë opozita e sheh si të rrezikshëm, ndërsa pushteti e quan zgjidhjen e duhur. Deklarata e Gashit i vendos të dyja palët në një terren të ri pranim i mangësive, por insistim se ligji duhet të kalojë mbetet, shkruan Zhurnal.

Ligji mund të ketë mangësi  çfarë tha Afrim Gashi?

Para gazetarëve, Gashi theksoi se ky ligj është pritur 22 vite, duke e pozicionuar si një nevojë të kahershme institucionale. Ai pranoi se ligji nuk është perfekt, por shtoi se “më mirë të kemi ligj, sesa të mos kemi fare.”

Ai theksoi se ligji është sjellë me procedurë të rregullt, me debat publik dhe me pjesëmarrjen e ekspertëve, duke kundërshtuar akuzat se procesi ka qenë i mbyllur apo i kontrabanduar:

“Nuk është ideja që të kontrabandohet diçka për të cilën ne punojmë për dy vjet me pjesëmarrje të ekspertëve. Ligji është sjellë me procedurë të rregullt dhe me debat publik.”

Gashi shtoi se mangësitë që përmenden nga opozita janë ende të supozuar.

“Nuk kemi thënë që ligji është perfekt, ai mund të ketë mangësi, por mangësitë po supozohen”

Cilat mund të jenë mangësitë e këtij Ligji?

Opozita shqiptare por edhe ekspert të fushës të pavarur politikisht kanë artikuluar disa kritika të qarta, të cilat ia vlen të analizohen në mënyrë kronologjike dhe të argumentuar.

Duke filluar nga rreziku i zëvendësimit të Balancerit me një mekanizëm më të dobët. Figura profesionale si Mersim Maksuti dhe deputetë të tjerë opozitarë kanë paralajmëruar se ligji i ri mund të krijojë një sistem më pak të detyrueshëm sesa Balanceri.

Argumenti i tyre është se pa mekanizma të fortë kontrolli, përfaqësimi i drejtë mund të mbetet deklarativ dhe jo i zbatueshëm në praktikë.

Si vërejtje e dytë është dhënë fakti që ka paqartësi në mënyrën e matjes së përfaqësimit. Opozita ka ngritur shqetësimin se ligji nuk specifikon qartë si matet përfaqësimi, cilat institucione monitorojnë zbatimin dhe cilat sanksione aplikohen në rast shkeljesh.

Kjo paqartësi, sipas tyre, mund të hapë derën për interpretim politik dhe selektiv, duke e bërë ligjin të cenueshëm në zbatim. Çështja tjetër që është po aq e rëndësishme ka të bëjë me politizim të Trupit Koordinues pranë Qeverisë. Ku Ligji parashikon një Trup Koordinues, i cili do të monitorojë zbatimin e përfaqësimit të drejtë. Opozita druhet se ky trup mund të shndërrohet në një mekanizëm politik, jo profesional, duke e bërë ligjin instrument të pushtetit, jo të barazisë reale.

Në thelb, kritikat e opozitës nuk janë thjesht teknike ato janë politike frika se ligji mund të përdoret për të legjitimuar një sistem të kontrolluar nga pushteti, jo për të garantuar barazi reale në administratë.

Reflektim i VLEN‑it apo gabim i Gashit?

Deklarata e Afrim Gashit mund të interpretohet në dy mënyra. E para se VLEN ka ndërtuar narrativën se ky ligj është zgjidhja e duhur, por jo e përkryer. Pranimi i mangësive është pjesë e strategjisë së tyre të tregojnë se janë të hapur për debat, të shmangin perceptimin e imponimit ose të mënjanojnë bllokadat që po ndodhin sot e kësaj dite.

Megjithatë, në aspekt komunikues, fjalia “Ligji mund të ketë mangësi” mund të shihet si rrëshqitje pasi pushteti deri tani ka mbrojtur ligjin si “zgjidhjen ideale”.

Pranimi i mangësive i jep opozitës argument shtesë. Krijon perceptimin se ligji po kalon me ngut, pa u përmirësuar plotësisht. Në një moment kur ligji është në fazën finale, çdo pranim i dobësive mund të interpretohet si lëkundje e sigurisë politike për të kaluar po i njëjti ligj.

Se a do të arrijë pushteti ta menaxhojë fazën finale të debatit pa e dëmtuar kredibilitetin e ligjit?  Kjo do të varet nga mënyra se si VLEN dhe Gashi do ta artikulojnë më tej nevojën për ligj dhe sa hapësirë do t’i japin korrigjimit të mangësive që vetë i pranuan. /Zhurnal.mk

You Might Also Like

Von der Leyen: Rusia po përpiqet të mbjellë frikë në Evropë, por nuk do t’ia dalë

Kulla: Serbia synon përçarjen fetare të shqiptarëve, askush tjetër nuk ka interes për këtë

Tetë organizata të shoqërisë civile kërkojnë nga Qeveria shkarkimin e drejtorit të Agjencisë për Realizimin e të Drejtave të Bashkësive

Xhabir Doko: Shteti ka probleme serioze jo vetëm në politikën e jashtme, por edhe me ekonominë dhe marrëdhëniet ndëretnike

Nesër pa energji elektrike disa pjesë të Tetovës

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article “Ëndërroja çdo ditë të luaja me Messin”, Casemiro zemëron tifozët e Real Madridit
Next Article Policia dhe Dogana parandalojnë dy raste të kontrabandimit me mallra në kufi me Serbinë
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Von der Leyen: Rusia po përpiqet të mbjellë frikë në Evropë, por nuk do t’ia dalë
Maqedoni TOP LAJM
Kulla: Serbia synon përçarjen fetare të shqiptarëve, askush tjetër nuk ka interes për këtë
Kosovë Maqedoni
Gojnovci: LDK-ja e ka goditur vetveten politikisht
Kosovë
Tetë organizata të shoqërisë civile kërkojnë nga Qeveria shkarkimin e drejtorit të Agjencisë për Realizimin e të Drejtave të Bashkësive
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?