By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Drejtoria e Burgjeve dhe AKMC marrëveshje për reagimin ndaj situatave të emergjencave civile
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Drejtoria e Burgjeve dhe AKMC marrëveshje për reagimin ndaj situatave të emergjencave civile
Shqipëri

Drejtoria e Burgjeve dhe AKMC marrëveshje për reagimin ndaj situatave të emergjencave civile

admin
Last updated: 31/07/2026 11:20
By admin 1 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 31 korrik, Zhurnal.mk – Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi, duke shënuar një hap të rëndësishëm në forcimin e koordinimit ndërinstitucional dhe rritjen e kapaciteteve në fushën e mbrojtjes civile.

Marrëveshja u nënshkrua nga drejtori i përgjithshëm i Burgjeve, Adriatik Kupi, dhe drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako.

Siç njofton Drejtoria e Burgjeve, bashkëpunimi synon zhvillimin e trajnimeve, ushtrimeve dhe stërvitjeve të përbashkëta, shkëmbimin e ekspertizës profesionale, si dhe hartimin e programeve që forcojnë përgatitjen dhe reagimin ndaj situatave të emergjencave civile.

“Përmes kësaj marrëveshjeje, të dy institucionet angazhohen të bashkëpunojnë për ngritjen e kapaciteteve profesionale, përmirësimin e gatishmërisë operacionale dhe forcimin e mekanizmave të reagimit, në funksion të rritjes së sigurisë dhe mbrojtjes së jetës”, njoftoi drejtoria e burgjeve.

Sipas drejtorisë së Burgjeve, ky partneritet përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt ndërtimit të një sistemi më të koordinuar, më të përgatitur dhe më efektiv për menaxhimin e emergjencave civile, duke forcuar bashkëpunimin ndërinstitucional në shërbim të interesit publik.

You Might Also Like

Alarm në burgjet shqiptare: 57 gra e vajza në Pojskë pa gjinekolog

Dita e 15-të e tubimit në Tiranë/ Protestuesit zhvendosen përpara Kryeministrisë, i vënë flakën një peme

Berisha: PD do të anulojë paketën e re fiskale, taksë të sheshtë 10% dhe TVSH 6%

Protesta e studentëve, të rinjtë djegin kartona para Ministrisë së Arsimit dhe marshojnë drejt Kryeministrisë

Zgjedhjet lokale 2027, presidenti Begaj thërret grupet parlamentare për të konsultuar datën

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Të diplomuarit shqiptarë, më të goditurit nga sistemi i vjetruar i rangimit në administrate
Next Article Të paktën 51 të vdekur pas rrëshqitjeve masive të dheut
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Taravari takohet me ambasadorin e BE-së, Michalis Rokas: Integrimi evropian mbetet prioritet
Maqedoni
Ky do të jetë roli i pjesëtarëve të FSK-së gjatë misionit në Gaza
Kosovë
Tragjedi në Mal të Zi: Burri vrẹt gruan me ạrmë, pastaj vetën
Bota
Alarm në burgjet shqiptare: 57 gra e vajza në Pojskë pa gjinekolog
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?