By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Të paktën 51 të vdekur pas rrëshqitjeve masive të dheut
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Të paktën 51 të vdekur pas rrëshqitjeve masive të dheut
Bota

Të paktën 51 të vdekur pas rrëshqitjeve masive të dheut

admin
Last updated: 31/07/2026 11:22
By admin 1 Min Read
Share
SHARE

Pekin, 31 korrik, Zhurnal.mk – Numri i viktimave nga rrëshqitja masive e dheut në jugperëndim të Kinës ka arritur në 51, gati dy javë pas tragjedisë, raportoi sot media shtetërore.

Sipas agjencisë shtetërore “Hsinhua”, duke cituar autoritetet lokale, 10 persona rezultojnë ende të zhdukur pas rrëshqitjes së dheut në një periferi të metropolit të Chongqing.

Bilanci i mëparshëm zyrtar ishte 41 të vdekur dhe 20 të zhdukur.

Fatkeqësia ndodhi më 17 korrik në qarkun Pengshui, i cili është nën administrimin e qytetit të Chongqing.

Pas reshjeve të dendura të shiut, masa të mëdha dheu dhe shkëmbinj gjigantë u shkëputën nga një shpat mali, duke mbuluar më shumë se 10 ndërtesa banimi.

Materialet e e përfshira nga rrëshqitjet përfunduan në lumin Wujiang, që ndodhet në fund të shpatit.

Autoritetet njoftuan se kërkimet në tokë, kanë përfunduar pas disa ditësh operacionesh intensive, nga zjarrfikësit dhe ekipet e emergjencës.

Ndërkohë, kërkimet për viktima në lumin Wujiang vazhdojnë ende.

Reshjet e dendura të verës, shkaktojnë rregullisht përmbytje dhe rrëshqitje dheu në Kinë, fatkeqësi natyrore që çdo vit marrin jetë njerëzish.

You Might Also Like

Tërmet i fortë godet Napolin, dëme të shumta nga rrëshqitjet e dheut! Momenti kur njerëzit dalin me vrap në rrugë

Aeroplani i parë ushtarak amerikan u ul në bazën ajrore në Bullgari

Meloni: Imazhe tronditëse nga Ceuta, pezullohet marrëveshja e Shengenit për lëvizjen e lirë nga Spanja

Franca forcon kontrollet në kufirin me Spanjën pas fluksit të madh të emigrantëve në Ceuta

Kamioni i djegur në rrugë shkakton radhë kilometrike në Morinë për të hyrë në Kosovë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Drejtoria e Burgjeve dhe AKMC marrëveshje për reagimin ndaj situatave të emergjencave civile
Next Article Spanja mbyll pikëkalimin kufitar Melilla me Marokun pas tentativës për hyrje masive
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Grenell vizitoi privatisht Shkupin, u takua me Mickoskin dhe Muçunskin
Maqedoni
Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë
Kosovë
Nis gjyqi për masakrën e Reçakut
Kosovë
Qytetarët marshojnë në bulevard dhe kërkojnë dorëheqjen e Ramës: Ju erdhi fundi
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?