By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ishte një ndër iniciatorët e shkarkimit të Abdixhikut, reagon Zemaj
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Ishte një ndër iniciatorët e shkarkimit të Abdixhikut, reagon Zemaj
Kosovë

Ishte një ndër iniciatorët e shkarkimit të Abdixhikut, reagon Zemaj

admin
Last updated: 31/07/2026 13:20
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 31 korrik, Zhurnal.mk – Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, ka reaguar pas vendimit të anëtarësisë së partisë për vazhdimin e mandatit të kryetarit aktual, Lumir Abdixhikut.

Zemaj ka thënë se 51 për qind e delegatëve të pranishëm u shprehën në favor të vazhdimit të mandatit, duke theksuar se ky është një vendim politik që duhet respektuar.

“LDK mbetet e vetmja shtëpi e demokracisë në Kosovë, ku anëtarësia vendos me votën e saj”, ka shkruar Zemaj.

Ai ka shtuar se vazhdon të besojë se vetëm një LDK e fuqishme mund t’i shërbejë një Kosove të fortë, ndërsa ka bërë thirrje për angazhim të përbashkët për ringritjen e partisë.

“Përkushtimin për ringritjen e LDK-së e kemi obligim të gjithë”, ka përfunduar ai.

Ndërkohë, gjatë ditës ka reaguar edhe deputetja Hykmete Bajrami. Ajo ka pranuar se ishte pjesë e delegatëve që kërkuan ndryshim në LDK.

“Po, unë isha në mesin e 152 delegatëve që besuam se LDK-së i duhet ndryshimi, por ishin 170 të tjerë, të cilët mbrëmë patën mendim ndryshe”, ka shkruar Bajrami.

Ndryshe, Abdixhiku i ka mbijetuar nismës për shkarkimin e tij nga kreu i LDK-së, duke siguruar mbështetjen e shumicës së delegatëve në Kuvendin e jashtëzakonshëm të partisë.

Kujtojmë se 170 delegatë votuan kundër shkarkimit të Abdixhikut, duke mbështetur vazhdimin e mandatit të tij si kryetar. Ndërkaq, 152 delegatë votuan për shkarkimin dhe pesë fletëvotime u shpallën të pavlefshme.

You Might Also Like

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë

Nis gjyqi për masakrën e Reçakut

Rreth 6 mijë euro barna të padeklaruara kapen në kufirin Kosovë-Serbi

Agron Limani emërohet Kryesues i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur

Këto janë vendimet e marra në Kuvendin e LDK-së

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Manasievski: Filipçe nuk ka të drejtë të sillet si mbrojtës i shëndetit publik, ai ka qenë drejtpërdrejt i përfshirë në helmimin e qytetarëve për vite
Next Article Dua Lipa numëron orët deri në Sunny Hill Festival, këngëtarja viziton hapësirën e festivalit para nisjes
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Grenell vizitoi privatisht Shkupin, u takua me Mickoskin dhe Muçunskin
Maqedoni
Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë
Kosovë
Nis gjyqi për masakrën e Reçakut
Kosovë
Qytetarët marshojnë në bulevard dhe kërkojnë dorëheqjen e Ramës: Ju erdhi fundi
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?