By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Berisha: Reforma territoriale me 46 bashki nxit shpopullimin dhe cenon shërbimet lokale
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Berisha: Reforma territoriale me 46 bashki nxit shpopullimin dhe cenon shërbimet lokale
Shqipëri

Berisha: Reforma territoriale me 46 bashki nxit shpopullimin dhe cenon shërbimet lokale

admin
Last updated: 31/07/2026 13:27
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 31 korrik, Zhurnal.mk – Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha e cilësoi reformën territoriale të vitit 2014 si një “antireformë”, duke theksuar se ajo ka ndikuar në shpopullimin e zonave rurale dhe në përkeqësimin e shërbimeve për komunitetet lokale.

Gjatë një konference për mediet sot, Berisha tha se reduktimi i njësive të qeverisjes vendore nga 410 komuna e bashki në 61 bashki solli humbjen e shërbimeve dhe të përfaqësimit të drejtpërdrejtë për një pjesë të madhe të popullsisë.

Sipas Berishës, reforma ka ndikuar negativisht në zhvillimin e Shqipërisë rurale, duke frenuar investimet dhe duke shtuar emigracionin. Berisha tha se në shumë ish-komuna nuk janë kryer investime që prej vitit 2013, duke përmendur si shembuj Shëngjergjin, Baldushkun, Prezën dhe Ndroqin.

“Antireforma territoriale e vitit 2014 u faktua në përfundimtare si një Levë Arkimedi për shpopullimin e Shqipërisë. Reforma që u përdor në vitin 2014, që solli nga 410 njësi vendore, bashki dhe komuna të marra së bashku, gjithsej 61 bashki apo njësi të qeverisjes vendore, ishte goditja më e rëndë që ajo që mund ta quajmë Shqipëria rurale, mori, dhe në tërësi Shqipëria, pasi pa Shqipëri rurale të zhvilluar nuk mund të ketë Shqipëri të zhvilluar. Mbi 45 për qind e popullatës humbi shërbimet, humbi qeverisjen direkte me njerëz të zgjedhur prej saj. Humbi të gjithë perspektivën e jetesës në komunat ku jetonin”, tha Berisha.

Berisha u ndal edhe te procesi i rishikimit të hartës territoriale, duke deklaruar se qeveria synon të reduktojë numrin e bashkive nga 61, në 46. Sipas tij, një veprim i tillë do të thellonte problemet e komuniteteve lokale dhe do të nxiste më tej shpopullimin.

Berisha theksoi se Partia Demokratike mbështet hartimin e një reforme të re territoriale, të cilën e konsideroi të domosdoshme për forcimin e qeverisjes vendore dhe krijimin e kushteve për zhvillimin dhe ripopullimin e zonave rurale.

Sipas tij mazhoranca tërhoq në mënyrë të njëanshme nga procesi i konsultimeve për reformën territoriale, pasi konstatoi pakënaqësi të gjerë ndaj reformës ekzistuese.

“E kuptoi se reforma territoriale ka ngjallur një pakënaqësi të madhe dhe se kudo që shkuan në konsulta, u mbështetën sugjerimet dhe qëndrimet e përfaqësuesve të PD.  U tërhoq në mënyrë të njëanshme, të padenjë, paraqiti në parlament një raport që nuk u paraqit në komision, që nuk mund të paraqitej kurrë në parlament, dhe e publikoi atë në të cilin tregon se në krimin e tij monstruoz kundër shqiptarëve nuk ndalet, do të heqë edhe 15 bashki të tjera, të reduktojë numrin e bashkive në vendin më malor të Evropës. Në vendin që 80 për qind të sipërfaqes e ka male dhe kodra, ta përqendrojë në pëllëmbën e tij të zezë të dorës vetëm për qëllime shpopullimi, për qëllimi pasurimi, etj.”, tha ai.

You Might Also Like

Qytetarët marshojnë në bulevard dhe kërkojnë dorëheqjen e Ramës: Ju erdhi fundi

Depozitohet në Kuvend raporti i PS për Reformën Territoriale: Numri i bashkive ulet nga 61 në 46

Koçeku replikon me Braçen për hipotekën e pronës dhe agroturizmit: Zero dokumente në tre breza, ka munguar vullneti i shtetit

Bardhi: Vendimi i PS-së konfirmon mungesën e vullnetit për reformë territoriale gjithëpërfshirëse

SPAK: Ballukut iu komunikuan akte të tjera procedurale

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Ariana Grande trondit fansat me tekstet e guximshme në albumin e ri ‘Petal’
Next Article Rama: Brenda 2028-ës synojmë që ushtria shqiptare të pajiset plotësisht me mjete “Made in Albania”
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Grenell vizitoi privatisht Shkupin, u takua me Mickoskin dhe Muçunskin
Maqedoni
Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë
Kosovë
Nis gjyqi për masakrën e Reçakut
Kosovë
Qytetarët marshojnë në bulevard dhe kërkojnë dorëheqjen e Ramës: Ju erdhi fundi
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?