By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Rama: Brenda 2028-ës synojmë që ushtria shqiptare të pajiset plotësisht me mjete “Made in Albania”
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Rama: Brenda 2028-ës synojmë që ushtria shqiptare të pajiset plotësisht me mjete “Made in Albania”
Shqipëri

Rama: Brenda 2028-ës synojmë që ushtria shqiptare të pajiset plotësisht me mjete “Made in Albania”

admin
Last updated: 31/07/2026 13:31
By admin 6 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 31 korrik, Zhurnal.mk – Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në eventin për marrjen në dorëzim nga Forcat e Armatosura, të 40 mjeteve të para taktike të prodhuara në Shqipëri me standardet e NATO-s nga kompania “Timak Defence”.

Një fjalën e tij kreu i qeverisë, tha se kompania shtetërore KAYO do të jetë në qendër të zhvillimit të industrisë së re të mbrojtjes në Shqipëri, duke theksuar se qeveria synon të prodhojë në vend sa më shumë pajisje dhe mjete ushtarake, në bashkëpunim me kompani ndërkombëtare.

Sipas Ramës, KAYO është një kompani me 100% kapital shtetëror, e krijuar për të koordinuar zhvillimin e industrisë së mbrojtjes dhe për të negociuar të gjitha marrëveshjet me partnerët e huaj.

“Ne nuk jemi më të prirur të blejmë nga jashtë asgjë që mund ta prodhojmë këtu. Ne nuk jemi të prirur të mikpresim këtu kompani të huaja që marrin asetet tona dhe pastaj gjithçka e çojnë jashtë. Ne nuk jemi të prirur që të shohim se si të tjerët fitojnë, ndërkohë që shteti shqiptar thjesht vë në dispozicion asete dhe thjesht merr disa nga të mirat e kësaj pune, që janë teknologjia, punësimi e të tjerë e të tjerë. Por ne duam që çdo kompani që vjen në Shqipëri për të investuar dhe që është e mirëpritur, të pranojë shtetin si ortak”, tha Rama.

Kryeministri tha se KAYO ka nisur tashmë të gjenerojë të ardhura përmes partneriteteve të krijuara dhe se të gjitha kompanitë e interesuara për të investuar në industrinë shqiptare të mbrojtjes do të negociojnë përmes kësaj kompanie.

Rama theksoi se janë prodhuar 40 mjete ushtarake në bashkëpunim me kompaninë “Timak” dhe partnerë ndërkombëtarë të industrisë së automjeteve. Ai nënvizoi se këto mjete do t’i vihen në dispozicion Forcave të Armatosura Shqiptare.

“Flitet shumë këtë kohë për tradhti e për shitje të atdheut e për lloj-lloj idiotësish që mund t’i mbajnë në mend dhe t’i artikulojnë ata të cilët do ta kishin tradhtuar, do ta kishin shitur dhe do t’i kishin bërë të gjitha ato për të cilat akuzojnë. Sepse kështu thotë një fjalë e mençur: “Kush të akuzon pa prova, ose e ka bërë vetë, ose do ta bënte vetë atë për të cilën të akuzon”.

“Por ja, kjo është tradhtia jonë: që sot një kompani e krijuar për të shërbyer si qendër graviteti e industrisë tonë të re të mbrojtjes, 100% aksione të shtetit, ka filluar të arkëtojë të ardhura nga këtë lloj sinergjish. Dhe të gjitha kompanitë që kanë ardhur dhe që do të vijnë nga vendet partnere kanë vetëm një derë për të ulur, për të diskutuar, për të negociuar dhe për të bërë marrëveshje, që është dera e kompanisë KAYO. Së shpejti ne do të jemi përsëri së bashku për të parë të tjera zhvillime që deri dje do të ishin të pabesueshme. Këto mjete janë mjete të prodhuara këtu në vend. Janë 40 mjete të prodhuara në bashkëpunim me kolosë të industrisë së automotivit, të cilët i kanë besuar Timak-ut dhe të cilët kanë nënshkruar marrëveshje me Timak-un, dhe prej të cilëve Timak-u merr pjesë të caktuara dhe pastaj këtu bën të gjithë prodhimin e mjeteve”, tha Rama.

Sipas kreut të qeverisë, objektivi është që deri në vitin 2028 ushtria shqiptare të ketë të gjitha mjetet dhe kapacitetet e nevojshme, nga automjetet e lehta, deri te sistemet më të avancuara, sipas standardeve të NATO-s.

“Plani ynë, që folëm edhe me shefin e Shtabit, të cilin dua ta falënderoj shumë për këtë hov që i ka dhënë gjithë kësaj faze të rilindjes së industrisë ushtarake, brenda vitit 2028 ushtria shqiptare do t’i ketë të gjitha mjetet, të gjitha kapacitetet, që nga makina më e lehtë, deri tek armët më të sofistikuara. Nuk do të ketë më asnjë katërrotak që t’i mungojë Forcave tona të Armatosura. Do të ketë flotë mjetesh të mëdha sipas standardeve të NATO-s për numër forcash për kilometër territor, dhe ndërkohë do të jetë e pajisur me shumëçka tjetër që ka filluar të projektohet dhe të prodhohet në vend.

Kemi marrëveshje me kolosë të industrisë ushtarake, dhe mos u çudisni kur një ditë të vijmë përsëri këtu dhe të ekspozojmë gjëra të prodhuara këtu, të cilat do t’ia japim edhe ushtrisë më të madhe të botës, ushtrisë amerikane, prodhime ‘Made in Albania’. Parafytyroni një ushtar të Shteteve të Bashkuara me një prodhim ‘Made in Albania’ në mesin e pajisjeve të tij! Kush do ta kishte imagjinuar, sikur t’jua thoshin deri jo shumë vite më parë?! Askush”, tha Rama.

You Might Also Like

Qytetarët marshojnë në bulevard dhe kërkojnë dorëheqjen e Ramës: Ju erdhi fundi

Depozitohet në Kuvend raporti i PS për Reformën Territoriale: Numri i bashkive ulet nga 61 në 46

Koçeku replikon me Braçen për hipotekën e pronës dhe agroturizmit: Zero dokumente në tre breza, ka munguar vullneti i shtetit

Bardhi: Vendimi i PS-së konfirmon mungesën e vullnetit për reformë territoriale gjithëpërfshirëse

SPAK: Ballukut iu komunikuan akte të tjera procedurale

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Berisha: Reforma territoriale me 46 bashki nxit shpopullimin dhe cenon shërbimet lokale
Next Article Mickoski: Jemi të orientuar drejt një sistemi shëndetësor modern, këtë vit mbi një miliard euro investime rekorde
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Grenell vizitoi privatisht Shkupin, u takua me Mickoskin dhe Muçunskin
Maqedoni
Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë
Kosovë
Nis gjyqi për masakrën e Reçakut
Kosovë
Qytetarët marshojnë në bulevard dhe kërkojnë dorëheqjen e Ramës: Ju erdhi fundi
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?