By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Mexhiti priti ambasadorin polak Brymora: Kontributi i Adolf Ciborowskit mbetet pjesë e rëndësishme e historisë së Shkupit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Mexhiti priti ambasadorin polak Brymora: Kontributi i Adolf Ciborowskit mbetet pjesë e rëndësishme e historisë së Shkupit
MaqedoniTOP LAJM

Mexhiti priti ambasadorin polak Brymora: Kontributi i Adolf Ciborowskit mbetet pjesë e rëndësishme e historisë së Shkupit

admin
Last updated: 31/07/2026 14:30
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 31 korrik, Zhurnal.mk – Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka pritur në takim ambasadorin e Republikës së Polonisë në Maqedoninë e Veriut, Mariusz Brymora, i cili vizitoi Komunën e Çairit pas vendosjes së pllakës përkujtimore kushtuar urbanistit dhe arkitektit polak Adolf Ciborowski, shkruan Zhurnal.mk.

Sipas njoftimit të Komunës së Çairit, gjatë takimit është biseduar për kontributin e rëndësishëm të Ciborowskit në rindërtimin e Shkupit pas tërmetit katastrofik të vitit 1963, me theks të veçantë në angazhimin e tij për ruajtjen e Çarshisë së Vjetër si një nga simbolet e identitetit urban dhe kulturor të kryeqytetit.

Mexhiti theksoi se takimi ishte një mundësi për të riafirmuar miqësinë ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Polonisë, si dhe për të vlerësuar figurat që kanë lënë gjurmë në historinë e përbashkët të dy vendeve.

“Respekti për personalitetet që kanë kontribuar në historinë tonë të përbashkët krijon ura të forta bashkëpunimi edhe për të ardhmen”, thuhet në njoftim.

Kryetari i Komunës së Çairit e falënderoi ambasadorin Brymora për vizitën dhe për mbështetjen e vazhdueshme në forcimin e marrëdhënieve mes Maqedonisë së Veriut dhe Polonisë.

Vizita vjen pas vendosjes së pllakës përkujtimore në nder të Adolf Ciborowskit, arkitektit dhe urbanistit polak që dha një kontribut të rëndësishëm në planifikimin urbanistik dhe rindërtimin e Shkupit pas tërmetit të vitit 1963.

You Might Also Like

Taravari takohet me ambasadorin e BE-së, Michalis Rokas: Integrimi evropian mbetet prioritet

Alarm për kujdesin shëndetësor në burgje

Digjitalizimi i dokumenteve personale, nga 28 tetori, dokumentet edhe në telefon

Me kazma e lopata, banorët e fshatit Gabër shtrojnë rrugën me gurë

VLEN bashkëpropozon fundin e pasigurisë për punonjësit me kontrata

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Filipçe: Kush garanton se “uji teknik” në Gostivar është i sigurt?
Next Article BDI: Bekim Qoku, lideri de facto i VLEN-it, në një vijë me qëndrimet radikale antishqiptare kundër Marrëveshjes së Ohrit
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Taravari takohet me ambasadorin e BE-së, Michalis Rokas: Integrimi evropian mbetet prioritet
Maqedoni
Ky do të jetë roli i pjesëtarëve të FSK-së gjatë misionit në Gaza
Kosovë
Tragjedi në Mal të Zi: Burri vrẹt gruan me ạrmë, pastaj vetën
Bota
Alarm në burgjet shqiptare: 57 gra e vajza në Pojskë pa gjinekolog
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?