By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: ​Veç Bosnja më “poshtë” se Kosova në zbatimin e Planit të Rritjes, rrezikohen fondet nëse reformat vonohen
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > ​Veç Bosnja më “poshtë” se Kosova në zbatimin e Planit të Rritjes, rrezikohen fondet nëse reformat vonohen
Kosovë

​Veç Bosnja më “poshtë” se Kosova në zbatimin e Planit të Rritjes, rrezikohen fondet nëse reformat vonohen

admin
Last updated: 07/08/2026 10:29
By admin 7 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 7 gusht, Zhurnal.mk – Kosova është ndër vendet që po ecin më ngadalë në zbatimin e reformave të parapara me Planin e Rritjes të Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor, ndërsa vonesat në përmbushjen e detyrimeve mund të çojnë edhe në humbjen e fondeve të destinuara për vendin.

Sipas një materiali të publikuar nga WeBalkans, vendet e Ballkanit Perëndimor po përparojnë me ritme të ndryshme në zbatimin e reformave. Mali i Zi, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë shënuar përparimin më të madh, derisa Bosnjë e Hercegovina dhe Kosova mbeten në fund. Përparimi i Serbisë, ndërkaq, është ngadalësuar kryesisht për shkak të faktorëve të brendshëm.

Kosova deri më tani ka marrë 61.8 milionë euro, nga 882.6 milionë euro sa janë paraparë fillimisht për vendin në kuadër të Planit të Rritjes.

Pas miratimit të Agjendës së Reformave nga Komisioni Evropian, Kosova ka nisur miratimin e legjislacionit të ri, zbatimin e reformave institucionale, digjitalizimin e administratës publike dhe përmirësimin e menaxhimit të financave publike, por procesi po ecën ngadalë, thuhet në këtë material, transmeton KosovaPress.

Një zëdhënës i Komisionit Evropian, i cituar nga WeBalkans, ka bërë të ditur se Kosova dhe Bosnjë e Hercegovina janë të vetmet që ende nuk kanë raportuar formalisht për zbatimin e reformave.

“Që nga maji 2024, Plani i Rritjes i Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor ka sjellë përfitime të prekshme për rajonin dhe qytetarët e tij. Me mbështetjen tonë, partnerët tanë po zbatojnë reforma kyçe që hapin rrugën drejt integrimit të tyre në Bashkimin Evropian”, ka deklaruar zëdhënësi i Komisionit Evropian, duke bërë të ditur se janë miratuar gjashtë Agjenda të Reformave dhe pesë partnerë kanë marrë parafinancim, me përjashtim të Bosnjë e Hercegovinës. “Katër kanë raportuar formalisht për zbatimin e reformave, përkatësisht të gjithë përveç Bosnjë e Hercegovinës dhe Kosovës”.

Nga Brukseli është kërkuar përshpejtimi i reformave, në mënyrë që vendet e rajonit të përmbushin zotimet brenda afateve të përcaktuara.

“Ne u bëjmë thirrje partnerëve tanë që t’i intensifikojnë përpjekjet, në mënyrë që reformat të zbatohen me kohë përpara periudhave të ardhshme të raportimit. Nëse afati i qershorit 2026 nuk përmbushet, të gjithë partnerët, përveç Bosnjë e Hercegovinës, rrezikojnë së bashku të humbin më shumë se 333 milionë euro”, ka paralajmëruar zëdhënësi i Komisionit Evropian.

Sa u përket mjeteve të ndara deri tani, Shqipëria ka marrë 212.8 milionë euro, Serbia 167.5 milionë, Maqedonia e Veriut 142.1 milionë, Mali i Zi 91.2 milionë dhe Kosova 61.8 milionë euro. Bosnjë e Hercegovina nuk ka marrë ende asnjë pagesë, ndërsa shuma e paraparë fillimisht për këtë shtet tashmë është zvogëluar.

Sipas WeBalkans, ndryshimet më të dukshme në terren janë regjistruar në Shqipëri, Mal të Zi dhe Maqedoni të Veriut, përfshirë digjitalizimin e një pjese të shërbimeve publike, thjeshtimin e procedurave për regjistrimin e bizneseve dhe rritjen e investimeve në infrastrukturë.

Shqipëria po investon në modernizimin e infrastrukturës hekurudhore, internetin me brez të gjerë, përmirësimin e rrjetit të energjisë elektrike dhe pajisjen e shkollave me teknologji digjitale.

Në Mal të Zi, ndër të tjera, janë shënuar përmirësime në menaxhimin e regjistrit të pronave, investime në efiçiencën e energjisë përmes rinovimit të ndërtesave publike dhe modernizimit të ndriçimit rrugor, si dhe rritje e mbështetjes për shkencën dhe inovacionin.

Në sistemin e drejtësisë atje janë vendosur deklarimet e detyrueshme vjetore të pasurisë dhe konfliktit të interesit, ndërsa janë zvogëluar mungesat e stafit në gjykatat që trajtojnë rastet e korrupsionit.

Maqedonia e Veriut ka forcuar transparencën buxhetore dhe menaxhimin e financave publike duke bërë publike më shumë të dhëna dhe duke ndryshuar rregullat për emërimin e anëtarëve të pavarur në bordet e ndërmarrjeve shtetërore. Po ashtu, janë duke u bërë përpjekje për përafrimin e sektorit energjetik me legjislacionin e BE-së.

Serbia ndërkohë i është bashkuar Zonës së Vetme të Pagesave në Euro (SEPA), çka pritet t’i bëjë pagesat ndërkombëtare ndërmjet Serbisë dhe vendeve të BE-së më të shpejta dhe më të lira pasi sistemi të bëhet plotësisht funksional.

Ky vend po modernizon gjithashtu rrjetin e energjisë elektrike dhe po forcon sigurinë energjetike. Serbia ka krijuar edhe një Qendër Evropiane të Inovacionit Digjital për të mbështetur transformimin digjital të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, si dhe po punon në rritjen e transparencës së qeverisjes së ndërmarrjeve shtetërore.

Zëdhënësi i Komisionit Evropian ka sqaruar se vendet partnere dorëzojnë raportet e progresit dhe kërkesat për pagesa dy herë në vit.

“Komisioni vlerëson nëse përfituesit i kanë përmbushur në mënyrë të kënaqshme kushtet e pagesës të përcaktuara në Vendimin Zbatues të Komisionit”, ka thënë ai.

Të gjitha projektet e financuara në kuadër të Planit të Rritjes pritet të përfundojnë deri në fund të vitit 2027 dhe nuk parashihet zgjatja e afatit të zbatimit. Vendet që nuk i përmbushin zotimet do t’i humbin fondet e ndara, të cilat më pas do t’u rialokohen shteteve të tjera të rajonit.

Plani i Rritjes kap vlerën e përgjithshme prej gjashtë miliardë eurosh, prej të cilave katër miliardë janë kredi me kushte të favorshme dhe dy miliardë euro grante.

Sipas ndarjes fillestare, Shqipërisë i janë paraparë 922.1 milionë euro, Bosnjë e Hercegovinës 1 miliard e 85 milionë, Kosovës 882.6 milionë, Malit të Zi 383.5 milionë, Maqedonisë së Veriut 750.4 milionë dhe Serbisë 1 miliard e 586.4 milionë euro.

Shuma për Bosnjë e Hercegovinën ndërkohë është zvogëluar për 10 për qind, në 976.6 milionë euro, pasi ky shtet ishte i fundit në rajon që finalizoi Agjendën e Reformave.

Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor synon afrimin ekonomik të vendeve të rajonit me Bashkimin Evropian përmes integrimit gradual në tregun e përbashkët evropian, forcimit të bashkëpunimit ekonomik rajonal dhe përshpejtimit të reformave themelore.

You Might Also Like

Time Kadrijaj thotë se i kanë siguruar nënshkrimet për seancë të jashtëzakonshme: Do të qëndrojmë në sallë

Negocitat e dështuara për formimin e institucioneve në Kosovë/ PDK dhe LDK thirrje Vetëvendosjes: Seanca konstituive të mbahet sot para skadimit të afatit kushtetues

Gruda: Jemi në situatë të jashtëzakonshme, anarki e plotë – Po përmbyset me qëllim rendi Kushtetues

Ministri Hoti godet rëndë Abdixhikun: Po dëshiron poste qeveritare për t’i zgjidhur problemet e brendshme

Kurti i ofron PDK-së postin e kryetarit të Kuvendit në këmbim të mbështetjes për presidentin

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Trump firmos urdhra të rinj për të kufizuar shtetësinë automatike
Next Article BDI akuzon qeverinë se po e kthen Korridorin 10D në projekt elektoral, duke lënë pas dore Korridorin 8
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Dr. Trajanovski: Pas helmimeve, radhën e kanë hepatitet nëse vazhdon kriza me ujin në Gostivar
Maqedoni
Pse dështoi plani për shpëtimin e ekonomisë jugosllave?
Maqedoni TOP LAJM
Kujdes/ Nesër fazë portokalli, temperaturat deri në 40 gradë
Maqedoni
Time Kadrijaj thotë se i kanë siguruar nënshkrimet për seancë të jashtëzakonshme: Do të qëndrojmë në sallë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?