By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: “VV ka uzurpuar pozitat shtetërore”, Haxhiu: Nëse nuk vepron Prokuroria, duhet të veprojë populli
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > “VV ka uzurpuar pozitat shtetërore”, Haxhiu: Nëse nuk vepron Prokuroria, duhet të veprojë populli
Kosovë

“VV ka uzurpuar pozitat shtetërore”, Haxhiu: Nëse nuk vepron Prokuroria, duhet të veprojë populli

admin
Last updated: 07/08/2026 11:22
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 7 gusht, Zhurnal.mk – Ish-deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka bërë me dije se nga dje Albulena Haxhiu më nuk është Kryetare e Kuvendit apo si u.d së Presidentes.

Ai ka vlerësuar se nëse nga dje Haxhiu vazhdon të nënshkruaj në këto cilësi, atëherë ajo bënë shkelje të Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës.

Në profilin e tij në Facebook, ai ka shkruar se në këtë rast duhet të veprojë prokuroria.

“Sot dhanë betimin deputetët e Legjislaturës së 11-të të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Me këtë ka përfunduar çdo funksion i Legjislaturës së 10-të. Albulena Haxhiu nuk është më Kryetare e Kuvendit dhe as u.d së Presidentes. Ajo ishte Kryetare e Kuvendit të Legjislaturës së 10-të. Pa votimin dhe zgjedhjen e Kryetarit të ri të Kuvendit të Legjislaturës së 11-të, nuk ka as ushtruese të detyrës të Presidentit. Nëse Albulena Haxhiu, nga sot, nënshkruan si Kryetare e Kuvendit apo si u.d së Presidentes, kjo është anarki e plotë dhe shkelje e ligjeve dhe e Kushtetutës së Kosoves, sepse, me dhënien e betimit, ajo është vetëm deputete, e barabartë me 119 deputetët e tjerë të Kuvendit. Në një shtet normal demokratik, kur dikush uzurpon pozita shtetërore për të cilat nuk është zgjedhur, është “grusht shtet” dhe Prokuroria duhet të veprojë menjëherë”, ka shkruar Haxhiu, duke shtuar se nëse prokuroria nuk vepron, duhet të veprojë populli.

“Kur Prokuroria nuk vepron, atëherë qytetarët duhet të veprojnë për t’i mbrojtur institucionet, të cilat i kemi ndërtuar me shumë mund dhe sakrificë. Këto që po ndodhin në Kosovë nuk janë zhvillime normale. Janë veprime në dëm të shtetit të Kosovës, të projektuara nga Albin Kurti dhe Dejona Mihajlli. Qëllimi është i qartë, të lodhet populli me zgjedhje, deri në nënshtrim”, ka shkruar ai.

You Might Also Like

Haxhiu për Fehmi e Xhevë Lladrovcin: Liria e Kosovës për ta ishte një kauzë të cilës ia kushtuan jetën

Erdogan pas takimit me Kurtin: Do të vazhdojmë të mbështesim Kosovën për vendin e saj në komunitetin ndërkombëtar

Kurti takon drejtoren menaxhuese të Fondit Monetar: Kosova shënoi rritje ekonomike prej 5.4% në tremujorin e parë dhe 4.1% në tremujorin e dytë

Dënimi i krerëve të UÇK-së, Haxhiu: Duhet bashkëpunim, kjo çështje të jetë prioritet

“Liria ka Emër” mban sot konferencë për media

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article MSH: Ilaçi “Foster” sërish pa pagesë shtesë në barnatore për personat e siguruar
Next Article Shterjova: Mickoski, Klekovski, Toshkovski duhet të japin përgjegjësi për helmimin në Gostivar
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Editorial / Po mbytemi nga mbeturinat, qytetarët pa turp hedhin ku të munden!
Editorial Maqedoni Rekomanduar TOP LAJM
Izet Mexhiti: Në Çair po ndërtohet boulevard, premtuam punë po I realizojmë!
Maqedoni
VLEN prezanton faqen e re zyrtare dhe programin e qeverisjes 2030
Maqedoni TOP LAJM
Ministri çek: Bllokimi i Maqedonisë së Veriut dëmton edhe interesat e BE-së
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?