By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Fluks në Portin e Durrësit, mbi 349 mijë pasagjerë udhëtuan në shtatë muajt e parë të vitit 2026
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Fluks në Portin e Durrësit, mbi 349 mijë pasagjerë udhëtuan në shtatë muajt e parë të vitit 2026
Shqipëri

Fluks në Portin e Durrësit, mbi 349 mijë pasagjerë udhëtuan në shtatë muajt e parë të vitit 2026

admin
Last updated: 07/08/2026 11:35
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 7 gusht, Zhurnal.mk – Porti i Durrësit ka regjistruar një rritje të lëvizjeve të pasagjerëve gjatë vitit 2026, me qindra mijëra udhëtarë që kanë përdorur Terminalin e Trageteve për hyrje dhe dalje nga Shqipëria.

Sipas të dhënave zyrtare, gjatë periudhës janar–korrik 2026, përmes Terminalit të Trageteve në Portin e Durrësit kanë udhëtuar gjithsej 349,423 pasagjerë.

Nga ky numër, rreth 160 mijë pasagjerë janë nisur nga Durrësi drejt porteve të tjera, ndërsa afërsisht 190 mijë udhëtarë kanë hyrë në Shqipëri përmes këtij terminali.

Muaji korrik ka shënuar pikun e fluksit gjatë kësaj periudhe, me 112,740 pasagjerë të përpunuar. Prej tyre, 83,315 persona kanë mbërritur në Shqipëri, ndërsa mbi 29 mijë kanë udhëtuar drejt destinacioneve jashtë vendit.

Krahasuar me korrikun e vitit 2025, kur në Portin e Durrësit u regjistruan 111,049 pasagjerë, këtë vit janë përpunuar rreth 1,700 udhëtarë më shumë, duke shënuar një rritje prej afërsisht 1.5%.

Rritja e lëvizjeve gjatë muajit korrik lidhet kryesisht me sezonin turistik veror, ardhjen e emigrantëve dhe fluksin e turistëve që zgjedhin Shqipërinë për pushime.

Për të përballuar kërkesën e shtuar gjatë verës, vijojnë edhe lundrimet me frekuencë të shtuar drejt dhe nga portet italiane, me shërbime vajtje-ardhje dhe kapacitete të shtuara për transportin e pasagjerëve.

You Might Also Like

Berisha për masën e SPAK ndaj Hysenit: Nuk ka nivel më të ulët tradhtie ndaj detyrës

Hetimi i kreut të SHISH, Çuçi: Krenarë që kemi ndërtuar një shtet me pushtete të pavarura

Nufi: Shqipëria e angazhuar për forcimin e bashkëpunimit rajonal në mbrojtje dhe siguri

Akademiku Nazim Gruda zgjidhet president i UEAA-së

OBSH certifikon arritjen e objektivave për kontrollin e hepatitit B në Shqipëri

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Vajza e ish-ministrit Beqaj heq dorë nga shtetësia shqiptare, dekreti miratohet nga Presidenti
Next Article SPGM: Gazetarët duhet të kenë qasje në informacione, pyetjet e gazetarëve nuk duhet të mbeten pa përgjigje
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Editorial / Po mbytemi nga mbeturinat, qytetarët pa turp hedhin ku të munden!
Editorial Maqedoni Rekomanduar TOP LAJM
Izet Mexhiti: Në Çair po ndërtohet boulevard, premtuam punë po I realizojmë!
Maqedoni
VLEN prezanton faqen e re zyrtare dhe programin e qeverisjes 2030
Maqedoni TOP LAJM
Ministri çek: Bllokimi i Maqedonisë së Veriut dëmton edhe interesat e BE-së
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?