By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Garo: GJKKO të tërheqë rregulloren që kufizon gazetarët, drejtësia nuk mund të bunkerizohet
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Garo: GJKKO të tërheqë rregulloren që kufizon gazetarët, drejtësia nuk mund të bunkerizohet
Shqipëri

Garo: GJKKO të tërheqë rregulloren që kufizon gazetarët, drejtësia nuk mund të bunkerizohet

admin
Last updated: 07/08/2026 13:35
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 7 gusht, Zhurnal.mk – Partia Demokratike shprehu sot shqetësim për rregulloren e re të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), duke e cilësuar atë kufizuese për aksesin dhe punën e gazetarëve.

Zëdhënësja e PD-së, Floriana Garo tha në një deklaratë se, partia mbështet pavarësinë e gjykatave dhe sigurinë e institucioneve të drejtësisë, por theksoi se këto parime nuk duhet të përdoren për të kufizuar transparencën.

“Siguria nuk mund të përdoret për të kufizuar transparencën dhe solemniteti nuk mund të shndërrohet në censurë. Më shumë se aq, pavarësia e drejtësisë nuk mund të nënkuptojë liri nga kontrolli i publikut”, deklaroi Garo.

Sipas saj, vetë GJKKO e konsideron transparencën e drejtësisë “një vlerë kushtetuese”, ndaj çdo kufizim i punës së medias duhet të jetë “i domosdoshëm, proporcional, i përcaktuar qartë dhe i bazuar në ligj”.

Garo u ndal te neni 93 i rregullores, duke kundërshtuar mundësinë që gazetarëve t’u kërkohet të aplikojnë deri në 24 orë përpara për të ndjekur një seancë gjyqësore.

“Një seancë publike është publike pikërisht sepse aksesi në të është parimi dhe kufizimi përjashtimi”, u shpreh ajo, duke shtuar se “një gazetar i akredituar nuk duhet të detyrohet të kërkojë leje nga institucioni” për të raportuar mbi një seancë të përcaktuar me ligj si publike.

Zëdhënësja e PD-së kundërshtoi gjithashtu ndalimin e telefonave celularë dhe pajisjeve elektronike për gazetarët.

“Në gazetarinë e sotme, telefoni është një instrument pune. Me të gazetari komunikon me redaksinë, verifikon informacionin, mban shënime dhe raporton në kohë reale”, tha Garo.

Sipas saj, ndalimi kategorik i pajisjeve elektronike “prek drejtpërdrejt aftësinë e medias për të informuar publikun në kohë reale” për procese gjyqësore me interes të lartë publik.

Garo ngriti shqetësime edhe për përdorimin e sistemit “media pool”, duke theksuar se çdo mekanizëm i tillë duhet të garantojë pluralizmin dhe pavarësinë e medias dhe “nuk duhet të shndërrojë institucionin që raportohet në përzgjedhësin apo kontrolluesin e vetëm të materialit pamor që merr publiku”.

Ajo kundërshtoi gjithashtu përdorimin e koncepteve që i cilësoi të gjera dhe subjektive, si cenimi i dinjitetit, të shoqëruara me masa që mund të çojnë deri në pezullimin gjashtëmujor apo revokimin e akreditimit të gazetarit.

“Akoma më problematik është fakti se, sipas organizatave të gazetarëve, nuk parashikohet një mekanizëm i qartë dhe efektiv ankimi ndaj këtyre vendimeve”, deklaroi Garo.

Partia Demokratike i kërkon GJKKO-së pezullimin e dispozitave të rregullores që prekin aksesin dhe punën e medias dhe hapjen e menjëhershme të një procesi konsultimi me gazetarët, organizatat e medias, Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe ekspertët e lirisë së shprehjes.

“Partia Demokratike qëndron në krah të gazetarëve dhe organizatave të medias në mbrojtje të së drejtës së tyre për të informuar publikun lirshëm, në mënyrë të pavarur dhe pa pengesa disproporcionale”, përfundoi Garo.

You Might Also Like

Berisha për masën e SPAK ndaj Hysenit: Nuk ka nivel më të ulët tradhtie ndaj detyrës

Hetimi i kreut të SHISH, Çuçi: Krenarë që kemi ndërtuar një shtet me pushtete të pavarura

Nufi: Shqipëria e angazhuar për forcimin e bashkëpunimit rajonal në mbrojtje dhe siguri

Akademiku Nazim Gruda zgjidhet president i UEAA-së

OBSH certifikon arritjen e objektivave për kontrollin e hepatitit B në Shqipëri

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Serafimovski në Strumicë: Ministria po punon aktivisht për stabilizimin e grumbullimit të perimeve
Next Article “Fincantieri Albania” në Vlorë, Nufi në divizionin e anijeve detare në Itali: Njohje me praktikat më të mira
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Editorial / Po mbytemi nga mbeturinat, qytetarët pa turp hedhin ku të munden!
Editorial Maqedoni Rekomanduar TOP LAJM
Izet Mexhiti: Në Çair po ndërtohet boulevard, premtuam punë po I realizojmë!
Maqedoni
VLEN prezanton faqen e re zyrtare dhe programin e qeverisjes 2030
Maqedoni TOP LAJM
Ministri çek: Bllokimi i Maqedonisë së Veriut dëmton edhe interesat e BE-së
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?