By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Marrëveshje e përkohshme për kalimin e lirë në Ngushticën e Hormuzit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Marrëveshje e përkohshme për kalimin e lirë në Ngushticën e Hormuzit
Bota

Marrëveshje e përkohshme për kalimin e lirë në Ngushticën e Hormuzit

admin
Last updated: 07/08/2026 13:49
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Uashington, 7 gusht, Zhurnal.mk – Një marrëveshje e përkohshme mes Iranit dhe Omanit pritet të mundësojë kalimin e lirë të anijeve në Ngushticën e Hormuzit, pa tarifa, leje apo pengesa, bëri të ditur një zyrtar amerikan.

Sipas tij, Hormuzi është një rrugë ujore ndërkombëtare dhe asnjë shtet nuk ka të drejtë të kufizojë lundrimin në të.

Irani vazhdon të ketë kontroll praktik mbi këtë korridor strategjik, i cili përbën një nga rrugët më të rëndësishme në botë për eksportin e naftës dhe gazit natyror të lëngshëm nga vendet e Gjirit.

Megjithatë, Teherani thuhet se është pranë arritjes së një marrëveshjeje me Omanin për normalizimin e qarkullimit detar.

Sipas informacioneve të publikuara, Irani ka propozuar një sistem të ri lundrimi, ku anijet do të hyjnë në Gjirin përmes një korridori verior në Ngushticën e Hormuzit dhe do të dalin përmes një korridori jugor përgjatë brigjeve të Omanit.

Kjo skemë synon të shmangë rreziqet dhe të lehtësojë lëvizjen e mjeteve detare.

Zyrtari amerikan theksoi se Shtetet e Bashkuara të Ametrikës nuk kanë qenë pjesë e negociatave mes Iranit dhe Omanit.

Bisedimet janë zhvilluar drejtpërdrejt mes dy vendeve, me synimin për të rikthyer sigurinë dhe funksionimin normal të një prej korridoreve më të rëndësishme detare në botë.

Marrëveshja konsiderohet si një zgjidhje e përkohshme, ndërsa vazhdon puna për pastrimin e minave detare që Irani kishte vendosur në zonë gjatë tensioneve të fundit ushtarake.

Vetëm pas përfundimit të këtij procesi pritet të rikthehet plotësisht lundrimi normal.

Ngushtica e Hormuzit ka qenë në qendër të përshkallëzimit të fundit të konfliktit mes SHBA-së dhe Iranit.

Përpara shpërthimit të luftës në fund të muajit shkurt, anijet kalonin pa pengesa në këtë rrugë strategjike, ndërsa tensionet e mëvonshme sollën kufizime dhe rritën shqetësimet për furnizimin global me energji.

You Might Also Like

Goditjet ruse me dronë dhe bomba në Ukrainë lënë dy të vdekur dhe gjashtë të plagosur

Kryeministri pakistanez thotë se është “i nderuar” për nënshkrimin e Marrëveshjes së Përbashkët të Mbrojtjes së Mekës

Spanja thirrje sërish Italisë: Rihapni kufijtë, ose do të marrim masa

SHBA vendos sanksione ndaj zyrtarëve ushtarakë dhe kompanive kubaneze

Aktivitetet gjatë pushimeve verore janë vërtet të favorshme për ekonominë dhe shoqërinë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article BDI: Heqja e gjuhës shqipe nga tabelat në Tabanoc është provokim, kërkojmë të kthehet menjëherë
Next Article Kurti: Takimet me LDK-në nuk janë lajm, janë përpjekje për konstituimin e institucioneve
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Dr. Trajanovski: Pas helmimeve, radhën e kanë hepatitet nëse vazhdon kriza me ujin në Gostivar
Maqedoni
Pse dështoi plani për shpëtimin e ekonomisë jugosllave?
Maqedoni TOP LAJM
Kujdes/ Nesër fazë portokalli, temperaturat deri në 40 gradë
Maqedoni
Time Kadrijaj thotë se i kanë siguruar nënshkrimet për seancë të jashtëzakonshme: Do të qëndrojmë në sallë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?