By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: SHBA vendos sanksione ndaj zyrtarëve ushtarakë dhe kompanive kubaneze
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > SHBA vendos sanksione ndaj zyrtarëve ushtarakë dhe kompanive kubaneze
Bota

SHBA vendos sanksione ndaj zyrtarëve ushtarakë dhe kompanive kubaneze

admin
Last updated: 07/08/2026 16:35
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Uashington, 7 gusht, Zhurnal.mk –  Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur sanksione të reja ndaj disa zyrtarëve ushtarakë dhe kompanive kubaneze, të cilat, sipas Uashingtonit, ndihmojnë Kubën të sigurojë armë dhe të ruajë bashkëpunimin ushtarak me vende të tjera.

Departamenti amerikan i Shtetit njoftoi se sanksionet prekin pesë subjekte dhe tetë individë, të cilët akuzohen se lehtësojnë marrëdhëniet ushtarake të Havanës dhe furnizimin me armë të regjimit kuban.

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, deklaroi se qeveria kubaneze ka zhvilluar aktivitete spiunazhi kundër SHBA-së dhe e akuzoi Havanën se shërben si bazë për operacionet e Rusisë, Kinës dhe Iranit kundër interesave amerikane.

Rubio paralajmëroi gjithashtu se çdo individ, kompani apo institucion financiar që mbështet ose ofron shërbime për personat dhe subjektet e sanksionuara mund të përballet edhe vetë me masa ndëshkuese.

Ai u bëri thirrje bankave dhe kompanive të huaja të ndërpresin menjëherë çdo bashkëpunim me to.

Në listën e të sanksionuarve përfshihen ministri i Forcave të Armatosura Revolucionare të Kubës, Alvaro Lopez Miera, shefi i Shtabit të Përgjithshëm Roberto Legra Sotolongo, si edhe atashetë ushtarakë të Kubës në Rusi dhe Kinë.

Marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Kubës kanë qenë të tensionuara që nga revolucioni kuban i vitit 1959.

Embargoja tregtare amerikane ndaj ishullit vazhdon të jetë në fuqi prej më shumë se gjashtë dekadash, ndërsa administrata e presidentit Donald Trump ka shtuar presionin ndaj Havanës me sanksione të reja dhe deklarata të ashpra ndaj qeverisë kubaneze

You Might Also Like

Goditjet ruse me dronë dhe bomba në Ukrainë lënë dy të vdekur dhe gjashtë të plagosur

Kryeministri pakistanez thotë se është “i nderuar” për nënshkrimin e Marrëveshjes së Përbashkët të Mbrojtjes së Mekës

Spanja thirrje sërish Italisë: Rihapni kufijtë, ose do të marrim masa

Aktivitetet gjatë pushimeve verore janë vërtet të favorshme për ekonominë dhe shoqërinë

Turqia, Arabia Saudite dhe Pakistani nënshkruajnë marrëveshje trepalëshe të mbrojtjes

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Pagat e magjistratëve, PS propozon rritje minimale pas vendimit të Kushtetueses
Next Article Nissan Qashqai e-Power hyn në Librin Guinness
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Dr. Trajanovski: Pas helmimeve, radhën e kanë hepatitet nëse vazhdon kriza me ujin në Gostivar
Maqedoni
Pse dështoi plani për shpëtimin e ekonomisë jugosllave?
Maqedoni TOP LAJM
Kujdes/ Nesër fazë portokalli, temperaturat deri në 40 gradë
Maqedoni
Time Kadrijaj thotë se i kanë siguruar nënshkrimet për seancë të jashtëzakonshme: Do të qëndrojmë në sallë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?