By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Nuk ka nevojë për masa të reja, ushqimet më lirë për të dytin muaj radhazi
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Nuk ka nevojë për masa të reja, ushqimet më lirë për të dytin muaj radhazi
Maqedoni

Nuk ka nevojë për masa të reja, ushqimet më lirë për të dytin muaj radhazi

admin
Last updated: 08/08/2026 11:34
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 8 gusht Zhurnal.mk – Ministria e Ekonomisë dhe Punës vlerëson se aktualisht nuk ka nevojë për vendosjen e masave të reja për kufizimin e çmimeve të ushqimeve, pasi Enti Shtetëror i Statistikës publikoi se inflacioni vjetor në korrik ishte 2,3 për qind, ndërsa në nivel mujor 0,1 për qind.

Nga Ministria theksojnë se treguesit zyrtarë dëshmojnë për lëvizje stabile të çmimeve, ndërsa te ushqimet, për të dytin muaj radhazi, është regjistruar ulje e çmimeve.

“Për momentin, treguesit zyrtarë nuk sinjalizojnë nevojën për vendosjen e masave të reja intervenuese, pasi lëvizjet e çmimeve janë stabile, ndërsa në kategorinë më të rëndësishme – ushqimet – tashmë për të dytin muaj radhazi shënohet ulje e çmimeve”, njoftuan nga Ministria.

Sipas këtij dikasteri, rritja e kostos së jetesës gjatë korrikut kryesisht është rezultat i faktorëve sezonalë, para së gjithash në transport, ku është regjistruar rritje prej 4,4 për qind, si dhe në kategorinë e rekreacionit, sportit dhe kulturës.

Nga Ministria shtojnë se situata po ndiqet me kujdes dhe se, nëse paraqiten goditje të pajustifikuara të çmimeve ose çrregullime në treg, do të ndërmerren masat përkatëse.

Ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska, vlerësoi se vazhdimi i trendit të uljes së inflacionit është një sinjal inkurajues për ekonominë, duke theksuar se rritje po shënojnë gjithashtu eksportet, prodhimi industrial, punësimi dhe të ardhurat tatimore në Buxhet.

You Might Also Like

Tatjana Boshkov zgjidhet kryetare e re e Bordit Mbikëqyrës të M-NAV

Paralajmërim për fillimin e ndërtimit të degës lindore të Korridorit Hekurudhor 8

Një i vdekur dhe një lënduar rëndë në magjistralen Gostivar-Kërçovë

MPJ-ja bullgare kritikon Maqedoninë për rastin e Iva Mihajlovës, e akuzuar për aksident trafiku me viktimë

Mbrojtja e punëtorëve duhet të vihet në plan të parë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Dimal Basha: Kush kërkon konstituim të Kuvendit pa zgjidhje për president, synon të na çojë në zgjedhje
Next Article Pas përplasjeve politike, ndryshohet tabela në Tabanoc: Vendoset edhe versioni në gjuhën shqipe
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Tatjana Boshkov zgjidhet kryetare e re e Bordit Mbikëqyrës të M-NAV
Maqedoni
Paralajmërim për fillimin e ndërtimit të degës lindore të Korridorit Hekurudhor 8
Maqedoni TOP LAJM
Pa shenja lodhjeje! Vijon marshimi i protestuesve në rrugët e Tiranës: Shqipëria e rinisë, jo e partisë
Shqipëri
Fidan: Marrëveshja Turqi-Pakistan-Arabi Saudite, e ngjashme me nenin 5 të NATO
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?