By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Pacolli: Kompromisi është pjekuri politike, zgjedhjet duhet të jenë alternativa e fundit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Pacolli: Kompromisi është pjekuri politike, zgjedhjet duhet të jenë alternativa e fundit
Kosovë

Pacolli: Kompromisi është pjekuri politike, zgjedhjet duhet të jenë alternativa e fundit

admin
Last updated: 10/08/2026 09:25
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 10 gusht, Zhurnal.mk – Ish-kryediplomati kosovar, Behgjet Pacolli ka thënë zgjedhjet e reja janë një mundësi kushtetuese, por nuk do të garantonin zgjidhjen e krizës.

“Zgjedhjet e reja janë gjithmonë një mundësi kushtetuese, por ato duhet të jenë alternativa e fundit. Çfarë do të zgjidhnim nëse shkojmë përsëri në zgjedhje dhe pas tyre gjendemi para të njëjtave probleme? Kosovës i duhet marrëveshje, jo një fushatë tjetër”, u shpreh ai

Ai u bëri thirrje liderëve politikë të ulen në dialog pa kushte dhe pa ultimatume.

“Prandaj besoj se liderët duhet të ulen në tavolinë pa ultimatume dhe pa paragjykime. Ndonjëherë në politikë duhet të humbësh pak nga interesi partiak që shteti të fitojë shumë”, tha ai.

Sipas tij, kompromisi nuk duhet parë si dobësi.

“Kompromisi nuk është kapitullim. Kompromisi është pjekuri politike. Nëse mungon kjo pjekuri, atëherë zgjedhjet mund të bëhen të pashmangshme”, tha ai

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, vlerësoi se situata politike po ndikon drejtpërdrejt në besueshmërinë e Kosovës ndaj partnerëve ndërkombëtarë.

“Shumë. Kosova nuk mund t’u kërkojë vazhdimisht partnerëve ndërkombëtarë më shumë mbështetje, më shumë njohje dhe integrim më të shpejtë, ndërsa në të njëjtën kohë ne vetë nuk arrijmë t’i bëjmë funksionale institucionet tona“, tha ai për Front Online.

Ai tha se ndërtimi i kredibilitetit ndërkombëtar kërkon vite, ndërsa mund të dëmtohet shumë shpejt.

“Kam kaluar shumë vite duke punuar për njohjen dhe afirmimin ndërkombëtar të Kosovës dhe e di sa vështirë ndërtohet kredibiliteti i një shteti të ri. Reputacioni ndërkombëtar ndërtohet me vite, ndërsa mund të dëmtohet shumë shpejt”, u shpreh ai.

Sipas tij, partnerët strategjikë duhet ta shohin Kosovën si një shtet stabil.

“Partnerët tanë, sidomos Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, duhet të shohin tek Kosova një partner serioz, stabil dhe të parashikueshëm. Ne duhet të eksportojmë stabilitet, jo kriza politike”, deklaroi ai.

You Might Also Like

Ky do të jetë roli i pjesëtarëve të FSK-së gjatë misionit në Gaza

2.1 milionë euro grante për aftësimin profesional të mbi 700 të rinjve në Kosovë

“Katër javë për ta ndryshuar e plotësuar”, ende s’ka lëvizje për Ligjin e Speciales pasi u kthye në Kuvend

Rritja ekonomike, çfarë paralajmëron Banka Botërore për Kosovën?

Mbi 1 miliard euro pagoi Kosova për energjinë e importuar që nga viti 2021

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article The Telegraph: Konfederata e re Evropiane do të përfshijë Ballkanin Perëndimor
Next Article “Ju shëndoshin ata që ju rrethojnë”
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Taravari takohet me ambasadorin e BE-së, Michalis Rokas: Integrimi evropian mbetet prioritet
Maqedoni
Ky do të jetë roli i pjesëtarëve të FSK-së gjatë misionit në Gaza
Kosovë
Tragjedi në Mal të Zi: Burri vrẹt gruan me ạrmë, pastaj vetën
Bota
Alarm në burgjet shqiptare: 57 gra e vajza në Pojskë pa gjinekolog
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?