By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ministria e Mbrojtjes: 27 vatra në 24 orë, 5 aktive dhe 2 në monitorim
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Ministria e Mbrojtjes: 27 vatra në 24 orë, 5 aktive dhe 2 në monitorim
Shqipëri

Ministria e Mbrojtjes: 27 vatra në 24 orë, 5 aktive dhe 2 në monitorim

admin
Last updated: 10/08/2026 09:35
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 10 gusht, Zhurnal.mk – Ministria e Mbrojtjes informoi sot mbi situatën e zjarreve në vend gjatë 24 orëve të fundit, ku janë raportuar 27 vatra zjarri. Prej tyre, 5 mbeten aktive, ndërsa 2 të tjera janë nën monitorim.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, në operacionet për shuarjen e zjarreve janë angazhuar 42 automjete zjarrfikëse dhe 371 forca operacionale.

Në mbështetje të operacioneve janë angazhuar gjithashtu 153 efektivë të Forcave të Armatosura, 6 automjete zjarrfikëse, 1 autoambulancë e FA-së, 4 helikopterë dhe 1 avion “Air Tractor” i Forcës Ajrore.

Në Cikallesh, në bashkinë Kavajë, vijon puna për eliminimin e vatrave të mbetura, ndërsa situata nuk paraqitet problematike dhe nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Në Dajt dhe Priskë të Madhe, situata po mbahet në monitorim dhe nuk raportohet rrezik për banesat.

Në Mallakastër, zjarri në zonën Panahor–Ndrenie–Vlosh është aktualisht nën kontroll. Nën kontroll është vendosur edhe situata në Koilaç–Greshicë/Hekal, ku nuk raportohet rrezik për zonat e banuara.

Në Abaze, në bashkinë Krujë, zjarri është reduktuar në vatra të vogla dhe nuk paraqet rrezik për zonat e banuara.

Ndërkohë, në Krastë, për shkak të terrenit të vështirë, operacioni po mbështetet nga ajri me helikopter të Forcës Ajrore. Në afërsi të vatrës nuk ka banesa dhe nuk paraqitet rrezik i drejtpërdrejtë për komunitetin.

Në Vilëz, në bashkinë Kurbin, zjarri vijon të jetë aktiv. Ndërhyrja e dy helikopterëve të Forcave të Armatosura gjatë ditës së djeshme frenoi avancimin e flakëve dhe shmangu rrezikun për kishën, varrezat dhe banesat.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shuar plotësisht edhe disa vatra të tjera zjarri, ndër të cilat ato në Xhaferaj–Oblikë, Spatharë dhe Kodrën e Butë në Cërrik.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile dhe strukturat e sistemit të mbrojtjes civile vijojnë monitorimin dhe koordinimin e operacioneve në terren, me prioritet mbrojtjen e jetës së njerëzve, banesave dhe zonave të banuara.

You Might Also Like

Alarm në burgjet shqiptare: 57 gra e vajza në Pojskë pa gjinekolog

Dita e 15-të e tubimit në Tiranë/ Protestuesit zhvendosen përpara Kryeministrisë, i vënë flakën një peme

Berisha: PD do të anulojë paketën e re fiskale, taksë të sheshtë 10% dhe TVSH 6%

Protesta e studentëve, të rinjtë djegin kartona para Ministrisë së Arsimit dhe marshojnë drejt Kryeministrisë

Zgjedhjet lokale 2027, presidenti Begaj thërret grupet parlamentare për të konsultuar datën

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Moti sot i kthjellët, temperatura maksimale 40 gradë Celsius
Next Article Ministria e Shëndetësisë hap thirrjen për teknikët e shkencave mjekësore, aplikimet deri më 24 gusht
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Taravari takohet me ambasadorin e BE-së, Michalis Rokas: Integrimi evropian mbetet prioritet
Maqedoni
Ky do të jetë roli i pjesëtarëve të FSK-së gjatë misionit në Gaza
Kosovë
Tragjedi në Mal të Zi: Burri vrẹt gruan me ạrmë, pastaj vetën
Bota
Alarm në burgjet shqiptare: 57 gra e vajza në Pojskë pa gjinekolog
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?