By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Nufi takon pilotët e Forcës Ajrore: Mirënjohje për përkushtimin në përballjen me zjarret
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Nufi takon pilotët e Forcës Ajrore: Mirënjohje për përkushtimin në përballjen me zjarret
Shqipëri

Nufi takon pilotët e Forcës Ajrore: Mirënjohje për përkushtimin në përballjen me zjarret

admin
Last updated: 10/08/2026 11:08
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 10 gusht, Zhurnal.mk – Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi zhvilloi sot një takim me pilotët e Forcës Ajrore në Bazën Ajrore të Farkës, në një moment kur efektivët e Forcave të Armatosura janë të angazhuar intensivisht në përballimin e situatave të krijuara nga zjarret gjatë sezonit veror.

Të pranishëm në këtë takim ishin gjjthashtu shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjenerallejtënant Arben Kingji, komandanti i Forcave Ajrore, gjeneral brigade Edmond Voci; pilotë të Forcës Ajrore, si dhe oficerëve të menaxhimit të dronëve.

Ministri Nufi e vlerësoi këtë takim si një mundësi për të përcjellë drejtpërdrejt mirënjohjen dhe falënderimin për pilotët, të cilët me profesionalizëm, përkushtim dhe sakrificë janë vënë në shërbim intensiv ndaj komuniteteve të prekura nga zjarret gjatë sezonit veror.

Ministri vlerësoi angazhimin e tyre në misionet ajrore, duke theksuar rëndësinë e rolit që Forca Ajrore ka në përballimin e emergjencave dhe në mbrojtjen e jetës, pronës dhe mjedisit.

Në këtë takim të shkurtër, mesazhi ishte i qartë dhe i drejtpërdrejtë: mirënjohje për çdo orë fluturimi, për çdo mision dhe për gatishmërinë për të qenë në terren, në kushtet më të vështira.

“Faleminderit për sakrificën, për guximin dhe për përkushtimin tuaj! Në çdo mision, ju tregoni se çfarë do të thotë të jesh në shërbim të vendit dhe qytetarëve”, iu drejtua pilotëve, ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi.

Pilotët e Forcës Ajrore vijojnë të jenë një hallkë e rëndësishme e kapaciteteve të Forcave të Armatosura në përballimin e emergjencave civile, duke dëshmuar profesionalizëm dhe përkushtim në çdo moment.

You Might Also Like

Alarm në burgjet shqiptare: 57 gra e vajza në Pojskë pa gjinekolog

Dita e 15-të e tubimit në Tiranë/ Protestuesit zhvendosen përpara Kryeministrisë, i vënë flakën një peme

Berisha: PD do të anulojë paketën e re fiskale, taksë të sheshtë 10% dhe TVSH 6%

Protesta e studentëve, të rinjtë djegin kartona para Ministrisë së Arsimit dhe marshojnë drejt Kryeministrisë

Zgjedhjet lokale 2027, presidenti Begaj thërret grupet parlamentare për të konsultuar datën

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Ministria e Energjisë: Sistemi elektroenergjetik në vend është stabil dhe i sigurt
Next Article Gjimnazi i Elbasanit “Dhaskal Todri” gati të hapë dyert në shtator për 600 nxënës
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Taravari takohet me ambasadorin e BE-së, Michalis Rokas: Integrimi evropian mbetet prioritet
Maqedoni
Ky do të jetë roli i pjesëtarëve të FSK-së gjatë misionit në Gaza
Kosovë
Tragjedi në Mal të Zi: Burri vrẹt gruan me ạrmë, pastaj vetën
Bota
Alarm në burgjet shqiptare: 57 gra e vajza në Pojskë pa gjinekolog
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?