By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Gjimnazi i Elbasanit “Dhaskal Todri” gati të hapë dyert në shtator për 600 nxënës
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Gjimnazi i Elbasanit “Dhaskal Todri” gati të hapë dyert në shtator për 600 nxënës
Shqipëri

Gjimnazi i Elbasanit “Dhaskal Todri” gati të hapë dyert në shtator për 600 nxënës

admin
Last updated: 10/08/2026 11:09
By admin 1 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 10 gusht, Zhurnal.mk – Gjimnazi simbol i Elbasanit “Dhaskal Todri” është gati të hapë dyert për nxënësit e tij, pas një investimi të Ministrisë së Arsimit dhe bashkisë Elbasan.

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga shkolla, e cila do të presë në shtator 600 nxënësit me ambiente të reja dhe bashkëkohore.

“Ky investim e ka transformuar shkollën në një hapësirë të re, moderne dhe funksionale, me standarde të larta sigurie, ambiente bashkëkohore dhe, mbi të gjitha, një mjedis ku nxënësit mund të mësojnë, të zbulojnë pasionet e tyre përmes programit “Pas Shkolle” dhe të rriten çdo ditë”, tha Rama.

Kreu i qeverisë u shpreh se “në shtator, korridoret e “Dhaskal Todrit” do të mbushen sërish me zërat, energjinë, ëndrrat dhe buzëqeshjet e mbi 600 nxënësve”.

Përmes këtij investimi nxënësit do të kenë një shkollë krejt të re me klasa moderne, laboratorë, terrene sportive, bibliotekë dhe salla pune për mësuesit, duke zbatuar edhe sistemin e eficiencës energjetike.

Rikonstruksioni i shkollës synon rritjen e cilësisë së arsimit dhe krijimin e kushteve sa më të mira për brezat e rinj, duke e kthyer shkollën publike në një prioritet të zhvillimit të qytetit të Elbasanit.

You Might Also Like

Alarm në burgjet shqiptare: 57 gra e vajza në Pojskë pa gjinekolog

Dita e 15-të e tubimit në Tiranë/ Protestuesit zhvendosen përpara Kryeministrisë, i vënë flakën një peme

Berisha: PD do të anulojë paketën e re fiskale, taksë të sheshtë 10% dhe TVSH 6%

Protesta e studentëve, të rinjtë djegin kartona para Ministrisë së Arsimit dhe marshojnë drejt Kryeministrisë

Zgjedhjet lokale 2027, presidenti Begaj thërret grupet parlamentare për të konsultuar datën

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Nufi takon pilotët e Forcës Ajrore: Mirënjohje për përkushtimin në përballjen me zjarret
Next Article Konjufca: Nuk mendojmë që po shkelet Kushtetuta për konstituimin e Kuvendit
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Taravari takohet me ambasadorin e BE-së, Michalis Rokas: Integrimi evropian mbetet prioritet
Maqedoni
Ky do të jetë roli i pjesëtarëve të FSK-së gjatë misionit në Gaza
Kosovë
Tragjedi në Mal të Zi: Burri vrẹt gruan me ạrmë, pastaj vetën
Bota
Alarm në burgjet shqiptare: 57 gra e vajza në Pojskë pa gjinekolog
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?