By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Deklaratat skandaloze të Vuçiqit për Ibrin, vjen grafiti kërcënues nga Serbia: Kur ushtria të kthehet në Kosovë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Deklaratat skandaloze të Vuçiqit për Ibrin, vjen grafiti kërcënues nga Serbia: Kur ushtria të kthehet në Kosovë
Kosovë

Deklaratat skandaloze të Vuçiqit për Ibrin, vjen grafiti kërcënues nga Serbia: Kur ushtria të kthehet në Kosovë

admin
Last updated: 10/08/2026 11:57
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 10 gusht, Zhurnal.mk – Mesazhe me përmbajtje kërcënuese ndaj Kosovës po vazhdojnë të vijnë nga Serbia thuajse çdo ditë. Së fundmi, një grafit me mbishkrimin “Kur ushtria të kthehet në Kosovë” është vendosur në Peruçac, në zonën e Bajina Bashtës.

Grafiti është shkruar në një mur përgjatë rrugës në drejtim të Mitrovacit në Tarë, me shkronja të mëdha dhe me ngjyrat e flamurit serb. Mediat lokale në Serbi kanë raportuar se mbishkrimi është shfaqur më 9 gusht, e që i bie pikërisht në ditën kur presidenti serb Aleksandër Vuçiq kërcënoi Kosovën me një nga burimet më vitale të ujit për Kosovën, atë të Ujmanit, duke “i ndërruar rrjedhën lumit Ibër”, transmeton KosovaPress.

Ky nuk është rasti i parë që në Serbi shfaqen mesazhe të tilla. Grafite me përmbajtjen “Kur ushtria të kthehet në Kosovë” janë parë prej vitesh në lokacione të ndryshme të këtij shteti, përfshirë edhe në Beograd. Në vitin 2023, mbishkrime të tilla ishin vendosur edhe në rrethojën e ndërtesës së Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë, si dhe në disa pjesë të tjera të kryeqytetit serb. Ato madje u vendosën disa herë edhe në veri të Kosovës.

Grupi kryesor i tifozëve të Crvena Zvezdës kishte pretenduar se kishte shkruar shumicën e tyre me shpenzimet e veta, ndërsa kishte thënë se grafiti i parë i tillë ishte realizuar nga tifozët e Partizanit.

Shfaqja e fundit e këtij mesazhi vjen vetëm një ditë pas deklaratave të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, lidhur me lumin Ibër.

Vuçiq ka thënë të dielën se Serbia po mbledh ekspertë të ndërtimtarisë dhe inxhinierë për të shqyrtuar mundësinë e ndryshimit të rrjedhës së Ibrit.

“Meqë po e maltretojnë kaq shumë popullin tonë, të shohim, kemi arsye të ndryshme për ndryshimin e rrjedhës së Ibrit, pastaj do të shohim se çfarë do të bëjnë shqiptarët dhe si do të sillen”, pretendoi Vuçiq, teksa u mundua të paraqiste rrejshëm situatën në Kosovë se gjoja komuniteti serb po “maltretohet”.

You Might Also Like

Ambasada e ShBA-së: Mezi presim të punojmë me Qeverinë dhe Kuvendin për avancimin e prioriteteve të përbashkëta

Hamza: Do të kërkojmë procedimin e ligjit për Dhomat e Specializuara

Vjosa Osmani merr pjesë në gala mbrëmjen e Albanian-American Relations Council në SHBA, takohet me Wesley Clark

Osmani falënderon mërgatën në ShBA për kontributin në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës

Nis gjykimi në mungesë ndaj 53 të akuzuarve për Masakrën e Mejës dhe krimet në Gjakovë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Barcelona pajtohet me largimin e Ferran Torres te PSG-ja, ia vendos çmimin yllit spanjoll
Next Article Napoli nuk bindet, refuzon ofertën e Fenerbahces për yllin e skuadrës
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Protestuesit në SHBA e ngatërrojnë Izet Mexhitin me një ministër të Ramës, ai përgjigjet me buzëqeshje
Maqedoni TOP LAJM
Vajc: Bukuritë natyrore të Maqedonisë janë edhe mundësi e madhe ekonomike
Maqedoni
VMRO-DPMNE: Pehçeva me investime të reja rikonstruohen rrugë, sheshe dhe objekte publike
Maqedoni
Akuzohet për përvetësimin e 700 mijë eurove nga Posta Shqiptare, lirohet nga burgu ish-drejtoresha, Elisabeta Mataj
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?