By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: ​Kurti: Po bëjmë përpjekje të arrijmë marrëveshjet që t’i shmangim zgjedhjet
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > ​Kurti: Po bëjmë përpjekje të arrijmë marrëveshjet që t’i shmangim zgjedhjet
Kosovë

​Kurti: Po bëjmë përpjekje të arrijmë marrëveshjet që t’i shmangim zgjedhjet

admin
Last updated: 10/08/2026 13:24
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 10 gusht, Zhurnal.mk – Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti u ka bërë thirrje përsëri partive politike parlamentare për të pasur një marrëveshje politike për konstituimin e institucioneve të Kosovës.

Kurti tha se është në komunikim me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Zgjidhja siç tha ai për të mos shkuar në zgjedhje është marrëveshja politike.

“Jemi në komunikim dhe do të përpiqemi për çdo ditë që të arrijmë marrëveshje politike, në mënyrë që të shmangim zgjedhjet e panevojshme e të paarsyeshme, sepse ato vetëm sa do të përsëriten. U bëj thirrje edhe njëherë liderëve të partive të tjera që të diskutojmë e merremi vesh, sepse qytetarët nuk duan zgjedhje, por zgjidhje, e zgjidhja është marrëveshja politike”, tha Kurti të hënën, raporton KosovaPress.

Të shtunën është ndërprerë sërish vazhdimi i seancës konstituive.

Kjo pasi kreu i VV-së, Albin Kurti kërkoi kohë shtesë për propozimin e kanidatit për kryetar të Kuvendit. Ai tha se kjo kërkesë vjen pasi që s’ka ende marrëveshje politike.

“Takimet dhe komunikimi im, si kryeministër në detyrë dhe kryetar i subjektit fitues Lëvizja Vetëvendosje, me kryetarët e partive të tjera parlamentare, kanë vazhduar. Marrëveshje politike nuk kemi ende, prandaj që t’i evitojmë zgjedhjet e reja, lus për kohë shtesë”, ka thënë Kurti të shtunën.

Pas kësaj kërkese, deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj ka gjuajtur me vezë kryetarin e VV-së, Albin Kurtin. Pas eskalimit të situatës, kryesuesi Dehari kërkoi sigurimi kuvendit të futet në sallë.

Në zgjedhjet e 7 qershorit, LVV-ja mori 53 deputetë, PDK-ja 22, LDK-ja 18 e Aleanca 7.

You Might Also Like

Ambasada e ShBA-së: Mezi presim të punojmë me Qeverinë dhe Kuvendin për avancimin e prioriteteve të përbashkëta

Hamza: Do të kërkojmë procedimin e ligjit për Dhomat e Specializuara

Vjosa Osmani merr pjesë në gala mbrëmjen e Albanian-American Relations Council në SHBA, takohet me Wesley Clark

Osmani falënderon mërgatën në ShBA për kontributin në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës

Nis gjykimi në mungesë ndaj 53 të akuzuarve për Masakrën e Mejës dhe krimet në Gjakovë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Dalje e rrallë për Jennifer Garner dhe John Miller, çifti shijon një shëtitje romantike në Los Angeles
Next Article Tre shqiptarë në formacionin e javës në Zvicër
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Protestuesit në SHBA e ngatërrojnë Izet Mexhitin me një ministër të Ramës, ai përgjigjet me buzëqeshje
Maqedoni TOP LAJM
Vajc: Bukuritë natyrore të Maqedonisë janë edhe mundësi e madhe ekonomike
Maqedoni
VMRO-DPMNE: Pehçeva me investime të reja rikonstruohen rrugë, sheshe dhe objekte publike
Maqedoni
Akuzohet për përvetësimin e 700 mijë eurove nga Posta Shqiptare, lirohet nga burgu ish-drejtoresha, Elisabeta Mataj
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?