By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Çështja e emrave të rrugëve në Tetovë drejt zgjidhjes, Albi Qamili: Miratuam edhe 145 emra të rinj!
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Çështja e emrave të rrugëve në Tetovë drejt zgjidhjes, Albi Qamili: Miratuam edhe 145 emra të rinj!
MaqedoniTOP LAJM

Çështja e emrave të rrugëve në Tetovë drejt zgjidhjes, Albi Qamili: Miratuam edhe 145 emra të rinj!

admin
Last updated: 12/08/2026 14:32
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 12 gusht, Zhurnal.mk – Çështja shumëvjeçare e emrave të rrugëve në Tetovë po shkon drejt zgjidhjes përfundimtare. Grupi i Punës për Riemërtimin e Rrugëve në Tetovë ka miratuar edhe një listë të re me 145 emra për rrugët dhe sheshet e qytetit.

Në mbledhjen e radhës të Grupit të Punës, të kryesuar nga nënkryetari i Komunës së Tetovës, Albi Qamili, është miratuar edhe Plani i Veprimit dhe dinamika e punës, me qëllim që procesi të përmbyllet sa më shpejt.

“Miratuam një tjetër listë me 145 emra të rinj për rrugët dhe sheshet e Tetovës. Gjithashtu miratuam Planin e Veprimit dhe dinamikën e punës, me qëllim që kjo çështje të finalizohet sa më shpejt”, deklaroi Qamili.

Sipas tij, emrat e rinj reflektojnë realitetin dhe historinë e Tetovës, si dhe bashkësitë etnike që jetojnë në qytet.

Qamili theksoi se puna do të vijojë me përkushtim për zgjidhjen e problemit të emrave të rrugëve, duke paralajmëruar se procesi së shpejti pritet të përmbyllet me një zgjidhje të plotë, gjithëpërfshirëse dhe institucionalisht të qëndrueshme.

“Vazhdojmë punën me përkushtim për zgjidhjen e problemit shumëvjeçar me emrat e rrugëve. Shumë shpejt do ta përmbyllim këtë proces me zgjidhje të plotë, gjithëpërfshirëse dhe institucionalisht të qëndrueshme”, u shpreh Qamili.

Zgjidhja e çështjes së emrave të rrugëve pritet të sjellë edhe një pasqyrim më të plotë të historisë, identitetit dhe realitetit të Tetovës, duke i dhënë fund një prej çështjeve të pazgjidhura prej vitesh në qytet. Emrat jugosllavë, të trashëguar nga qeverisjet e kaluara, përfundimisht shkojnë në histori.

You Might Also Like

Ali Ahmeti: Bërvenica meriton më mirë, promovojmë Arkin Jahijin për kryetar komune

Ligji kundër duhanpirjes ngec në Kuvend, priten mendime shtesë

Zajkova: Në vend që të mburret me karburantin e lirë, Qeveria t’i subvencionojë qytetarët

Siljanovska-Davkova do të marrë pjesë në Samitin e 22-të Evropian në Salzburg

“Më ka ndaluar shërbimi sekret”, ish-deputeti i PD flet pasi iu refuzua hyrja: Më nxorën një fletë, kërkuan që…

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article “Kur ke dikë si ai në krah, është gjithmonë mirë”, Jashari flet për raportin që ka me Modricin
Next Article Danimarka paralajmëron: Mund të mbyllim kufijtë në rast të një vale të re migratore
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ali Ahmeti: Bërvenica meriton më mirë, promovojmë Arkin Jahijin për kryetar komune
Maqedoni
Aleksandar Vuçiç jep dorëheqjen si president i Serbisë
Bota
Bitcoin-i arrin në nivelet më të larta në tetë muaj
Ekonomi
Ligji kundër duhanpirjes ngec në Kuvend, priten mendime shtesë
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?