By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: AMA: 79 marrëveshje për përsëritjen e shërbimeve audiovizive, nuk ka prova për kufizim të konkurrencës
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > AMA: 79 marrëveshje për përsëritjen e shërbimeve audiovizive, nuk ka prova për kufizim të konkurrencës
Shqipëri

AMA: 79 marrëveshje për përsëritjen e shërbimeve audiovizive, nuk ka prova për kufizim të konkurrencës

admin
Last updated: 17/08/2026 15:58
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 17 gusht, Zhurnal.mk – Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) reagoi sot ndaj deklaratave publike të deputetit të Partisë Demokratike, Enno Bozdo, njëherësh zëvendëskryetar i komisionit për Ekonominë, Punësimin dhe Fianancat për një situatë të pretenduar monopolizimi të tregut audioviziv dhe akuzat se institucioni “po refuzon të reagojë” ndaj shqetësimeve të ngritura nga disa operatorë.

Në një njoftim për shtyp AMA thekson se e çmon të nevojshme të sqarojë opinionin publik mbi situatën faktike dhe ushtrimin e kompetencave të saj ligjore.

“Faktet duhen lexuar në tërësinë e tyre, jo të përdoren në mënyrë selektive. Faktet flasin më shumë se deklaratat: Në Shqipëri janë 84 subjekte të autorizuara nga AMA për përsëritjen e shërbimeve audiovizive. Vetëm 5 prej tyre nuk kanë arritur ende marrëveshje tregtare me DigitAlb dhe Tring për të drejtat përkatëse të transmetimit. Ky tregues nuk provon as mosveprim institucional dhe as kufizim të konkurrencës”, thekson AMA.

Përkundrazi, shton AMA, rrethanat konkrete tregojnë një realitet që nuk mund të anashkalohet.

Sipas AMA-s, 3 nga këto 5 subjekte janë konstatuar dhe gjobitur nga AMA për pirateri televizive, ndërsa një prej tyre administrohet nga Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara.

“Prandaj, mosarritja e dakordësisë së pesë marrëveshjeve tregtare nuk mund të paraqitet automatikisht si pasojë e një sjelljeje antikonkurruese. Në secilin rast duhen vlerësuar historiku i respektimit të ligjit, ligjshmëria e përmbajtjeve të transmetuara dhe përmbushja e detyrimeve që lidhen me të drejtat televizive. AMA e ka trajtuar dhe vijon ta trajtojë këtë çështje brenda përgjegjësive të saj ligjore. Nga faktet e administruara deri tani nuk rezultojnë elemente që të provojnë se mosrealizimi i këtyre pesë marrëveshjeve përbën kufizim të konkurrencës apo që të përligjin akuzën për mosveprim të AMA-s”, nënvizoi AMA.

AMA thekson se “mbrojtja e konkurrencës nuk mund të përdoret si argument për të relativizuar piraterinë. Asnjë subjekt nuk mund të kërkojë mbrojtjen e ligjit duke anashkaluar shkeljet e veta”.

Nga komunikimet e vijueshme me bartësit e të drejtave Digitalb e Tring, AMA është vënë në dijeni për zgjatjen e afatit të marrëveshjeve tregtare me subjektet ripërsëritës deri në 31 korrik 2026.

“Sipas informacioneve të përcjella në institucion nga bartësit e të drejtave (Digitalb dhe Tring) na është bërë e ditur arritja e dakordësisë me 79 subjekte. Ndërkohë AMA i ka kërkuar informacion mbi procesin edhe Shoqatës së Transmetuesve Radiotelevizivë Kabllorë (RrTL) dhe nuk ka pasur asnjë përgjigje. AMA nuk vepron mbi bazën e presionit apo retorikës politike. Ajo vepron mbi bazën e ligjit, të fakteve dhe të interesit publik”, thekson AMA.

Në reagimin e saj, AMA nënvizon gjithashtu ky është një shërbim televiziv me pagesë, të cilin abonentët e zgjedhin mbi baza tregtare, ndërkohë që qytetarët kanë qasje pa pagesë edhe në kanalet e transmetimit të lirë (FTA).

Autoriteti i Mediave Audiovizive mbetet i angazhuar për garantimin e një tregu audioviziv pluralist, funksional dhe konkurrues, duke ushtruar funksionet e tij mbi bazën e ligjit, të fakteve dhe të parimit të proporcionalitetit.

You Might Also Like

Tabaku: Korrupsionin e paguajmë ne, raporti i DASH konfirmon problemet e ekonomisë

Vendosi “bombë” false në kutinë e picave në një karburant dhe kërkoi 50 mijë euro, arrestohet 21-vjeçari në Dibër

ISHP: 829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, 19 meshkuj të prekur

Spahiu dhe Balla: Restaurim i Shtëpisë së të Moshuarve “Sefer Dervishi” në Kavajë

INSTAT dhe Eurostat vlerësojnë progresin për Kapitullin 18 të integrimit evropian

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Lamallari prezanton drejtorin e ri të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin
Next Article KINË – Ekonomia ngadalësohet në të gjithë sektorët
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

“Turpi i përket atyre që filmuan”/ Videot intime në rrjetet sociale, reagon këngëtarja Eli Fara: Po përjetoj një dhimbje që nuk ia uroj asnjë gruaje
Showbizz
Moti i prishi sezonin, prodhimi i mjaltit ra ndjeshëm
Maqedoni
Muhamet Hoxha prezanton në Kuvend ndryshimet në Ligjin për Mjedisin Jetësor, synohet harmonizimi me BE-në
Maqedoni
Në Muzeun e Maqedonisë hapet ekspozita “Tekstilet e jashtëzakonshme të Meksikës” Maliqi: Kultura po forcon lidhjet mes dy popujve
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?