By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Shasivari takon përfaqësuesit e Projektit të BE-së për Sundimin e Ligjit, në fokus reformat në drejtësi
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Shasivari takon përfaqësuesit e Projektit të BE-së për Sundimin e Ligjit, në fokus reformat në drejtësi
Maqedoni

Shasivari takon përfaqësuesit e Projektit të BE-së për Sundimin e Ligjit, në fokus reformat në drejtësi

admin
Last updated: 17/08/2026 18:05
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 17 gusht, Zhurnal.mk – Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, ka zhvilluar një takim pune me përfaqësues të Projektit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit, ku është diskutuar bashkëpunimi i deritanishëm dhe aktivitetet e ardhshme në mbështetje të reformave në sistemin gjyqësor, përcjell Zhurnal.mk.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Drejtësisë, gjatë takimit u vlerësua kontributi i projektit në proceset reformuese kyçe në vend, përmes mbështetjes ekspertizuese dhe financiare.

“Në periudhën e kaluar, projekti ka siguruar mbështetje të rëndësishme profesionale dhe financiare në proceset kryesore reformuese, përfshirë përgatitjen e ligjeve për Akademinë e Gjykatësve dhe Prokurorëve Publikë, Këshillin Gjyqësor dhe Ligjin për Gjykatat, si dhe në punën e Këshillit për Monitorimin e Reformave në Drejtësi”, thuhet në njoftim.

Nga Ministria bëjnë të ditur se, në kuadër të bashkëpunimit, janë përgatitur analiza dhe dokumente në përputhje me standardet evropiane, janë organizuar sesione pune, debate publike dhe punëtori, ndërsa është ofruar mbështetje edhe për zbatimin e Strategjisë Zhvillimore Sektoriale për Drejtësinë 2024–2028 dhe Planit të Veprimit.

Bashkëbiseduesit kanë rënë dakord që bashkëpunimi të intensifikohet më tej në periudhën e ardhshme, me fokus të veçantë në përmbushjen e obligimeve që dalin nga procesi i integrimit evropian.

Nga Ministria e Drejtësisë theksojnë se qëllimi i përbashkët mbetet ndërtimi i një sistemi gjyqësor modern, efikas, transparent dhe të pavarur, në përputhje me standardet dhe vlerat e Bashkimit Evropian. (Zhurnal.mk)

You Might Also Like

Shteti nxjerr në shitje 990 automjete të dëmtuara, shiten si hekurishte dhe ja kushtet për blerje

Buçkovski: Konflikti i 2001-shit, s’filloi vetëm për të drejtat e shqiptarëve, por edhe për ndarjen e Maqedonisë

Spitalet në Kërçovë, Tetovë dhe Shtip nuk do të ndërtohen me kredinë britanike, por me kredi nga Banka Botërore dhe BEI

Dorëhiqet drejtori i Shtëpisë së Shëndetit në Strugë, dr. Arben Labenishti

Plani për ndarjen në vitin 2001 dështoi për shkak të vlerësimit të Pentagonit se ishte i pamundur pa gjakderdhje të madhe

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Programi i ri i Radevit: Të drejtat e bullgarëve në RMV mbeten prioritet
Next Article Maqedonia e Veriut rikthehet në Eurovision pas pesë vitesh mungesë
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Shteti nxjerr në shitje 990 automjete të dëmtuara, shiten si hekurishte dhe ja kushtet për blerje
Maqedoni TOP LAJM
Objekti i panjohur shkel hapësirën ajrore të Moldavisë
Bota
Letonia kërkon 7 miliardë euro nga BE-ja për të përballuar pasojat e luftës së Rusisë
Bota
Huthit sulmojnë një anije në Detin e Kuq
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?