By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Vetëm 15 pacientë në 24 orët e fundit/ Ministria do të publikojë të dhënat për epideminë më 20 gusht
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Vetëm 15 pacientë në 24 orët e fundit/ Ministria do të publikojë të dhënat për epideminë më 20 gusht
Maqedoni

Vetëm 15 pacientë në 24 orët e fundit/ Ministria do të publikojë të dhënat për epideminë më 20 gusht

admin
Last updated: 17/08/2026 18:55
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Gostivar, 17 gusht Zhurnal.mk – Situata me pacientët që kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin e Gostivarit po shkon drejt stabilizimit, ndërsa zyrtarisht uji është i pijshëm që nga dita e premte. Paralelisht me këtë, spitali ka përfunduar të gjitha procedurat e dezinfektimit dhe po pret konfirmimin përfundimtar nga Ministria e Shëndetësisë për të hapur sallat operative.

Në 24 orët e fundit, numri i pacientëve me simptoma helmimi apo shqetësime të ngjashme ka pësuar rënie të dukshme. Drejtuesit e spitalit konfirmojnë se nuk ka pasur raste të reja me komplikime apo hospitalizime të rënda. Sa i përket sallave të operacionit, në spital është kryer dezinfektimi i plotë horizontal dhe vertikal. Të gjitha mostrat janë marrë dhe aktualisht po pritet vetëm konfirmimi nga Instituti për Shëndet Publik dhe Ministria e Shëndetësisë për të rinisur ndërhyrjet kirurgjikale.

Nga ana tjetër, Ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski, tha se Ministria nuk do t’i publikojë rezultatet nga analizat e ujit në Gostivar, meqë ato janë në pronësi të Ndërmarrjes Publike Komunale dhe Qytetit të Gostivarit. Megjithatë, ministri njoftoi se Ministria do t’i publikojë më 20 gusht të gjitha të dhënat për epideminë.

Se NPK „Komunalec“ ka pasur kontratë me Qendrën për Shëndet Publik në Gostivar u konfirmua ditë më parë nga Qendra për Shëndet dhe Komuna e Gostivarit. Se pse nuk u dha alarmi më parë që uji në Gostivar nuk është i pijshëm, tashmë është duke e hetuar Prokuroria, pasi në bazë të kontratës Qendra për Shëndet Publik është dashur të bëjë analiza dy herë në javë. Pompat u vendosën më 25 qershor, ku edhe dyshohet se u helmua uji në Gostivar, ndërsa pacientët e parë shfaqën simptoma më 14 korrik, ose rreth 20 ditë më pas.

You Might Also Like

Moti i prishi sezonin, prodhimi i mjaltit ra ndjeshëm

Muhamet Hoxha prezanton në Kuvend ndryshimet në Ligjin për Mjedisin Jetësor, synohet harmonizimi me BE-në

Në Muzeun e Maqedonisë hapet ekspozita “Tekstilet e jashtëzakonshme të Meksikës” Maliqi: Kultura po forcon lidhjet mes dy popujve

Mexhiti: Çdo ditë në terren, nevojat e qytetarëve po i kthejmë në projekte konkrete

Nikolloski: Në Strumicë po realizohen projekte në vlerë prej mbi shtatë milionë eurove

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Ardita Sinani pret kryetarin e Haraçinës, Daut Beqiri
Next Article Maqedonia siguron qymyr nga Kosova për tre vitet e ardhshme, EMV-ja dhe KEK-u nënshkruan marrëveshje
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

“Turpi i përket atyre që filmuan”/ Videot intime në rrjetet sociale, reagon këngëtarja Eli Fara: Po përjetoj një dhimbje që nuk ia uroj asnjë gruaje
Showbizz
Moti i prishi sezonin, prodhimi i mjaltit ra ndjeshëm
Maqedoni
Muhamet Hoxha prezanton në Kuvend ndryshimet në Ligjin për Mjedisin Jetësor, synohet harmonizimi me BE-në
Maqedoni
Në Muzeun e Maqedonisë hapet ekspozita “Tekstilet e jashtëzakonshme të Meksikës” Maliqi: Kultura po forcon lidhjet mes dy popujve
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?