By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Maqedonia siguron qymyr nga Kosova për tre vitet e ardhshme, EMV-ja dhe KEK-u nënshkruan marrëveshje
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Maqedonia siguron qymyr nga Kosova për tre vitet e ardhshme, EMV-ja dhe KEK-u nënshkruan marrëveshje
Maqedoni

Maqedonia siguron qymyr nga Kosova për tre vitet e ardhshme, EMV-ja dhe KEK-u nënshkruan marrëveshje

admin
Last updated: 17/08/2026 19:02
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 17 gusht Zhurnal.mk – Elektranat e Maqedonisë së Veriut (SHA EMV) kanë nënshkruar marrëveshje strategjike trevjeçare me Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK), përmes së cilës sigurohet furnizim i qëndrueshëm dhe i vazhdueshëm me qymyr për nevojat e termocentraleve në Maqedoninë e Veriut.

Marrëveshja, e cila vjen pas negociatave intensive dhe një vendimi të Qeverisë, i jep EMV-së koncesion në minierën e Obiliqit dhe mundësi për eksploatimin e rreth 3 milionë tonëve qymyr gjatë 36 muajve. Çmimi është fiksuar në 24.4 euro për ton.

Sipas EMV-së, përdorimi i qymyrit nga Kosova do të rrisë efikasitetin e termocentraleve dhe pritet të sjellë rreth 800 gigavat-orë energji elektrike shtesë në vit, me të ardhura prej rreth 57 milionë eurosh. Gjithashtu, pritet të ulet përdorimi i mazutit dhe emetimet e CO₂.

“Gjatë konsolidimit aktual të minierave, nevojat e vlerësuara vjetore për blerjen e qymyrit, si plotësim i prodhimit vendor, janë rreth 1.4 milionë tonë. Megjithatë, për shkak të kapacitetit të pikës kufitare Bllacë, nga KEK-u realisht mund të priten rreth 800 mijë tonë në vit”, tha drejtori i përgjithshëm i AD ESM-së, Lazo Uzunçev.

Ai theksoi se qymyri nga pellgu i Obiliqit ka vlerë kalorike mesatare prej rreth 1,950 kcal/kg, me përmbajtje të ulët të squfurit dhe hirit, parametra që, sipas tij, përshtaten me kapacitetet e termocentraleve në Manastir dhe Osllomej.

“Partneriteti me kompaninë shtetërore energjetike të Kosovës mundëson një hap të shpejtë dhe të sigurt drejt qëllimit tonë për ta bërë Maqedoninë një eksportues neto të vazhdueshëm të energjisë elektrike”, deklaroi Uzunçev.

SHA EMV njofton se deri në fund të gushtit do të shpallë tender për zgjedhjen e operatorit ekonomik që do të angazhohet për nxjerrjen, analizën, ngarkimin dhe transportin e qymyrit nga Obiliqi deri në deponitë e termocentraleve në Manastir dhe Osllomej.

Sipas kompanisë, marrëveshja do të hyjë zyrtarisht në fuqi pas përfundimit të procedurës për zgjedhjen e operatorit ekonomik.

You Might Also Like

Shteti nxjerr në shitje 990 automjete të dëmtuara, shiten si hekurishte dhe ja kushtet për blerje

Buçkovski: Konflikti i 2001-shit, s’filloi vetëm për të drejtat e shqiptarëve, por edhe për ndarjen e Maqedonisë

Spitalet në Kërçovë, Tetovë dhe Shtip nuk do të ndërtohen me kredinë britanike, por me kredi nga Banka Botërore dhe BEI

Dorëhiqet drejtori i Shtëpisë së Shëndetit në Strugë, dr. Arben Labenishti

Plani për ndarjen në vitin 2001 dështoi për shkak të vlerësimit të Pentagonit se ishte i pamundur pa gjakderdhje të madhe

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Vetëm 15 pacientë në 24 orët e fundit/ Ministria do të publikojë të dhënat për epideminë më 20 gusht
Next Article Shtatë të dyshuar të rinj për transportimin e marihuanës nga Maqedonia e Veriut në Serbi
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Shteti nxjerr në shitje 990 automjete të dëmtuara, shiten si hekurishte dhe ja kushtet për blerje
Maqedoni TOP LAJM
Objekti i panjohur shkel hapësirën ajrore të Moldavisë
Bota
Letonia kërkon 7 miliardë euro nga BE-ja për të përballuar pasojat e luftës së Rusisë
Bota
Huthit sulmojnë një anije në Detin e Kuq
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?