By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Masakër në Spanjë, katër të vrarë në një përplasje mes bandave – mes viktimave një i mitur dhe një grua shtatzënë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Masakër në Spanjë, katër të vrarë në një përplasje mes bandave – mes viktimave një i mitur dhe një grua shtatzënë
Bota

Masakër në Spanjë, katër të vrarë në një përplasje mes bandave – mes viktimave një i mitur dhe një grua shtatzënë

admin
Last updated: 17/08/2026 19:57
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Madrid, 17 gusht Zhurnal.mk – Katër persona kanë mbetur të vrarë në një sulm me armë zjarri mbrëmjen e së dielës, 16 gusht, në Isla Cristina, në provincën e Huelvës, në jug të Spanjës.

Mes viktimave janë një grua 39-vjeçare shtatzënë, foshnja 8-muajshe që mbante në bark dhe nëna e saj 62-vjeçare. Viktimë ka mbetur edhe një 16-vjeçar, i cili, sipas hetimeve paraprake, duket se nuk kishte lidhje me konfliktin.

Nga të shtënat kanë mbetur të plagosur edhe një 18-vjeçar, i cili ndodhet në spital në gjendje shumë të rëndë, si dhe një burrë tjetër, i cili ka marrë plagë të lehta.

Dy persona të maskuar – Sipas rindërtimit paraprak të Guardia Civil, ngjarja ndodhi rreth orës 22:00 në lagjen popullore El Rocio.

Dy persona të maskuar, të cilët lëviznin me motor, hapën zjarr ndaj një grupi njerëzish. Pas sulmit, autorët i vunë flakën motorit dhe e braktisën atë në një zonë me pisha pranë kampingut Giralda, përpara se të largoheshin.

Hetuesit kanë sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë së kampingut, ndërsa autoritetet kanë forcuar kontrollet në të gjithë territorin e bashkisë, përfshirë edhe varrezat ku po përcillen viktimat.

Dyshimet – Zëvendësprefektja e Huelvës ka folur për një “hakmarrje të mundshme mes klanesh”, por hetuesit nuk kanë përjashtuar asnjë pistë.

Sipas Guardia Civil, dy gratë e vrara dyshohet se ishin vjehrra dhe motra e një personi me precedentë penalë, i njohur me pseudonimin “El Baba”. Ky i fundit dyshohet se ishte autor i një tjetër sulmi me armë në shtator të vitit 2024, në një lagje pranë Huelvës, ku një person humbi jetën dhe dy të tjerë u plagosën.

Hetuesit dyshojnë se ai sulm mund të ketë qenë pikënisja e një përplasjeje të armatosur mes klaneve, e cila tashmë ka sjellë viktima të tjera.

18-vjeçari i plagosur rëndë në sulmin e së dielës dyshohet se është nip i “El Babës”.

Që prej vitit 2024, Guardia Civil ka zhvilluar një seri kontrollesh dhe arrestimesh në Isla Cristina ndaj personave të dyshuar si pjesë e klaneve të përfshira në këtë konflikt.

Hetimi po drejtohet nga autoritetet gjyqësore dhe po zhvillohet nën sekret hetimor, ndërsa policia vijon kërkimet për identifikimin dhe arrestimin e autorëve të sulmit./Top Channel

You Might Also Like

Ambasadat perëndimore evakuohen urgjentisht me helikopterë nga Kievi: Kolaps me përmasa historike në kryeqeqytet

Rodosi në gatishmëri për shkak të stuhive, autoritetet: Vëmendje e veçantë ndaj rrufeve

Vijojnë tensionet, goditet me raketë anija cisternë në Ngushticën e Hormuzit

Gjermania feston Ditën e Bashkimit

Ukraina merr 2.9 miliardë euro mbështetje ekonomike nga BE-ja

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article LDK s’merr pjesë në takimin e thirrur nga Haxhiu, Haziri: Ajo është vetëm deputete
Next Article Arrestohet një i dyshuar për falsifikim të dokumenteve në Jarinjë
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

“Turpi i përket atyre që filmuan”/ Videot intime në rrjetet sociale, reagon këngëtarja Eli Fara: Po përjetoj një dhimbje që nuk ia uroj asnjë gruaje
Showbizz
Moti i prishi sezonin, prodhimi i mjaltit ra ndjeshëm
Maqedoni
Muhamet Hoxha prezanton në Kuvend ndryshimet në Ligjin për Mjedisin Jetësor, synohet harmonizimi me BE-në
Maqedoni
Në Muzeun e Maqedonisë hapet ekspozita “Tekstilet e jashtëzakonshme të Meksikës” Maliqi: Kultura po forcon lidhjet mes dy popujve
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?