By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: BDI: VLEN hesht 24 orë pas kërkesës për zgjedhje të parakohshme parlamentare
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > BDI: VLEN hesht 24 orë pas kërkesës për zgjedhje të parakohshme parlamentare
MaqedoniTOP LAJM

BDI: VLEN hesht 24 orë pas kërkesës për zgjedhje të parakohshme parlamentare

admin
Last updated: 21/08/2026 09:05
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, Zhurnal.mk – Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka reaguar ndaj heshtjes së koalicionit VLEN, duke theksuar se kanë kaluar 24 orë nga kërkesa për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, ndërsa nga VLEN ende nuk ka asnjë qëndrim publik, përcjell Zhurnal.mk.

Nga BDI akuzojnë se VLEN po shmang përballjen me qytetarët dhe testimin e mbështetjes së tyre përmes zgjedhjeve.

“Kaluan 24 orë nga kërkesa për zgjedhje të parakohshme parlamentare. Nga VLEN ende asnjë fjalë. Ata që e shkelën legjitimitetin, tani fshihen sapo kërkohet që të maten para qytetarëve”, thuhet në reagimin e BDI-së.

Sipas partisë opozitare, VLEN është i vetëdijshëm se nuk gëzon mbështetjen e shumicës së votuesve shqiptarë dhe për këtë arsye, siç pretendojnë nga BDI, po hesht ndaj kërkesës për zgjedhje të parakohshme.

“VLEN e di se nuk e ka pasur dhe nuk e ka mbështetjen e shqiptarëve. E di se pushteti i tij mbështetet mbi mëshirën e padroneve politikë dhe mbi shkeljen e votës së lirë”, theksohet më tej në reagim.

Nga BDI i bëjnë thirrje VLEN-it që, nëse kanë marrë miratimin nga partnerët e tyre qeveritarë, të pranojnë mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

“Nëse kanë marrë leje, le t’i pranojnë zgjedhjet e parakohshme. Heshtja e tyre tashmë është përgjigje: kanë frikë nga qytetarët dhe nga verdikti që i pret”, përfundon reagimi i BDI-së.

You Might Also Like

Kanalet, varrezat dhe gropa septike si faktorë rreziku për përhapjen e mushkonjave

Tarifat shkollore po e rëndojnë përsëri buxhetin familjar: Prindërit presin ndihmë nga Qeveria

Incidenti me Himnin në Pustec, Tedi Blushi reagon ndaj qëndrimit të Ramës

Nafta 60 lekë më lirë, qytetarët e Dibrës drejt Maqedonisë së Veriut, radhë në Bllatë

Pagesa online për të huajt që u kapën nga “Safe City”! 8 sportele në Tabanocë, por sërish ka ankesa për pritje të gjata

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article LAMM: Rritet intensiteti i trafikut, nuk ka pritje të gjata në pikat kufitare
Next Article Parashikimi i motit, temperaturat deri në 35 gradë
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kanalet, varrezat dhe gropa septike si faktorë rreziku për përhapjen e mushkonjave
Maqedoni TOP LAJM
82-vjeçari nga Velesi e rrahu gruan e tij për një kohë të gjatë, arrestohet nga policia
Kronika
Tarifat shkollore po e rëndojnë përsëri buxhetin familjar: Prindërit presin ndihmë nga Qeveria
Maqedoni
Haxhiu në pritjen e Mattarellës dhe Melonit para hapjes së Lojërave Mesdhetare
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?