By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Bozhinovska: Transformimi digjital dhe siguria kibernetike janë kyçe për një sistem energjetik të sigurt dhe rezistent
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Bozhinovska: Transformimi digjital dhe siguria kibernetike janë kyçe për një sistem energjetik të sigurt dhe rezistent
Maqedoni

Bozhinovska: Transformimi digjital dhe siguria kibernetike janë kyçe për një sistem energjetik të sigurt dhe rezistent

admin
Last updated: 21/08/2026 10:14
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 21 gusht, Zhurnal.mk – Ministrja e energjisë, minierave dhe burimeve minerale, Sanja Bozhinovska, së bashku me përfaqësues të sektorit të IT-së nga ministria, morën pjesë sot në seminarin ,,Digjitalizimi i administratës publike – shkëmbimi i përvojave, praktikave të mira dhe mundësive për bashkëpunim me Republikën e Çekisë”, i cili u mbajt në Sallën Ceremoniale të Qeverisë, në organizim të Ministrisë së Transformimit Digjital.

Në seminar, ku u shkëmbyen përvoja ndërmjet institucioneve maqedonase dhe çeke, u theksua rëndësia e transformimit digjital për krijimin e një administrate publike më të suksesshme, më efikase dhe më të sigurt, si dhe për përmirësimin e shërbimeve publike për qytetarët dhe sektorin e biznesit.

Për Ministrinë e energjisë, minierave dhe burimeve minerale, digjitalizimi ka një rëndësi të veçantë, pasi sistemi modern energjetik mbështetet gjithnjë e më shumë në teknologjitë digjitale, sistemet e automatizuara, infrastrukturën inteligjente dhe të dhënat në kohë reale.

“Siguria energjetike sot nuk nënkupton vetëm prodhim të sigurt dhe furnizim të qëndrueshëm me energji. Ajo nënkupton edhe sisteme digjitale të sigurta. Sa më shumë që i digjitalizojmë rrjetet dhe infrastrukturën energjetike, aq më e rëndësishme bëhet mbrojtja e tyre nga kërcënimet kibernetike. Prandaj, siguria kibernetike duhet të jetë pjesë integrale e modernizimit të sektorit energjetik”, theksoi ministrja Bozhinovska.

Në kushtet e tranzicionit të përshpejtuar energjetik, digjitalizimi mundëson menaxhim më të mirë të sistemeve energjetike, monitorim më efikas të konsumit, optimizim të prodhimit dhe reagim në kohë ndaj ndërprerjeve të mundshme.

Në të njëjtën kohë, rritja e ndërlidhjes digjitale sjell edhe rreziqe të reja, për shkak të të cilave mbrojtja e infrastrukturës kritike energjetike, siguria e sistemeve të informacionit dhe rezistenca e rrjeteve energjetike ndaj sulmeve kibernetike bëhen pjesë përbërëse e sigurisë kombëtare energjetike.

Në këtë kontekst, në seminar u hap edhe tema e mundësive për bashkëpunim të mëtejshëm ndërmjet Maqedonisë dhe Republikës së Çekisë në fushën e sigurisë kibernetike, shkëmbimit të njohurive dhe praktikave të mira, si dhe forcimit të kapaciteteve institucionale.

You Might Also Like

Moti i prishi sezonin, prodhimi i mjaltit ra ndjeshëm

Muhamet Hoxha prezanton në Kuvend ndryshimet në Ligjin për Mjedisin Jetësor, synohet harmonizimi me BE-në

Në Muzeun e Maqedonisë hapet ekspozita “Tekstilet e jashtëzakonshme të Meksikës” Maliqi: Kultura po forcon lidhjet mes dy popujve

Mexhiti: Çdo ditë në terren, nevojat e qytetarëve po i kthejmë në projekte konkrete

Nikolloski: Në Strumicë po realizohen projekte në vlerë prej mbi shtatë milionë eurove

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Nëntë vatra aktive zjarri dhe 1 nën monitorim, situatë problematike në Gojan–Gjegjan
Next Article Nuk u respektua himni i Shqipërisë gjatë vizitës së Mickoskit në Pustec, kryebashkiaku: Nuk e organizuam ne
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

“Turpi i përket atyre që filmuan”/ Videot intime në rrjetet sociale, reagon këngëtarja Eli Fara: Po përjetoj një dhimbje që nuk ia uroj asnjë gruaje
Showbizz
Moti i prishi sezonin, prodhimi i mjaltit ra ndjeshëm
Maqedoni
Muhamet Hoxha prezanton në Kuvend ndryshimet në Ligjin për Mjedisin Jetësor, synohet harmonizimi me BE-në
Maqedoni
Në Muzeun e Maqedonisë hapet ekspozita “Tekstilet e jashtëzakonshme të Meksikës” Maliqi: Kultura po forcon lidhjet mes dy popujve
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?